Arvizu – Dell – Riker
S’kam idenë se çfarë do të kishim bërë pa amerikanët. Pa hyrë shumë në histori vlen të kujtojmë vetëm qëndrimin kur presidenti Uillson (1856-1924), mbrojti me këmbëngulje interesat territoriale të Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Versajë, (1919-1920) dhe ndihmën e gjithanshme gjatë luftës së fundit të vitit 1999.
Në turbulencat e ndryshme politike, adresa e parë e orientimit për ndërmjetësim është ambasada amerikane: në Shqipëri ambasadori Aleksandër Arvizu, në Kosovë Kristofer Dell dhe në Maqedoni Filip Riker. Kështu formula më efikase që tashmë funksionon është pikërisht formula Arvizu-Dell-Riker. Ambasadat amerikane janë bërë çelësi i vetëm i zgjidhjes së kontesteve të ndërsjella ndërpartiake. Ato kanë kredibilitetin e mjaftueshëm për të stopuar shkarjen e ngërçeve politike në kahje të padëshirueshme.
Për çfarëdo problemi politik, pyetja e parë që shtrohet është: “Çfarë thotë për këtë ambasada amerikane?”, Big Brother – i ynë. Prononcimi i kësaj ambasade merret si i mirëqenë, si fakt që duhet respektuar dhe një e vërtetë e pakontestueshme. Kush guxon pastaj të thotë se “nuk pajtohem me mendimin e ambasadës amerikane”; ai anatemohet më keq sesa të bënte sakrilegj a blasfemi. Pastaj stigmatizohet nga shoqëria civile dhe media si element destabiluzues, antidemokratik dhe regresiv. Dhe mirë që është kështu. Po të mos ekzistonte edhe ky autoritet arbitrar, athua çfarë do të ndodhte në gjithë ato momente kur asnjëra parti s’i lëshon udhë tjetrës, kur secila thirret në të drejtën e saj absolute dhe kur për secilën pala tjetër, siç shprehej Sartri, është ferr.
Nëse shkurtazi i hedhim një vështrim rolit dhe efektit të ambasadave amerikane në neutralizimin e tensioneve politike, shohim se si pa ndihmën e tyre, do të ishte e paimagjinueshme të mendohej se si do të tejkaloheshin disa kriza.
Mirëpo shtrohet pyetje vallë kjo fuqi e zërit të ambasadave amerikane buron nga frika apo nga respekti, apo nga kombinimi i të dyja elementeve. Nuk ka dyshim se secili subjekt politik është i vetëdijshëm për autoritetin e SHBA-ve te shqiptarët, sa është i vetëdijshëm edhe për fuqinë diplomatike, ekonomike e të gjithanshme të këtij vendi. Kundërshtimi eventual i mendimit të ambasadës amerikane nga cilido subjekt qoftë, do të bartte reperkusione të pariparueshme në opinionin publik. Kjo do të ndikonte në zbehjen e mbështetjes së elektoratit dhe dekompozimit gradual të atij subjekti.
Shpesh në zgjidhjen e problemeve involvohen edhe ambasadorë të vendeve evropiane, por jehona e impaktit të tyre në zgjidhjen e kontesteve është e papërfillshme në krahasim me ambasadën amerikane, ndonëse si Shqipëria ashtu edhe Kosova synojnë integrimet evropiane.
Prandaj në gjithë fatin tonë të keq historik që u deshtë të kalonim nëpër kapërcyellin e procesit të tranzicionit demokratik dhe faktit se bartës të këtyre proceseve ishin edhe shumë politikanë të papërgjegjshëm, mund të thuhet se fati ynë i mirë në këtë fatkeqësi, ishte që sërish na u gjendën amerikanët. Pa ndihmën e tyre do ta kishim tejet vështirë t’i tejkalonim disa situata të rënda krizalide me përmasa shkatërrimtare.
Edhe së fundi kur tensionet politike në Shqipëri në mes PS dhe PD janë në vlim të vazhdueshëm, është ambasadori Arvizu që në mënyrë simbolike përvjel mëngët; në Kosovë ishte merita e Dell-it në gjetjen e kompromisit për zgjedhjen e presidentes Jahjaga dhe është Riker në Maqedoni, i cili shpesh i ul kundërshtarët Ahmeti e Thaçi për t’u rrëfyer si te prifti për mëkatet e tyre. Siç shpalosi detaje Wikileaksi, Ali Ahmeti i ishte rrëfyer Rikerit se ndihej i pafuqishëm përballë Gruevskit, kurse Menduh Thaçi i kishte thënë se platforma e marrëveshjes së tij të re nuk ishte diçka serioze, por me të kishte vetëm për qëllim ta ngrehte rejtingun e partisë së tij.
Është mirë kur ka kush i vë gjërat nën kontroll, por edhe më mirë do të ishte që të ngrihej vetëdija dhe pjekuria politike që vetë ta mbanim kontrollin në duart tona. Mirëpo për të ardhur kjo ditë duhet kohë, dhe një herë përnjëherë pak dritë shihet në tunelin e errët.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëEdhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin