Qeveria dhe çështja agrare pas luftës
Ka një kohë bukur të gjatë që mjetet e informimit dhe të dhënat zyrtare lidhur me zhvillimin e bujqësisë së Kosovës pas luftës, flasin për një prapambetje e ngecje të madhe të këtij sektori ekonomik Ngecja e ultë e zhvillimit vazhdoi edhe pas formimit e të gjitha qeverive të Kosovës, por as deri më sot, asnjëra nga këto qeveri nuk arritën të nxjerrin një ‘program të mirëfilltë agrar’ në nivel të përgjithshëm kombëtar. Ne, sot nuk kemi mundësi të dimë saktësisht, nëse në një të ardhme të afërt apo më të largët do të ketë mundësi të bëhet ndonjë kthesë e fuqishme agrare në lëmin e bujqësisë e të blegtorisë. Ne nuk mund të dimë sa larg ka shkuar diferencimi në mes fermerëve shqiptar dhe atyre evropian si edhe e atyre në rajon. Dallimi më i madh, padyshim është bërë gjatë kohës së fundit, ku pjesa më e madhe e qytetarëve, janë ndarë në punëtor me mëditje dhe në punëtor të varfër që e përbëjnë, mbi 85% të popullsisë në njërën anë dhe qytetar të pasur e më pak të mesëm që janë nën 15% në njërën anë. Këto çështje mund t’i zgjedh vetëm angazhimi i mirëfilltë i qeverisë dhe ekipeve të specializuara që duhet të formohen nga institucionet gjegjëse të qeverisë.
Mirëpo, detyra më e domosdoshme e qeverisë po edhe e partive tona politike në këtë moment është të dalin menjëherë me një program agrar, po edhe të angazhohen, veprojnë e propagandojnë dhe të marrin masa praktike që do të mund të realizohen në të mirë të shtetit dhe zgjidhjes së papunësisë së qytetarëve e cila ka arritur përqindje më të madhe në Evropë e rajon.
Qeveria duhet sa më parë të veprojë e të bëjë privatizimin e të gjitha tokave që deri dje ishin toka shoqërore e të iu jepen pronarëve privatë në mënyrë që ata mos të kenë probleme rreth pronësisë në të ardhmen. Kjo qeveri duhet të përcaktojë edhe të drejtën e madhësisë së sipërfaqes që mund ta ketë çdo qytetar, pastaj t’i nxjerr ligjet për ruajtjen e pronës dhe të pyjeve, të nxjerr ligjin për bujqit dhe punën e tij, që duhet të jetë e mbrojtur sikur e punëtorëve punëtori në ndërmarrjet shoqërore të shtetit apo në ato private, nëse dëshirojmë të kemi rritjen e prodhimit.
Për të ngritur teknikën e prodhimit të drithit, fryteve e agrumeve të tjera, e për ta rritur ekonominë e madhe bujqësore, duhet të kërkojmë nga të gjithë fshatarët që t’i rritin sa më shumë investimet për prodhimin e drithërave, pasi ata do të kenë mbështetje të sigurt tek Qeveria e Kosovës.
Në kundërshtim me politikën dhe frazeologjinë që trumbetohet gjatë fushatave elektorale nga partitë politike, e sidomos në deklarimet e tyre rreth rritjes së konsumit ushqimor dhe të punës si edhe investimet që do të bëhen në infrastrukturën dhe sistemimin agrar të tokës. Qeveria, institucionet dhe të gjitha partitë politike të Kosovës, duhet t’i shpjegojnë popullit se sistemi i ekonomisë së mesme e ai i ekonomisë së vogël në bujqësi, nuk ka asnjë mundësi që ta zhvillojnë ekonominë e bujqësore dhe ndalin varfërinë e mëtejme të masave të gjëra.
Për këtë qëllim, duhet që sa më shpejtë dhe me çdo kusht që qeveria bashkë me ministrinë e bujqësisë t’i marrin të gjitha masat e duhura, e t’i krijojnë sektorë e veçantë të cilët do të kenë përkrahjen e plotë me mjete financiare nga qeveria, nëse dëshirojmë, të kemi ushqim gati të mjaftueshëm vendor si edhe uljen e papunësisë në Kosovë. Nëse kjo çka u theksua nuk do të realizohet në të ardhmen e gjithë retorika e ëmbël e udhëheqës e Kosovës si edhe ajo e Shqipërisë do të jetë hiç më shumë se vetëm një maskë prej letre e cila shërben vetëm për mashtrimin e masës së gjerë fshatare që ishte mbështetësja kryesore e lëvizjeve të mëdha shoqërore të popullit të Kosovës, gjatë kohërave më të rënda historike.
Për ta realizuar tërë këtë që e thamë duhet tu japim prioritet në rend të parë financimit të projekteve të cilat do të mundësojnë rritjen e shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve vetjake të bujqësisë që do të caktohen edhe kredi për zgjerimin e prodhimit në futjen e vijave të reja të prodhimit. Në këtë drejtim do të ishte mirë që bujqit e Kosovës të fillojnë edhe t’i bashkojnë mjetet e kapitalin e tyre në formën e ‘aksionare’ sikur në pjesën më të madhe të vendeve me bujqësi të zhvilluar me qëllim që të shfrytëzohen më racionalisht mjetet e bashkuara të prodhimit që i kemi në diskonim.
Në kundërshtim me propagandën burokratike që e bëjnë shumë qytetar e politikanë të veçantë që iu flasin fshatarëve se nuk ka llogari të punohet toka dhe nuk ka nevojë ta bëjmë reformën agrare, pasi më llogari kemi të importojmë bukën sesa ta bëjmë vet. Në këtë drejtim është veçanërisht e rëndësishme të angazhohemi me këmbëngulje pasi është e nevojshme të rritet prodhimi i sendeve ushqimore për fëmijët, studentët, ushtarët si edhe për qytetarët tanë. Gjithashtu në të njëjtën formë edhe qytetarët tanë duhet të konsumojnë në rend të parë prodhimet vendore me qëllim që fshatari të ketë mundësi t’i shes në treg prodhimet e veta. Kjo mund të realizohet vetëm me një edukim të veçantë e të drejtë të qytetarëve të Kosovës.
Zhvillimin e bujqësisë duhet ta realizojmë edhe për forcimin e ruajtjen e stabilitetit ekonomik e kombëtar të vendit si edhe zbatimin e menjëhershëm të lirisë së plotë dhe shkëputjen e plotë të Kosovës nga varësia ekonomike e Serbisë që deri dje ishte shtypësja kryesore e popullit shqiptar dhe e kombeve e kombësive tjera në ish Jugosllavi të cilat i kishte mbajtur me forcë në kuadrin e shtetit d.m.th të aneksuara me forcë, nga Lufta e Parë Botërore.
Derisa, babën e kisha gjallë e jetoja në fshat ai shpeshherë ma përsëriste thënien; biro: ‘shtëpia që nuk e ka bukën e vet, ajo nuk është shtëpi’.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëModric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin