Kondoliza Rajs: Nuk ka nder më të madh
“Unë ua kam premtuar (pavarësinë e Kosovës) dhe premtimin do ta mbajmë”, citon fjalët e presidentit George W. Bush sekretarja amerikane e Shtetit, në kohë e administratës së tij, Kondoliza Rajs, në librin e kujtimeve të saj gjatë shërbimit në Uashington, të titulluar me emrin “Nuk ka nder më të madh”
“Nuk ka nder më të madh”. Ky është titulli i librit të sapobotuar të Kondoliza Rajs, e cila ka shërbyer në administratën e Presidentit Xhorxh W. Bush si Sekretare e Shtetit dhe si Këshilltare për Sigurimin Kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Kondoliza Rajs ishte e para femër në historinë e Shteteve të Bashkuara që shërbeu si Këshilltare e Presidentit për çështje të sigurimit kombëtar, një detyrë kjo që i forcoi lidhjet e saj me Presidentin Bush dhe e bëri atë një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë e më me influencë të tij.
Si kryediplomatja e Shteteve të Bashkuara, ajo udhëtoi anë e mbanë botës duke kërkuar realizimin e qëllimeve të përbashkëta midis aleatëve e miqve, e nganjëherë edhe armiqve, për të arritur në marrëveshje ndërkombëtare mbi çështje përçarëse, që në çdo moment, mund të hidhnin botën në kaos. Në librin e saj, “Nuk ka nder më të madh”, Kondoliza Rajs shkruan, natyrisht për perspektivat e saj unike, në lidhje me zhvillimet diplomatike, politike dhe të sigurimit kombëtar dhe ndërkombëtar. Ajo shkruan për krizat amerikane dhe botërore me të cilat u përballua administrata e Presidentit Bush, përfshirë sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, luftërat në Irak dhe në Afganistan, mbi krizën në Lindjen e Mesme, dhe flet mbi marrëdhëniet e tensionuara midis Pakistanit dhe Indisë, si edhe mbi grindjet midis Rusisë dhe Gjeorgjisë, që sipas saj, gati si nuk shpërthyen në një luftë të përgjithshme.
Në kujtimet e saj, Rajs flet edhe mbi polemikat dhe kundërshtimet politike të njohura mirë nga publiku amerikan, midis saj dhe ish-nën-presidentit Dik Çejni dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Donad Ramsfled, duke thënë se ato nuk ishin personale por në thelb ishin ndryshime të qëndrimeve politike me pasoja të rëndësishme për Amerikën dhe për botën.
Mirëpo, në kujtimet e saj, Kondoliza Rajs ka lenë vend edhe për zhvillimet në Ballkan gjatë periudhës që ajo ka shërbyer në detyrat më të larta të qeverisë amerikane në Uashington. Ajo që ndoshta është më me rëndësi në këtë libër – nga perspektiva shqiptare — është fakti se ajo zbulon se Presidenti Xhorxh Bush kishte konsideruar dhe donte të njihte pavarësinë e Kosovës në vitin 2007.
Ish- Sekretarja e Shtetit Rajs shkruan se pjesa më e madhe e botës e kishte pranuar faktin se Kosova do të shkëputej nga Serbia, por ishte Rusia, aleatja e vjetër e saj, që nuk pranonte dhe kundërshtonte me mish e me shpirt një gjë të tillë. Ajo vazhdon duke thënë se çështja e Kosovës ishte një problem që shkaktonte gjithmonë grindje në takimet midis Moskës e Uashingtonit. Ajo u referohet dy takimeve, njërit në Oslo dhe tjetrit në Potsdam. Rajs thotë se takimi në Oslo, falë kokëfortësisë ruse, nuk bëri asgjë që të përmirësohej atmosfera e tensionuar midis dy palëve rreth Kosovës, dhe për takimin e saj në Potsdam me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov ajo shkruan: “Sergei dhe unë e përdorëm rastin për një debat të ashpër në lidhje me Kosovën dhe mbi raketat mbrojtëse (në Poloni dhe Çeki), megjithëse disa javë më parë, Moska kishte premtuar se do të përpiqej të gjendeshin pika të përbashkëta marrëveshjeje, megjithë politikat e kundërta midis dy palëve… Ai takim atë ditë ishte paralajmërues i marrëdhënieve shumë të vështira me Kremlinin, për 18 muajt e ardhshëm, deri në fund të administratës së Presidentit Bush”.
Sipas Kondoliza Rajs, pasi me Rusinë nuk kishte asnjë shpresë për ndonjë marrëveshje që do të kënaqte shqiptarët e Kosovës, detyra e administratës së Presidentit Bush, ndërkohë, ishte që të mënjanonte shpërthimin e dhunës dhe në të njëjtën kohë të përpiqej të bindte sa më shumë shtete që të njihnin Kosovën, bazuar në Planin Ahtisaari, propozim ky që mbështetej me këmbëngulje nga administrata amerikane. Ajo thotë se për të ndihmuar në zbatimin e politikës amerikane në lidhje me Kosovën kishte emëruar diplomatin veteran Frank Uisner si i dërguar i posaçëm, dhe diplomati në detyrë Dan Fried, së bashku me Xhudi Ansli nga zyra e Sigurimit Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë, bashkëpunuan ngushtë me ambasadorin Uisner dhe me Pentagonin. Detyra e tyre ishte e dyfishtë: zbatimi i Planit Ahtisaari dhe të bindnin sa më shumë shtete, sidomos në Evropë, për të përkrahur këtë plan, i cili më në fund do të çonte në pavarësinë e Kosovës, me gjithë kundërshtimet e forta nga ana e Rusisë. Kjo situatë, sipas saj kishte një sens urgjence pasi shqiptarët e Kosovës kishin filluar të kumbisnin durimin dhe ekzistonte frika se nga pakënaqësia e madhe e tyre me situatën e ngecur në lidhje me statusin e Kosovës, mund të shpërthenin protestat dhe dhuna.
Kondoliza Rajs shkruan: “Ndërsa nga fundi i verës së vitit 2007, Kosovarët tregonin shenja gjithnjë e më të mëdha shqetësimi, unë u bëra presion Evropianëve që të vepronin. Ideja jonë ishte që të njihnim shtetin e ri së bashku me shtete të tjera dhe njëkohësisht të bindnim edhe vende të tjera të bënin të njëjtën gjë. Aleatët e NATO-s, sidomos francezët dhe gjermanët, hezitonin, duke shpresuar se Moska do të ndryshonte qëndrimin e saj. Çdo takim me ta përfundonte me premtimin se ata do ta njihnin (Kosovën), por koha kalonte pa u bë gjë. Kur, aty nga mesi i Qershorit, francezët ngulën këmbë që vendimi për të njohur Kosovën të shtyhej edhe për një muaj, Presidenti Bush u tërbua nga zemërimi. Një javë më vonë, në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, me gjithë rezervimet e mia, unë mbrojta qëndrimin e aleatëve për më shumë kohë. Presidenti Bush i telefonoi udhëheqësit rus Putin për të biseduar mbi këtë çështje, dhe ai i dha atij të njëjtën përgjigje që më kishte dhënë mua më përpara Ministri Lavrov se ‘në lidhje me Kosovën ne (rusët) pranojmë çdo gjë që pranojnë serbët…’”.
“… Në takimin e nivelit të lartë të grupit G8 në Heiligendamm të Gjermanisë, presidenti francez Sarkozi propozoi vazhdimin e negociatave për njohjen e Kosovës edhe për 120 ditë, në përfundimin e të cilave sipas tij, në qoftë se nuk arrihej marrëveshje, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të përkrahte Planin Ahtisaari. Pas takimit në Heiligendamm, gjatë një konferencë për media më 9 Qershor në Romë, Presidenti Bush bëri thirrje për pavarësinë e Kosovës. Një ditë më vonë, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, ai ritheksoi dhe përsëriti përkrahjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe të Planit Ahtisaari”. “Edhe një muaj”, më tha Presidenti. “Dhe atëherë, ne i njohim, edhe në qoftë se jemi të detyruar të bëjmë një gjë të tillë vetëm ne. Unë ua kam premtuar këtë (shqiptarëve) dhe premtimin duhet ta mbajmë”.
Më në fund, Rajs thotë se, siç duket me mungesë dëshire dhe për hir të kohezionit në radhët e aleatëve të Amerikës, Presidenti Bush ra dakord me propozimin francez që të zgjaten negociatat edhe për 120 ditë, me marrëveshje se kjo do të ishte shtyrja e fundit.
Shtetet e Bashkuara njohën zyrtarisht shtetin e Kosovës me 18 Shkurt, 2008 ashtu siç bënë edhe shumë shtete të tjera evropiane. Ish-Sekretarja e Shtetit Rajs thotë se për Shtetet e Bashkuara, nuk kishte alternativë tjetër përveç njohjes së Kosovës si shet i pavarur, dhe ndër të tjera, ajo shpreh besimin e saj se në Kosovë, me kohë, çdo gjë do të shkojë mirë e do të jetë në rregull dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës ishte një gjë e drejtë dhe e domosdoshme.
Është traditë dhe një fakt i jetës politike amerikane që kur merr fund një administratë, figurat kryesore që kanë luajtur role kyçe në politikën e jashtme dhe të brendshme të Amerikës, shkruajnë kujtimet e tyre, nga perspektiva e tyre. Në librin e saj, Kondoliza Rajs nuk zbulon ndonjë sekret dhe as nuk shpalosë ndonjë ngjarje të re tronditëse që mund të ketë ndodhur gjatë shërbimit të saj në Uashington, por është një libër i dobishëm, i bazuar në dokumente zyrtare dhe është një kontribut i vlefshëm në historinë diplomatike amerikane.
Si edhe në raste të tjera, është historia ajo që do të gjykojë punën dhe veprimtarinë e ish-Sekretares së Shtetit Rajs dhe administratës së ish-Presidentit Bush, për të cilën ajo punoi. Ish-Sekretarja Rajs është rritur në shtetin Alabama ku ndasitë raciale ishin tepër të theksuara. Një prej shoqeve të saja Denise Mekner qe vrarë në bombardimin e një Kishe Baptiste më 1963 nga grupi supremacist Ku Klax Klan. Kur merr parasysh këtë prejardhje të saj, është e pamundur që – duke lexuar librin – të mos vihet re krenaria e saj që si një femër me ngjyrë nga jugu i Amerikës, i është dhënë mundësia dhe privilegji për të shërbyer në detyrat më të larta të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin