Festë bujkrobi
Maqedonasëve dhe shqiptarëve të vendit ju duhet një marrëveshje, e cila tek maqedonasit do ta thyente atë dëshirë dhe insistim feudal për të qenë pronarë absolute, ndërsa shqiptarët do t’i ngriste në nivelin e qytetarit absolutisht të barabartë me të gjithë të tjerët në shtet
Në lëmin e drejtësisë ekziston materie e posaçme e cila trajton problemin e marrëveshjes, të kontratës, lëndën e pajtimit në mes të dy subjekteve. Në mënyrë të detajuar dhe të saktë janë të parapara obligimet, detyrimet, përgjegjësitë e palëve, vendi ku do të realizohet marrëveshja, kohëzgjatja e realizimit, sikundër edhe sanksionet për akcilën palë që do ta thyente marrëveshjen. Me hyrjen në fuqi të sanksionimit prishet kontrata, vdes marrëveshja. Pasojat bijnë mbi prishësin e kontratës, mbi atë që e vdes marrëveshjen.
Kush e vrau “Marrëveshjen e Ohrit”, të cilës, këto ditë, ata që shpëtuan “faqebardhë” (udhëheqësit e BDI-së) me këtë Marrëveshje, ia festuan dhjetëvjetorin e lindjes?! Malli me afat të skaduar nuk shijohet, por hidhet në pleh! “Marrëveshja Kornizë” e nënshkruar në Ohër, në mes të palëve maqedonase dhe shqiptare, implementimi i së cilës ishte i garantuar edhe nga pala ndërkombëtare, do të duhej të arkivohej si “rrëfim i suksesshëm” qysh më vitin 2004, vit ky që do të duhej të sillte një kthesë historike në drejtim të arritjes së plotë të lirisë, të të drejtave dhe të barazisë së shqiptarëve në Maqedoni. Kjo nuk ndodhi dhe, edhe sot e kësaj dite dikush kërkon mirëkuptim prej shqiptarëve duke i lutur që të kenë durim deri ne implementimin e plotë të kësaj “Marrëveshje”.
Këto ditë, lideri i BDI-së, z. Ali Ahmti, në një intervistë në TVM2, duke folur mbi rëndësinë e kësaj “Marrëveshje” që u arrit falë luftës së vitit 2001, i rrëshqiti ngoje një e vërtetë shumë interesante! Ai tha se, analistë të ndryshëm ushtarakë e politikë kanë nënvizuar se të gjitha këto të drejta dhe barazia e plotë e paraparë në “Marrëveshjen e Ohrit” do të arriheshin edhe pa këtë luftë, por do të duhej një kohë prej 30 vjetësh! Fatkeqësisht, me këtë “Marreveshje” të drejtat e natyrshme, liria dhe barazia e plotë për shqiptarët nuk do të arrihet as edhe për 300 vjet, sepse, “Marrëveshja e Ohrit”, tashmë me afat të skaduar, në fakt është shndërruar në institucion që zyrtarizon dhe e bën të ligjshëm dikriminimin e shqiptarëve si popull, (individët edhe mund të kenë ndonjë benificion, por kusht është integrimi në shoqërinë maqedonase, d.m.th. asimilimi).
Fill pas nënshkrimit të kësaj “Marrëveshje”, në një intervistë në Radio Evropa e Lirë, Lideri i PDSH-së, z. Menduh Thaçi do t’ia bënte me dije opinionit të gjerë se me këtë rast shqiptarët do të arrijnë minimumin e të drejtave të tyre dhe se do të ishte e padrejtë, jonjerëzore, që të pretendohet se tashmë me këtë “Marrëveshje” mori fund kalvari shqiptar në Maqedoni. Në po të njejtën intervistë pat tërhequr vërejtjen se nëse vetëm një presje i ndërrohet kësaj “Marrëveshje” atëherë paqja e vendit do të jetë në kolaps!
Jo një presje, por ndryshim esencial pësoi ky “dokument” përgjatë këtyre dhjetë viteve. Fillimisht intervenuan Crvenkovski-Ahmeti, për ta sakatosur edhe më shumë Gruevski-Ahmeti. Me intervenimin e parë u ndërruan pozitat: maqedonasit u bënë si palë e dëmtuar, si viktimë e cila duhet të shpërblehet me të drejtën absolute për t’ua diktuar ritmin e lirisë dhe të barazisë shqiptarëve të vendit, kurse shqiptarët u shndërruan në popull problematik i cili duhet të ndëshkohet me zvarritje dhe nëpërkëmbje të dinjitetit njerëzor e kombëtar.
Me intervenimin e dytë kjo “Marrëveshje” u shndërrua në një bombolë oksigjeni, ventilin e të cilit do ta mbajë në dorë partia maqedonase që do të formojë qeveri dhe, varësisht nga luajaliteti dhe nënshtrimi i subjektit politik shqiptar në koalicion aq edhe oksigjen do të ketë për shqiptarët e Maqedonisë.
Shoqëritë normale festimin e përvjetorit të një “Marrëveshje” të tillë në kushte dhe situata neofeudaliste siç dominojnë në Maqedoninë e sotshme do ta konsideronin si budallallëk të llojit të vet! Lufta dhe marrëveshjet e ndryshme politike të Ali Ahmetit dhe shokëve të tij do të kishin kuptim dhe vlerë vetëm kur do të arrinin që luftëtarët e rënë shqiptarë, shoqëria maqedonase dhe shteti t’i pranonin si heronj kombëtar e shtetëror, kur komandantët shqiptarë të luftës së 2001-shit do të dekoroheshin me medalje për merita të posaçme në arritjen e çlirimit të shqiptarëve dhe të krijmit të paqes në vend dhe jo të vriten e të likuidohen nëpër prita në mënyrë qyqare, kur familjet e dëshmorëve shqiptarë do të konsideroheshin familje e mbarë shoqërisë ne vend, kur jetimët e dëshmorëve shqiptarë do t’i gëzonin të gjitha benificionet e mundshme shtetërore. Sepse këta dëshmorë ranë për liri dhe barazi, në emër të idealit kombëtar pranuan të flijohen dhe jo të bëhen mjet prej nga do të katapultohen në kolltuqe pushteti njerëz pa merita e pa identitet shqiptar.
Maqedonasëve dhe shqiptarëve të vendit ju duhet një marrëveshje e fuqishme, një marrëveshje humane dhe, mbi të gjitha, një marrëveshje që tek maqedonasit do ta thyente atë dëshirën dhe insistimin feudal për të qenë pronarë absolut ndërsa shqiptarët do t’i ngriste në nivelin e qytetarit absolutisht të barabartë me të gjithë të tjerët në shtet.
Oferta për një marrëveshje të re që e ofroi partia opozitare shqiptare, PDSH-ja, nga shumëkush u quajt me pa të drejtë si alternativë e “Marrëveshjes së Ohrit”. Mallit të skaduar nuk mund t’i ofrosh alternativë, malli i skaduar thjesht hidhet në pleh dhe zëvendësohet me tjetër që ka afat. Oferta e re tashmë është platformë kombëtare e inkorporuar në programin partiak të PDSH-së dhe, kurdoherë ajo ofertë do të bëhet pjesë e pashmangshme e marrëveshjes shqiptaro-maqedonase. Me marrëveshjen që e ofron PDSH-ja maqedonasit përfundimisht do të çliroheshin nga politikat neofeudaliste ndërsa shqiptarët do të ndjeheshin vërtet të lirë e të barabartë!
Kjo ofertë fatmirësisht hasi në përkrahje të madhe te populli shqiptar. Fillimisht mori trajtën e një lëvizje gjithëpopullore, sepse shqiptarët e kuptuan që pa ndarjen proporcionale të buxhetit të shtetit çdo ofertë tjetër politike është pallavër. Disa ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të sivjeme, tërë potenciali antishqiptar e pseudoshqiptar u vu në lëvizje për ta turbulluar mendjen e elektoratit shqiptar.
Shqiptarët e pranuan ofertën politike të PDSH-së. Atëherë, si ndodhi që nuk fitoi kjo ofertë. Natyrisht, u ngritën në këmbë të gjitha strukturat antishqiptare, shërbimet e ndryshme sekrete e nëntokësore, në qarkullim u lëshuan miliona euro, qindra llopata me asfalt mbulonin vrimat e rrugëve nëpër lagjet shqiptare, u shpërndanë me ton miell, ujë me gaz e ndonjë lëng që ta prish mullirin e barkut. Me këtë nuk u tentua që të fitohet PDSH-ja, por t’ju bëhet me dije shqiptarëve se idetë kombëtare shqiptare nuk vlejnë më shumë se një lopatë asfalt! Fatkeqësisht, për momentin ia arritën këtij qëllimi, por, edhe shqiptarët e kanë qëllimin e vet: t’i flakin prangat e një kontrate, siç është “Marrëveshja e grimosur e Ohrit” që të mban në pozitat e një bujkrobi klasik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin