Saint Prizren
Kishte kaluar kohë që nuk flitej shumë për të. Qyteti shqiptar më në zë dikur, kishte humbur shkëlqimin e tij. I përshkruar si njëri ndër qytetet më atraktivë të regjionit për identitetin e tij socio-kulturor e historik, Prizreni si pak qytete të këtij kalibri, shumë herë përjetoi ngritjet dhe rëniet e tij. Edhe pse vazhdimisht i banuar nga etni e struktura të ndryshme shoqërore, kjo gjë, më shumë se të mira i ka sjellë kokëçarje. Kultura lokale e ndikuar dhunshëm nga kulturat pushtuese gjatë shekujve, është shtresëzuar dhe transformuar deri në kufijtë e shpërfytyrimit. Jeta e varfër kulturore e eklipsuar nga trashëgimia e pasur religjioze, e bënë qytetin të identifikohet për shumë kohë vetëm me xhamitë, kishat dhe izolimin social konzervativ.
Ndërkaq në kohët moderne u shënua një zhvillim më domethënës në artin prizrenas. Nën sistemin jugosllav përkundër mbështetjes së vogël institucionale, krijimtaria artistike filloi të konsolidohet dhe të jetë përfaqësuese e denjë e kulturës shqiptare në ish Jugosllavi. Emra të njohur, jo vetëm nga bota e artit, por shkencës e politikës dolën pikërisht nga ky qytet.
Vitet e nëntëdhjeta ishin shkatërruese dhe si çdo qyteti tjetër të Kosovës, edhe Prizrenit i hoqën mundësinë për tranzicion normal kulturor e artistik. Nuk mund të thuhet shumë as për vitet e pasluftës, prej kur Prishtina dominoi në organizimet e festivaleve të filmit e teatrit. Mungesa e besimit, fondeve si dhe zhvendosja e krijuesve drejt Prishtinës lanë qytetin të mjaftohet vetëm me bukurinë, tregtinë e trashëgiminë e shenjtë fetare. Elemente këto, të rëndësishme, por jo të mjaftueshme për ta kompletuar profilin e merituar të qytetit. Të një profili aktual, dinamik dhe përmbajtjesor.
Dhe nëse i besojmë thënies se “gjërat e mira vijnë ngadalë”, atëherë, kjo po që do të vlente pikërisht për Prizrenin. Organizimi i përvitshëm dhe rritja konstante e festivalit të filmit dokumentar po i jep fund periudhës së athtë artistike të qytetit. Nuri kulturor i Prizrenit, ngadalë por sigurt po riinkarnohet. Dokufest, një gjetje kaq origjinale, po katalizon në mënyrë të përshpejtuar pozicionimin e qytetit në hartën kulturore ballkanike e evropiane.
Tashmë, në jubileun e edicionit të 10-të, festivali ka siguruar kredencialet artistike dhe komerciale të tij e të vetë qytetit. Ekonomia e vogël, gastronomia dhe zejtaria prizrenase po bëhen gjithnjë e më vibrante. Dokufesti, si asnjë festival tjetër shqiptar bën që vendi ynë të përshkruhet nëpër reportazhe e guida jo vetëm për të kaluarën e vrazhdë, por edhe për vlerat kulturore e artistike, të cilat pa dyshim e përplotësojnë peizazhin e vërtetë të saj. Kështu, Prizreni i korrik-gushtit përvëlues po magjeps gjithnjë e më shumë banorët e tij, vizitorët e huaj, artdashësit. Njerëzit nga të gjitha ecejaket e jetës. Me historinë e pasur, arkitekturën dhe ringjalljen kulturore, shqiptarëve, në kuptimin e plotë të fjalës po u rikthehet qyteti i tyre i shenjtë. Saint Prizreni!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin