Faik Konica – Jeta në Uashington
Përfaqësuesi moral i Shqipërisë në Uashington
Kohët e fundit më ra në dorë libri Faik Konica – Jeta në Uashington, i autorit Ilir Ikonomi, botuar nga shtëpia botuese Onufri, një libër ky që përshkruan vitet e shumta të jetës së Faik Konicës në kryeqytetin e Shteteve te Bashkuara, si përfaqësues zyrtar i Shqipërisë, gjatë një periudhe shumë të vështirë për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Në të njëjtën kohë, libri është edhe një pasqyrë e veprimtarisë së shqiptarëve të Amerikës në atë kohë, me të gjitha problemet dhe shqetësimet e komunitetit shqiptaro-amerikan në lidhje me fatin e kombit, në fillim të shekullit të kaluar. Por mbi të gjitha, mendoj unë, Ilir Ikonomi ia del t’i paraqesë lexuesit në imtësi jetën e Faik Konicës, patriotit dhe atdhetarit po se po, por gjithashtu edhe Faik Konicën – demokratin e gërshetuar me një kulturë pluraliste perëndimore, të cilën e dëshironte edhe për Shqipërinë. Ilir Ikonomi, me aftësi të theksuar, paraqet Konicën si ministrin shqiptar në Uashington i cili me nder e dinjitet përfaqësoi dhe luftoi për të drejtat e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, por në të njëjtën kohë ai po ndiqte edhe gjendjen e atëhershme politike në atdhe ndaj të cilës ishte shpeshherë shumë kritik.
Për hir të objektivitetit, jam i detyruar të rrëfej që në fillim se Ilir Ikonomin e kam pasur koleg kur unë punoja në Zërin e Amerikës, dhe ku ai është gjithnjë i punësuar, dhe për të cilin kam respektin më të madh si person, si profesionist, dhe si gazetar i dorës së parë.
Libri, Faik Konica – Jeta në Uashington, është rezultat i shkëlqyeshëm i këtij profesionalizmi. Jo vetëm ne që e njohim dhe kemi punuar me Ilir Ikonomin, por komuniteti shqiptaro-amerikan, përfaqësues i denjë i të cilit ishte Faik Konica, dhe shqiptarët kudo, me plot të drejtë mund të mburren me këtë vepër të përpunuar, të dokumentuar dhe të përpiluar për mrekulli. Është kënaqësi e posaçme për gjakun e shprishur të një emigranti të lexojë një libër, të shkruar nga një emigrant tjetër, e për më tepër nga një koleg, qëllimi i të cilit është vetëm e vetëm për të zbardhur historinë patriotike dhe për të zhdukur thashethemet dhe gënjeshtrat rreth njërit prej figurave më te shquara të historisë së kombit. Autori dhe botuesi meritojnë lavdërime dhe urime.
Libri prej 380 faqesh, i ilustruar me shumë fotografi personalitetesh historike nga periudha e Konicës në Uashington, është një vepër madhështore e një kompetenti, ku përveç fakteve mirë të dokumentuara mbi jetën private të Faik Konicës, në këtë libër, lexuesi mund të gjejë një pjesë të historisë sonë kombëtare siç pasqyrohej në arkivat e shumta diplomatike – që shumë prej tyre shohin për herë të parë dritën e diellit – si edhe në shtypin amerikan të kohës, që siç duket shumë prej tyre ishin të pashfrytëzuara deri tani, fakte e dokumente në lidhje me jetën dhe veprimtarinë e Faik Konicës – shpesh këto të shtrembëruara nga historianët komunistë të Shqipërisë gjatë 50-vjetëve të kaluar.
Siç mund të shihet nga shënimet në fund të faqeve të librit, autori ka përdorur arkivat përkatëse në Amerikë, në Tiranë dhe gjetkë, së bashku me shumë vepra e dokumentacion të huaj, ku përshkruhen marrëdhëniet shpesh të ndërlikuara dhe problematike të Faik Konicës me Mbretin Zog, me Fan Nolin, me përfaqësuese të qeverisë fashiste italiane dhe personalitete të tjera politike, si edhe lidhjet e ngushta dhe miqësinë që Konica gëzonte me Uashingtonin zyrtar të asaj kohe, pothuaj si asnjë diplomat tjetër i huaj i akredituar në Uashington. Megjithëse në mendjen e komunitetit shqiptaro-amerikan kur flitet për Vatrën, Diellin dhe veprimtarinë patriotike të shqiptarëve të Amerikës në fillim të shekullit të kaluar, Konica e Noli përmenden sikur janë një person, me mendime dhe qëllime të njëjta – hollësitë që sjellë Ikonomi në këtë libër, tregojnë se marrëdhëniet midis këtyre dy gjigantëve ishin plot kontradikta e shpesh shumë të ashpra.
Jeta në Uashington e Faik Konicës, është një dokumentar udhërrëfyes se si duhet të sillet e të veprojë një diplomat që përfaqëson një vend të vogël në kryeqytetin e diplomacisë botërore, siç është Uashingtoni. Megjithëse siç ve në dukje edhe autori, Konica nuk kishte patur mundësi të zhvillonte lidhje të ngushta me Kongresin Amerikan, marrëdhëniet e tij në të gjitha nivelet tjera të shoqërisë dhe të politikës – me përfaqësues të degës ekzekutive të qeverisë amerikane, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin e Shtetit, ishin të shkëlqyera. Besoj se arsyeja që Konica nuk kishte zhvilluar kontakte të ngushta me Kongresin, ishte se Kongresi në atë kohë nuk merrej aq shumë me punët e jashtme, siç ndodhë sot. Për më tepër, ai kishte zhvilluar dhe kultivuar kontakte personale e miqësore, të cilat duke u bazuar në përvojën time shumë vjeçare në Uashington, janë po aq të rëndësishme, në mos më të rëndësishme se kontaktet zyrtare.
Autori vë në dukje lidhjet dhe kontaktet e Faik Konicës me gazetarë e shkrimtarë, me diplomatë vendas dhe të huaj, me njerëz të kulturës e të fushave të tjera, të cilat për mendimin tim janë një pasqyrim i rolit shembullor të Konicës se si duhet të sillet, jo vetëm një diplomat, por edhe një shqiptar i thjeshtë që është i interesuar për avancimin e interesave të kombit shqiptar në këtë vend dhe kudo në botë. Ai ishte i vetëdijshëm për rolin e rëndësishëm që luante në mbrojtje të interesave të Shqipërisë në Uashington sa që ishte gati të rrinte në Uashington edhe si “përfaqësues jozyrtar i ndërgjegjes shqiptare”, vetëm e vetëm që Shqipëria të kishte një zë në Uashington, edhe pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.
Autori shkruan për lidhjet e ngushta dhe respektin që shumë amerikanë kishin për Konicën. Ai duket se e kishte shumë të lehtë të bënte një tranzicion pa asnjë problem nga shoqërimi me amerikanë të fushave të ndryshme në takime e biseda me komunitetin e atëhershëm shqiptaro-amerikan. Siç tha edhe autori në një intervistë në Tiranë, askush më mirë se Faiku nuk mund ta luante rolin e ambasadorit në Uashington – ai ishte erudit, anglishtja e tij ishte e përkryer dhe kishte lidhje të ngushta me komunitetin shqiptar të Amerikës. E vërteta është se Konica admirohej njësoj si nga qarqe të ndryshme amerikane ashtu edhe nga komuniteti shqiptaro-amerikan. Autori citon Nelo Drizarin, kryeredaktor i gazetës Dielli, i cili e quante Faik Konicën si “shembull për të tjerët”. “Nuk rrojnë të gjithë shqiptarët për të ngrënë bukë, kanë mbetur edhe nga ata njerëz me veti kreshnike që nderojnë traditat dhe vendin e shqiptarëve”, shkruante Drizari.
Megjithëse kishte marrëdhënie të ndërlikuara me Zogun, Faik Konica pranon, për hir të dashurisë së tij për kombin e vet, ta përfaqësoj atë në Uashington pasi besonte se “Shqipëria e Zogut ende e dobët dhe e rrethuar nga armiq, kishte nevojë për paqe dhe disiplinë, për bashkim të brendshëm dhe për respekt jashtë”. Ambasadori amerikan në Tiranë në vitin 1925, Çarls Hart i dërgon telegram Uashingtonit duke e përshkruar ambasadorin e ri të Shqipërisë në Uashington si një njeri “që ka qëndruar larg politikës personale dhe asnjëherë nuk është shprehur në favor të kësaj ose asaj qeverie shqiptare. Edhe prej atyre, të cilët i ka kundërshtuar, ai njihet jo si politikan, por si njeri që parapëlqen pozitën origjinale të patriotit, një specie për të cilën disa vëzhgues deklarojnë me kokëfortësi se pothuajse është zhdukur mes shqiptarëve të së ashtuquajturës klasë e lartë”.
Është e pa mundur të lexosh librin e Ilir Ikonomit për Faik Konicën e të mos mendosh për gjendjen aktuale politike në Shqipëri dhe troje tjera shqiptare në Ballkan. Duket sikur historia nuk ka ndryshuar shumë, apo ndoshta përsëritet. Një ndër meritat e këtij libri është se autori , me mjeshtëri vë në dukje, kontributin e Konicës në tolerimin e mendimeve dhe të qëndrimeve politike ndryshe, pasi megjithëse Konica nuk kishte shumë simpati për Mbretin Zog, ai prapëseprapë pranon emërimin prej tij si Ministër Fuqiplotë. Nga ana tjetër, kjo tregon edhe tolerancën e Zogut ndaj një kundërshtari politik. Libri radhitë kundërshtimet dhe ndërlikimet politike që kishte me Zogun dhe njerëzit rreth tij, duke e paraqitur Konicën para nesh si një “mendje e ndritur dhe një zemër që ka rrahur gjithherë për vendin e vet”, tha Profesor Sami Repishti në vlerësimin e tij për librin.
Disa recensorë me të drejtë e kanë cilësuar veprën e Zotit Ikonomi si një sfidë ndaj historiografisë komuniste, por edhe si një udhërrëfyes për politikanët e sotëm e të ardhshëm shqiptarë, për mënyrën se si duhet vepruar me kundërshtarin politik, për hir të interesave madhore me të cilat përballet kombi. Janë ca raste historike kur zëri i partive dhe i kundërshtimeve duhet të pushojë përpara një interesi më të lartë, pat thënë me një rast Faik Konica. Kjo është një thirrje e Konicës që dëgjohet anë e mbanë këtij libri. Kjo është një ushtimë që përcjellë ky libër për aktualitetin politik anë e mbanë botës shqiptare.
Ilir Ikonomi mjeshtërisht i paraqet lexuesit Faik Konicën si një shembull fleksibiliteti dhe kompromisesh politike kurdoherë që e kërkon interesi i kombit. “Unë i lodhur s’jam aspak dhe do të isha gati të vazhdoja luftën me forcë po të kish lufta ndonjë qëllim. Po qëllim lufta s’ka dhe s’mund të ketë. Fan Noli dhe unë kemi luftuar për një guvernë të një tipi të përparuar. Ahmed Zogu ka luftuar për një guvernë të një tipi më konservativ. Ahmed Zogu na mundi dhe na mundi me themel…Në Amerikë, kanë një zakon që i munduri i shtërngon dorën mundësit”. Në të njëjtën kohë, sipas Konicës “guverna duhet të ketë një ngjyrë kombëtare dhe morale. Njerës me të shkuar jo të pastër të përjashtohen nga qeveria… dhe indipendenca e gjykatorëve të nderohet”.
“Jeta në Uashington” e diplomatit të parë shqiptar është gjithashtu shembull për tu ndjekur nga çdo diplomat shqiptar, në cilindo vend të botës, pasi sipas Konicës, “për hir dhe nder të Shtetit, njerës që përdorin pozitën e tyre për të tregtuar, ose njerës që lozin kumar, nuk duhet të përdoren për punët e jashtme….se përfaqsonjës qesharakë ose pa dinjitet diskreditojnë Shtetin”. Prandaj ky libër duhet të jetë lexim i detyrueshëm për diplomatët shqiptarë, sepse siç tha edhe Ministri i jashtëm shqiptar, Zoti Haxhinasto gjatë takimit me autorin në Tiranë në Prill, “libri i Ikonomit në këtë drejtim është unik dhe sjellë një studim që i ka munguar diplomacisë shqiptare”.
Por mbi të gjitha, libri i Ilir Ikonomit është gjithashtu një dokument edhe i përpjekjeve të Faik Konicës për të vendosur miqësi dhe marrëdhënie të ngushta midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara – marrëdhënie këto që ai i kultivoi pa pushuar ditë e natë, gjatë gjithë jetës së tij në Uashington. Siç thotë edhe autori, “Faiku në fjalimet e tij ai përmendte shpesh nevojën që shqiptarët të mësonin disa vlera amerikane, si puna dhe shpirti praktik e humanitar”. Dhe në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan NBC, Faik Konica thotë se “Lëvizja shqiptare për pavarësi u frymëzua nga ideale amerikane si edhe nga kujtimet e së kaluarës. Ishin refugjatët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara që i dhanë forcën asaj lëvizjeje”.
Libri gjithashtu përpiqet të hedhë dritë mbi disa figura të emigracionit, të ndaluara e të censuruara nga regjimi komunist, por bashkëkohës të Konicës, si At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Fan Noli, e të tjerë. Ikonomi shkruan se, njëri ndër ta, At Gjergj Fishta megjithëse pranoi të bëhej anëtar i Akademisë italiane të Arteve dhe të Shkencave nën fashizmin, “Fishta nuk i shërbeu politikisht Italisë dhe nuk bëri asgjë që të dëmtonte pavarësinë e vendit të vet”.
Ishte fati i keq i kombit dhe i tyre, që Faik Konica dhe bashkëkohësit e tij u dënuan me mërgim të përjetshëm. Njerëzit më të mëdhenj e më të zgjedhur të kombit, si Faik Konica, që lindën e u rritën në prehrin e saj, nuk u shpërblyen siç duhet – as kur ishin gjallë dhe as post mortem – me mirëkuptim, nderime e njohje, por përkundrazi vetëm përjetuan vuajtën, mërgimin, salvimet dhe nganjëherë edhe vrasjet.
Mundi i Ilir Ikonomit në një punë kaq të madhe, pasqyron pasionin dhe dashurinë prej gazetari që ai posedon për të zbuluar të vërtetën për Faik Konicën, një patriot dhe personalitet të dalluar të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të historisë së kombit shqiptar – me të gjitha sukseset dhe të metat e tij, si person dhe si politikan. Këtë ai e ka bërë me plot sukses duke i servirur lexuesit dokumente të pazbuluar më parë. Vepra e tij, Faik Konica – Jeta në Uashington, është pa dyshim, një kontribut i rëndësishëm në historiografinë shqiptare dhe diplomacinë, por në të vërtetë është edhe një vepër interesante me burime të panjohura deri tani dhe e dobishme për tu lexuar nga të gjithë, prandaj nuk mund e lëshova nga dora duke e lexuar fund e maje, me vëmendje dhe përfitim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin