Laicizmi kosovar – diktati i ri mbi fetarët
Deklarimi i Kosovës për shtet laik (versioni shqip) dhe shekullar (version anglisht, ekspertët e juridikut shohin dallime në mes këtyre dy emërtimeve teknike), kosovarëve po u thuhet se është shtylla fondamentale e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. E vërteta është se ky përcaktim formal nuk paraqet vullnetin e popullit të Kosovës, dhe këtë gjë duhet patjetër ta kemi të qartë të gjithë, sado që si qytetarë të mirëformuar në kuadër të tërësisë së aktit më të lartë juridik të vendit tonë patjetër që e respektojmë këtë përcaktim.
Në anën tjetër, thirrjet në atë se është shtyllë fondamentale e Kushtetutës së Kosovës, e nënvlerësojnë dhe përbuzin secilën përpjekje të njerëzve më të mirë të kombit tonë, kontributi i të cilëve ka sjellë këto momente lirie dhe demokracie, e që asnjëherë as edhe për një sekondë të jetës së tyre laicizmi dhe shekullarizmi s’kanë qenë ideale të tyre.
Pranimi i heshtur i qytetarëve të Kosovës për këtë përcaktim ishte për hir të interesave madhore të shtetit dhe shpjegimeve që ky përcaktim nuk rrezikon besimin dhe bindjen e asnjë qytetari. Por, përdorimi i këtij neni nga një pjesë jo e vogël e njerëzve me pozita, për të ngulfatur çdo kërkesë të shoqërisë fetare, jep shpjegim të ndryshëm për laicizmin dhe shekullarizimin të cilën e pranuan qytetarët e Kosovës.
Neni 8 që e përcakton Republikën e Kosovës për shtet laik thotë tekstualisht kështu: “Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjet fetare”.
Pra ajo çfarë pranuan është që shteti të jetë i ndarë në çështjet e fesë, konkretisht institucionet shtetërore nuk favorizojnë asnjë fe të caktuar, por as që janë kundër dhe ngufasin ndonjë besim, thjesht e mbajnë parim e neutralitetit.
Me fjalë tjera shpjegimi që i jepet në Kosovë është se laicizmi apo shekullarizmi na qenka vetë komunizmi. Feja zyrtare e shtetit qenka ateizmi. Kjo është logjika dhe lëngu i gojës që u shkon disave që për pak kohë u pati dalë afati dhe qenë të përbuzur nga dy gishtat dhe parullat për demokraci. Ndërkohë që shekullarizimin e panë si një alet të mirë. Megjithatë është vetëm qejf dhe ideja e tyre u provua një herë, ishte e dhunshme, e pa shpirt, la një gjeneratë të tërë sakat, thjeshtë dështim i kotë.
Historikisht dihet që laicizmi është një koncept që lindi në Francë i irrituar nga të bëmat e fetarëve, konkretisht të Kishës Katolike që në atë kohë e kishte monopolin për gjitha gjërat. Është padrejtësi historike dhe injorancë ekstreme, veprim emocional dhe jo intelektual që për këto të bëma të Kishës të dënohen të gjitha fetë, aq me tepër feja islame që pikërisht në atë kohë po lulëzonte në Spanjë. Franca ishte në errësirë, por Spanja po përjetonte kohën e artë, prandaj s’mund të futen të gjithë me një thes. Në anën tjetër, Kisha pati kërkuar falje për gjitha krimet në mesjetë, dhe kush janë njerëzit jofetarë që të mbajnë kaq mëri me fetarët, kur ata jofetarët zhvilluan dhe vazhdimisht zhvillojnë luftëra në botë, për të cilat kurrë njëherë s’kërkojnë falje dhe as që i llogaritin për veprime të këqija.
Pastaj, pa hyrë në debat teologjik, filozofik e social, a nuk është veprimi më kriminal që jofetarët bëjnë kur mohojnë bindjen e shumicës absolute të njerëzimit, atë të besimit në Zotin Një. Gjithsesi kjo është temë tjetër, ndërkohë që debati për shekullarizimin apo laicizmin kosovar ka zënë vend shpesh në debatet rreth kërkesave të fetarëve, që i ka indinjuar qytetarët e Kosovës me shpjegimet për të. Shija e hidhur për shekullarizimin/laicizmin kosovar është parë veçanërisht rreth lëndës së edukimit fetar, kërkesë kjo e mohuar për 19 vite.
Mohimi i saj, duke u thirrur në shekullarizim/laicizëm nuk qëndronte aspak, një për atë se ligjërisht nuk ndalohet dhe logjikisht s’mund të ndalohet, dhe dy për shkak se një praktikë e tillë është prezente në shumë shtete evropiane, më konkretisht në 40 vende të kontinentin evropian.
Marshimi i ateizmit në institucionet publike- shkelje e rënd e shekullarizmit /laicizmit
Me termin shekullarizëm/laicizëm nënkuptojmë neutralitetin e shtetit ndaj të gjitha besimeve, konkretisht është neutral edhe ndaj atyre që besojnë Zotin dhe që mohojnë
Atë dhe jo që këta të fundit i favorizon. Nuk është shekullarizmi/laicizmi fe kundër gjitha feve apo ateizëm, siç parapëlqejnë ta shohin disa. Pra shteti në legjislacionin e tij nuk mban anë për asnjë fetar apo jofetar dhe as që ka të drejtë që ngulfat të drejtat e tyre të njohura ndërkombëtarisht për shkak të nenit të keqinterpretuar qëllimisht. Duhet domosdo të dëgjohet zëri i popullit dhe patjetër që respektohet bindja dhe integriteti i tyre.
Vazhdimisht kemi pasur zyrtarë nga qeveria dhe institucionet tjera shtetërore që kanë dalë hapur me guxim të befasishëm dhe pa aspak frikë nga ndëshkimi formal po ai i taksapaguesve, të cilët kanë shkelur shekullarizmin/laicizmin e shtetit me deklaratat e tyre formale kundër bindjeve dhe parimeve fetare të shumicës absolute të qytetarëve të Kosovës.
Të kësaj natyre janë edhe indoktrinimet dhe debatet narcizoide të profesorëve të shkollave publike me nxënësit e tyre, të cilët mësimdhënës flasin hapur kundër bindjeve dhe parimeve fetare duke qenë në kryerje të detyrës shtetërore dhe këtë pa u ndëshkuar fare. Një praktikë e tillë ka qenë e theksuar te profesorët e lëndës së gjuhës dhe letërsisë shqipe që sa herë flitej për ndonjë figurë kombëtare e që shumica absolute e tyre i kanë përkitur edhe ndonjë besimi, ata mësimdhënësit e gjenin këtë moment për të ironizuar fenë dhe nënçmuar e ndonjëherë për t’i torturuar nxënësit të cilët mund të kenë pasur guximin për ti kundërshtuar këto ide. Ndoshta edhe ata mësimdhënës kanë qenë të indoktrinuar në fakultet, e duhet pikërisht atje në fakultet t’i këputen rrënjët e këtij indoktrinimi. Hiç më ndryshe s’janë edhe disa mësimdhënës të historisë e filozofisë e ndoshta edhe lëndëve tjera, po që asnjëherë nuk janë marrë masa ndaj tyre.
Tani që ende është në debat Kushtetuta e Kosovës dhe flitet për ndryshime kushtetuese për hir të normalizimit dhe të bërjes së saj sa më praktike, duhet që të përfshijë edhe ndryshime edhe për çështjen e feve:
1. Zbutjen e laicizmit, më konkretisht që versioni shqip të përmbaj tekstin shekullarizëm si ai në anglisht dhe si kushtetuta e SHBA-ve.
2. Rregullim e pozitës së bashkësive fetare Islame dhe Katolike që është disfavorizuese në raport me atë të Kishës Ortodokse që drejtohet nga serbët, e pronësia e këtyre të fundit duhet të diskutohet në mes Kishës Ortodokse Sllave dhe Ortodoksëve Shqiptarë, meqë ka fakte që përmendin se këto kisha që administron Kisha Sllave janë themeluar nga Ortodoksët Shqiptarë.
3. Dhe aspekte dhe shqetësime tjera që herë pas herë i kanë adresuar bashkësitë fetare, të cilat ndoshta jo domosdo duhet të realizohen në Kushtetutë por me akte tjera nënligjore.
I bindur që në politikën kosovare ka veshë që dëgjojnë edhe zëra jo vetëm zhurmë, se ka të atillë që realitetin e shohin me sy të vet dhe jo të analistëve me agjendë të fshehur, i bindur që në ta ka edhe pak shqiptarizëm dhe njerëzi, them që ndoshta edhe mund të bëhemi shtet e popull normal nëse kërkesat dhe vullneti i popullit merret në konsideratë, patjetër në konsultim me miqtë, por me vendim në favor të shijes dhe qejfi të popullit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin