Shlyerja e mëkateve të Shqipërisë
Priftërinjtë mund ta dinë se sa veta janë rrëfyer para tyre për krimet që kanë bërë gjatë kohës së komunizmit, por ky lloj rrëfimi i çliron të rrëfyerit vetëm në person, por për t’u çliruar Shqipëria nga mëkati gjysmëshekullor nevojitet që fajtorët të rrëfehen publikisht dhe të kërkojnë ndjesë.
Kur Rudina Xhunga intervistoi Nexhmije Hoxhën, për mua si shikues, ishte një torturë e vërtetë. Përfundimin e emisionit e përjetova si mbijetesë. I shtrova vetit pyetjen: po 3 milionë shqiptarë që u torturuan për 45 vite nga kjo grua, vallë me çfarë pasojash e mbijetuan atë?
I recitova vetit poezinë e Ismail Kadaresë të mësuar përmendësh që në klasën e katërt fillore:
Kur superkafshët dridhnin botën
Njeriu në gjunjë nuk u ul
Ka pasur vite të mamutëve
Po kohë e tyre s’pati kurrë
Me brirë të tmerrshëm e klithma kobi
Mbi tokë ata vunë ligjin bishë
Me gjithë këtë ish kohë e njerëzve
Dhe ky planet i njerëzve ish
Nga superpesha u vinte vdekja
Ngecnin përbindëshat në batak
Ashtu do ngecin supershtetet
Në llum të globit pak nga pak
Dhe kur të ardhmen do zbulojnë
Eshtrat e tyre nëpër botë
Ashtu si eshtrat mamutore
Që zoologët gjejnë sot
Kurt t’zbulojnë konstruktet, dhëmbët …
Atë burokratizëm hata
Po ç’heronj do thonë ishin njerëzit
Që rrojtën tok me ta
Ata që u ngritën përballë tyre
Që u qëndruan trimërisht
Ish kohë e tyre do thonë
Dhe ky planet i tyre ish.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri e kam përjetuar rëndë shpërfytyrimin e shoqërisë shqiptare që i kishte bërë komunizmi dhe me aq sa mundja përpiqesha që kjo shoqëri të kthehej në normalitet, punë këtë që e bënë edhe shumë miq të Shqipërisë dhe shqiptarë që e mbijetuan komunizmin pa i prekur ky helm. Kam hasur shumë personalitete e familje që të ngjallnin admirim. M’u kujtonte gjyshi im i cili sa herë që ia recitoja këtë poezi, më thoshte se superkafsha përbindësh ishte Enver Hoxha dhe se Shqipëria ka burra që nuk ka me i helmua komunizmi po vështirë e kanë.
Nuk e di nëse Ismail Kadare fjalën diktaturë e ka zëvendësuar qëllimisht me fjalën supershtet, por unë gjithnjë e kam kuptuar kështu nisur nga komentet e gjyshit dhe poezinë nuk e paskam harruar as sot e kësaj dite. Besoj se kështu do ta kenë kuptuar edhe shumë shqiptarë të tjerë. Por shoqëria shqiptare sot nuk përbëhet vetëm nga të pickuarit nga komunizmi dhe nga ata që i qëndruan trimërisht, por edhe nga të pafajshmit. Ja se çfarë shkruan Ndrek Gjini në poezinë e tij “Kalendari i gjyshes”:
Gjyshja ime e kishte një kalendar të vërtetë,
“Ti pate lindur tetë hëna pasi
komunistët i patën vënë dinamitin kishës,
katër hëna pas përmbytjeve të mëdha
prej të cilave gjetën vdekjen gati gjysma e qytetit.
Ishte vetëm dy hëna pas pjekjes se rrushit”,
më thoshte ajo mua.
Nëse unë do t’ju thosha ditëlindjen time
me kalendarin aktual,
atëherë realisht s’do t’ju thosha asgjë rreth vetes time.
Pretendimi i poetit është se ka lindur tek atëherë pasi Zoti kishte shpëlarë mëkatin e komunistëve që i patën vene dinamitin kishës duke marrë në botën tjetër gjysmën e qytetit dhe tek kur Zoti ishte mëshiruar me qytetin dhe rrushi ishte pjekur.
Në fakt, Shqipëria ka flakur tutje komunizmin si ide, por derivatet e enverizmit akoma kanë ngelur: historia e shtrembëruar, qëndrimi ndaj religjioneve dhe mëkatet për të cilat pak veta janë rrëfyer.
Priftërinjtë mund ta dinë se sa veta janë rrëfyer para tyre për krimet që kanë bërë gjatë kohës së komunizmit, por ky lloj rrëfimi i çliron të rrëfyerit vetëm në person, por për t’u çliruar Shqipëria nga mëkati gjysmëshekullor nevojitet që fajtorët të rrëfehen publikisht dhe të kërkojnë ndjesë.
Sigurimsat, prokurorët, gjykatësit, duhet të rrëfehen publikisht se si i kanë marrë në qafë të pafajshmit. Këtë duhet ta bëjnë edhe fshatarët e qytetarët e zakonshëm që për ndonjë favor të pushtetit kanë marrë në qafë dikë të pafajshëm. Këtë duhet ta bëjnë edhe politikanët apo artistët që për t’u ngritur në karrierë morën në qafë këdo qoftë.
Po kështu, Kristo Frashëri, Arben Puto e historianë të tjerë duhet të kenë kurajo të tregojnë se si e kanë falsifikuar historinë dhe të kërkojnë ndjesë për këtë. Ata që e bëjnë këtë të parët nuk do të kenë turp. Ky do të ishte një heroizëm që do ta rilindte Shqipërinë.
(Poezitë Ismail Kdaresë e Ndrek Gjinit të cituara në këtë shkrim, mund të mos përputhen me tekstin origjinal. Këtu janë ashtu siç unë i kam mbajtur në mendje)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë