Në Evropë, ku tjetër!?
Këta ditë lexova ne një të përditshme, informative, deklaratën e fundit të ish-radikali dhe nacionalisti , aktualisht kryetar i Lëvizjes së Përtëritjes Serbe, Vuk Drashkoviç, një deklaratë e arsyeshme dhe me perspektivë për shtetin dhe qytetarët e Serbisë… “Mendoj se patriotizëm është të kërkosh falje me zemër dhe të veprosh me arsye, ndërsa jam i vetëdijshëm se shumica në Serbi pajtohen me mua. Kosova ka humbur si territor… Duhet ta drejtojmë menjëherë politikën në vallen ‘BE menjëherë’… Duke u futur në Evropë, ne nuk do të shkojmë në parajsë, por sigurisht se do të dalim nga ferri”. Nuk është vonuar Vuk Drashkoviç më këtë deklaratë, kohëve të fundit deklaratat e tij janë për tu marrë shumë seriozisht, nga klasa politike dhe qytetarët e Serbisë. Të gjithë një zëri duhet ta përkrahin, dhe të pajtohen, me realitetin… Ky është realiteti i dekadës së parë të shekullit XXI, Kosova e pavarur, fqinje e Serbisë, e jo më “Kosova Metohia”,…, kjo i përket të kaluarës.
Të gjithë, politikanë e qytetarë, radikalë e liberalë, duhet ta mbështesin idenë e Vuk Drashkoviç-it. Kisha është ajo e cila ka ndikim, duhet të japë mesazhe për paqe dhe solidaritet, për hir të paqes dhe humanizmit, në Ballkan dhe në botë. Kosova duhet të njihet nga shteti i Serbisë me integritet të plotë territorial. Realisht e vërteta duhet të njihet dhe të pranohet si e tillë!
Nuk ka sovranitet serb në Republikën e Kosovës dhe as integritet të shtetit serb, kjo është e qartë dhe duhet ta ketë të ditur klasa politike dhe qytetarët e Serbisë. Është humbje kohe dhe vonesë e klasës politike dhe qytetarëve të Serbisë, drejtë Bashkimit Evropian dhe në NATO, marrja me çështjen e Kosovës. Rruga e vetme dhe e arsyeshme është përqendrimi i shikimit kah Evropa, e jo kah Kosova. Kosova po punon, po angazhohet në bashkëpunim me aleatët euro-amerikan, që ditët në vijim ta afrojnë sa më afër Bashkimit Evropian, që në vitet e ardhshme, të jetë pjesë e familjes Evropiane… Të participojmë në ekonomi, kulturë dhe politikë dhe mbi të gjitha në kultivimin e paqes dhe demokracisë ndërmjet popujve te Kontinentit të Vjetër, që shekuj me radhë ka qenë arenë e luftërave dhe shkatërrimeve, por sot është ndryshe, arenë e lirisë, sigurisë dhe barazisë. Për 60-të vite me radhe, ka mbizotëruar paqja dhe toleranca!
Politika serbe duhet të liberalizohet, popullit të Serbisë, e vërteta duhet t’i tregohet. Populli i Serbisë duhet të udhëhiqet në frymën evropiane, në jetën e tyre nuk duhet të mendohet koncepti i luftës dhe lakmisë për territore, që nuk i përkasin. Dekada e parë e shekullit të ri, ka sjellë rezultate të dukshme, dhe të fuqishme; Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.!
Suksesi varet nga përpjekjet…
Liria dhe Pavarësia e Kosovës, janë të pa kthyeshme. Çdo ditë Kosova po bëhet më e qëndrueshme, në raport me interesimin e saj, që të siguroj një vend në OKB, BE, NATO dhe në mekanizmat e tjera ndërkombëtare. Jemi shtet i ri dhe sapo kemi nisur rrugëtimin tonë, drejtë një të ardhme, me perspektivë evropiane.!
E gjithë ajo se çfarë ne synojmë të jemi, është përpjekja jonë, për të arritur qëllimin… Si një tërësi, një shtet, si institucione, si klasë politike dhe si qytetarë, e ardhmja e Republikës së Kosovës varet nga ne se sa bëjmë përpjekje, në interes të vendit. Kur është në pyetje vendi ynë, Republika e Kosovë, klasa politike, pozitë e opozitë, qytetarë, myslimanë e të krishterë, duhet të bëhemi së bashku dhe ta çojmë përpara vendin tonë. Interesi shtetëror para atij personal e partiak. Shteti është vlerë e të gjithëve, dhe për shtetin lypet punë e sakrificë. Së bashku për një të ardhme me perspektivë evropiane!
Dy shtete të pavarura, fqinje me njëra tjetrën, Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë një qëllim kanë, EVROPËN!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin