Deklarata jodiplomatike e ministrit tonë të Jashtëm
“Nuk mund të ketë qetësi në Ballkan e as në Kosovë nëse Serbia vazhdon të mbajë struktura ilegale, paramilitare në veri të Kosovës”, tha ministri ynë i punëve të jashtme në Helsinki këtë 29 Tetor (burimi:RTV21). Bukur fort. Le të përpiqemi pak të analizojmë se çfarë mesazhi diplomatik ka dashur të përçojë dhe çfarë mesazhi në të vërtetë ka përçuar ministri me një deklaratë e tillë.
Duke iu referuar Serbisë, deklarata e ministrit mund të ndahet në dy pjesë. Atë më pak të rëndësishme, pjesën e saj të dytë, “nëse Serbia vazhdon të mbajë struktura ilegale, paramilitare në veri të Kosovës”, ministri ka dashur të tregojë fajtorin e gjendjes në veri. Në fakt gjetja e fajtorit, nuk sjellë asnjë lajm për askënd, askund në botë, sepse Serbia po ia tregon këtë vet gjithë botës bile edhe me shifra financiare konkrete se, është ajo që po i mban organet e veta kuazishtetërore në veri.
Ajo që e bën deklaratën e ministrit jodiplomatike, është pjesa e parë e saj, “nuk mund të ketë qetësi në Ballkan e as në Kosovë nëse Serbia vazhdon…”. Çka nëse Serbia vazhdon…? Serbisë duhet t’i pamundësohet vazhdimi. Heqja dorë e Serbisë nga brendia e territorit te Kosovës varen nga vullneti i saj dhe stabiliteti në Ballkan varet nga vullneti i mirë vetëm i Serbisë?
Po NATO pse qenka këtu, po ne pse jemi këtu? Jo, me praninë e NATO-s në rajon Serbia nuk e ka më atë mundësi, madje as të shkaktojë konflikt. Derisa nuk do të ketë balancë të sigurisë ndërmjet kombeve në mënyrë që asnjëri të mos guxojë t’ia mësyjë tjetrit, stabiliteti në Ballkan ruhet dhe do të vazhdojë të ruhet nga NATO. Rrjedhimisht, stabiliteti në Ballkan varet nga detyrimi, e jo dëshira e Serbisë për të jetuar në një Ballkan stabil.
Deklarata e ministrit nuk e thotë këtë. Përkundrazi, duke dashur ta akuzojë Serbinë si shkaktarë rreziku, në fakt, pa dashje e faktorizon atë si faktor kyç të paqes. Derisa ky qëndrim të gjitha kombet tjera bashkë me fuqinë e tyre, por edhe praninë e NATO-s i paraqet si spektatorë. Ministri mund të ketë thënë se, “nuk mund të ketë qetësi në Ballkan e as në Kosovë nëse Serbisë ia lejojmë të mbajë struktura ilegale…”, ose, “derisa Serbinë nuk e detyrojmë t’i largojë strukturat…”.
Do të duhej treguar pak “gjoksi shtetëror” në nivele të larta diplomatike (si ndalimi i produkteve serbe!). Tashmë jemi vërtet faktor, edhe ne kemi aleatët tanë, bile më të fortit e botës. A nuk duhet këtë ta shfrytëzojmë? Nuk mjafton vetëm të bëjmë me gisht nga Serbia, se edhe ashtu ajo nuk po fshehet.
Çfarë qenkemi ne, OJQ me fytyrë shteti? Përkundrejt potencialeve të kufizuara shtetërore, ato që na mungojnë, duhet me patjetër t’i krijojmë, t’i krijojmë përditë. Ndryshe, një qëndrim si ky i ministrit nuk do ta forconte besimin e miqve në ne për përkrahje të mëtutjeshme. Përkrahja vie kur ka kush të përkrahet. De Goli derisa përpiqej ta faktorizonte Francën përballë aleatëve perëndimorë, mund të ketë pasur një mori argumentesh kur ka thënë se, “është e patolerueshme që një shtet ta lërë fatin e tij ne dorën e mendimeve dhe veprimeve të ndonjë shteti tjetër, sado mik qofte ai”.
Apo, ministri ka dashur të bëjë thirrje nga miqtë ndërkombëtarë që t’i bëhet presion Serbisë. Por, e ka bërë të kundërtën. Pikërisht atë që Serbia përpiqet përditë t’ia shesë botës. Se ajo dhe vetëm ajo mund ta ruaj paqen në Ballkan. Rrjedhimisht për këtë rol të saj paqeje, ajo duhet të dëgjohet, konsultohet, ledhatohet dhe në fund edhe të shpërblehet. Pse jo, kur këtë rol ia njohin edhe fqinjët! Pa çka se nga luftërat e fundit që i shkaktoi Serbia, të gjitha i zhvilloi jashtë territorit të saj. Gjithashtu, edhe me veriun tani. Kryetari i saj, duke u shitur si njeri paqësor, luan të njëjtën lojë, duke e mbajtur gjallë konfliktin jashtë territorit të Serbisë, e duke përfituar Serbia për kinse ruajtjen e paqes.
Është e pritshme një përpjekje e tillë agresive diplomatike e Serbisë, sidomos karshi paaftësisë diplomatike të Kosovës.
Përkundrejt kësaj dhe mungesës së përvojës, diplomacia jonë duhet të konsolidohet, të imponohet, me patjetër. Duhet t’ia bëjë me dije së pari Serbisë, e pastaj edhe botës se, nuk i ikë përgjegjësisë, se ajo është akteri kyç në zgjidhjen e problemeve të saj të brendshme, e pse jo edhe atyre rajonale, të cilat medoemos do ta implikojnë në të ardhmen.
Deklarata e ministrit tonë të jashtëm i dërgon një mesazh të qartë edhe opinionit të brendshëm. Nëse ajo krahasohet me deklaratat e ministrit të brendshëm, mund të thuhet se, ose ministri i jashtëm nuk është i informuar për politikat e qeverisë, ose ai nuk përgatitet mirë t’i shpalosë ato, ose vet qeveria nuk ka koherencë në politikat e saj rreth veriut.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin