LAJMI I FUNDIT:

Çerdhet familjare në institucionet tona

Axhë e nip, dajë e mbesë “bëjnë ligjin” në institucionet e Kosovës

Dihet që nepotizmi klasifikohet si favorizim dhënë për të afërmit apo miqtë, pavarësisht meritave ose jo. Ndërsa etimologjia e fjalës nepotizëm na çon tek latinishtja e vjetër, nepos, nepotis (“nipi”).

Ky përkufizim neveritës dhe ngulfatës edhe për shoqërinë kosovare, nepotizmi, fitoi emrin e vet pas praktikës së kishës në Mesjetë, kur disa papë katolikë dhe peshkopë, që kishin marrë zotimet e dëlirësisë, dhe meqë për këtë arsye zakonisht nuk kishin trashëgimtar, ata iu dhanë pozita nipërve të tyre.


Nepotizmi si i tillë ekziston në të gjithë botën, por askund nuk dominonë në jetën politike, ekonomike, sociale dhe aq gjithëpërfshirëse siç është ta zëmë në Lindjen e Mesme. Është evidente në Libi, në Tunizi, në Siri, në Jemen, por është edhe në Ballkan, edhe në Kosovë.
Pra në çdo vend, dëgjojmë ankesat nga njerëzit, për nepotizmin, për korrupsionin, për…!

Edhe nepotizmi është një nga ato arsyet e mëdha pse kaq shumë nga këta njerëz të ‘fortë të pushtetit ’kritikohen’ nga qytetarët e tyre, nga bota demokratike. ‘Tërbimi’, që i bashkoi të rinjtë arab nga Tunisi në Tripoli nxitej jo vetëm nga urrejtja e sundimtarëve të tyre, por edhe nga besimi i përhapur dhe krejtësisht i vlefshëm që ata sundues kishin ndërmend t’i lënë trashëgim për pasardhësit e tyre. Po ‘sundimtarët’ e Kosovës çfarë ‘trashëgimie’ po u lënë familjarëve të tyre?! Çfarë ‘tërbimi’ mund t’i ndal këta nga të jetuarit me djersën e popullit në taraf?!

Me këtë rast më duhet të citojë gazetarin dhe shkrimtarin Amerikan, Ambrose Bierce, ‘emëroje gjyshen tënde në zyrë për të mirën e partisë’, dhe mua këtu më duhet të shtojë se ‘gjyshet dhe gjyshërit’ e partisë sot janë në çdo cep, në çdo pozitë e institucion. Ata janë të paprekshëm dhe të ‘pakonkurrencë’ në vendin tonë. Ata s’mbërrihen dot!

Sot Kosova është një vend i karakterizuar nga pasurimi zakonisht kriminal dhe tepër marramendës i një numri individësh, familjesh dhe klanesh; varfërimi njëlloj marramendës i pjesës tjetër të popullsisë; korrupsioni i një pjese të politikanëve e sidomos perceptimi i thuajse ‘të gjithë’ politikanëve si të korruptuar ose të paktën të korruptueshëm; nepotizmi dhe klientelizmi; krahinizmi ekstrem; perceptimi i ligjit si një forcë ‘e jashtme’, e cila ia kufizon lirinë individit; organizimi i ekonomisë në baza parakriminale dhe mafioze! E çfarë tjetër…?!

Pas tërë këtyre viteve pushtet të pasluftës shumë gjëra kanë dalë në pah dhe nuk ka më asnjë qytetar që i beson sloganit ‘qeveri me duar të pastra’, me të cilin politikëbërësit me radhë iu ‘vardisën’ elektoratit kosovar. Nuk i besoj as unë!

Sot Kosova është e zhytur në korrupsion dhe në një nga vendet më nepotike në botë, që në këtë aspekt lirisht mund të krahasohet me regjimet arabe.

Jam i sigurt që janë pak nga ata qytetarë të Kosovës që nuk kanë rënë pre e nepotizmit e partitizmit, që në gjykimin tim është i përhapur tej mase në të gjitha nivelet e qeverisë dhe është kthyer në një fenomen të emërimeve familjare e partiake në administratën publike. Janë pikërisht institucionet e vendit tonë. Janë të gjitha Ministrit e Kosovës. Kërkojeni, lehtë mund të gjeni.

Në Kosovën e pas luftës ndodhën shumë fakte që na bindën se nuk bëhet fjalë për mirëqeverisje, por në mirë menaxhim të interesave të ngushta familjare, partiake e klanore, duke filluar që nga ‘uzurpimi’ i pozitave zyrtare në pjesën më të madhe të strukturave shtetërore dhe të institucioneve publike në Kosovë, sektor ky që ashpër u kritikua së voni dhe nga institucionet ndërkombëtare (Transparency International, Raporti i Progresit), pastaj aferat e ministrave e zyrtarëve tjerë të lartë shtetëror e deri tek sistemimi i familjarëve të tyre në institucionet shtetërore duke shkelur çdo rregullore e kriter punësimi, e të cilët duket nga larg se nuk kanë as interes, as pasion, as një ‘know – how’ minimal në pozitën e emëruar.

Duke pasur parasysh të gjitha këto, dhe duke u sensibilizuar çdo ditë e më shumë nga zërat e shumtë që shtohen dhe denoncojnë këto afera, botërisht dihet se institucionet e Kosovës janë një ndër më të korruptuarat në rajonin e Ballkanit e më gjerë dhe se të gjitha emërimet që bëhen janë me një qëllim të qartë, të vendosin militantë dhe pjatë-lëpirës të mirë dhe të bindur në administratën publike, në institucionet e vendit.

Në Kosovë puna apo pozita nuk jepet në bazë të meritave, por në bazë të preferencave familjare, klanore apo partiake, duke bërë kështu që personat me kapacitete dhe potenciale të larta të shtypen, ndërsa të tjerët të avancohen në kuadër të faktit se ka kush t’i mbështes. Si rezultat i tërë kësaj mbështetje është (keq)instaluar një proces ‘filtrues’, jo i drejtë dhe i logjikshëm, ku ‘fiton’ i dobëti dhe ‘humb’ i forti, për faktin se si dje ashtu edhe sot, axhë e nip, dajë e mbesë “bëjnë ligjin” në institucionet e Kosovës. Prandaj me këto ‘të fala’ nga lart të bënë të kuptosh se metodologjia e veprimit në Kosovë fatkeqësisht është e ngjashme me atë të socializmit të dikurshëm që seleksionimi bëhej përmes listës kadrovike të partisë.

Fan Noli në artikullin e tij “Shakaxhiu i përparimit edhe pesë anarkitë”, shkruante se në Shqipëri mbizotëron anarkia morale: ‘këtu qeni nuk e njeh të zotin; këtu karakteret dobësohen, qullosen dhe ndërrojnë formë e ngjyrë nga dita në ditë si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha’.

E për anarkinë patriotike, Fan Noli shkruante: ‘këtu brenda një ditë, si me magji, trathëtori bëhet patriot dhe patrioti trathëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj, ata që kanë luftuar për “harfet” e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për të shkretuar anembanë Toskërinë; këtu si më thoshte një mik, është më mirë që njeriu të jetë trathëtor e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh’.

Ky është edhe realiteti kosovar (që jo rrallë herë tradhëtarët janë bërë patriot dhe patriotëve iu është m’veshur epiteti tradhtar), kjo është shoqëria jonë që në të gjitha periudhat e pas luftës padrejtësisht vazhdon të nëpërkëmbët nga injoranca politike kosovare, nga rrethi i tyre i ngushtë e i gjerë që nëse nuk iu rroke ‘valles’ së dirigjuar nga ‘koreografët’ e partisë së tyre, vështirë se do të arrish diçka, për të mos thënë asgjë. Prandaj, është në dorën tënde z. Kryeministër që vartësit (‘patriotët’) e t’u me ose pa ‘vizën’ tënde të mos përdorin më ‘forcën’ e tyre të manipulimit dhe kontrollit të egër të institucioneve publike, ndryshe elektorati kosovar për qeverinë eventuale ‘Thaçi 3’, nuk do të ‘konsumonte’ më slogane për një ‘qeveri me duar të pastra’.

(Autori vijon studimet Master për Diplomaci në UEJL dhe është redaktor për Ballkan dhe Evropë në agjencinë e lajmeve www.pressexpress.cz të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull janë krejtësisht personale)

Në trend

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori