A është Kosova shtet laik?!
Kushtetuta e Republikës së Kosovës e përkufizon Kosovën si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. Kushtetua nuk është as Bibël e as Kuran, dhe si e tillë, do të thotë se është e cenueshme, e ndryshueshme. Edhe pse cenueshmëria e Kushtetues është legjitime në kohë dhe rrethana të caktuara; në këtë pikë, pra të përkufizimit të shtetit tonë si shtet laik, duhet të jetë e pacenueshme, ngase Kosovën të tillë e dëshirojmë ne qytetarët e saj.
Sipas pikëpamjes sime, çdo hamendje karshi këtij përkufizimi është tejet e gabuar dhe e pajustifikueshme në të njëjtën kohë. Gjithsesi, të flitet për çështjet e besimeve fetare te shqiptarët, konsiderohet si diçka kreative dhe shumë komplekse njëkohësisht. Para së gjithash; cilit besim i përkasin shqiptarët?!
Populli shqiptar ndër më të vjetrit e Gadishullit Ballkanik, është ndër të parët popuj që e përqafoi krishterimin si doktrinë. Shën Flori dhe Shën Lauri konsiderohen si shpërndarësit e parë të kësaj doktrine në trevat e banuara me popullsi pellazge. Kjo doktrinë u pranua si e vërtetë e pakundërshtueshme e pandryshueshme nga popujt e këtyre trevave, dhe kështu mori epitetin e dogmës, dhe si e tillë jetoi dhe vazhdon të jetojë në hapësirat e gadishullit tonë.
Siç dihet, islami si doktrinë u plasua shekuj më vonë dhe fillimisht u përqafua nga popujt e lindjes. Me krijimin e Perandorisë otomane dhe me pushtimet që bëri kjo perandori mbi trevat e Gadishullit Ballkanik, u shfaq edhe fenomeni i konvertimit në këto anë. Pas luftërave të pareshtura të Skënderbeut, për të cilin nga historianë dhe pseudohistorianë janë thurur tregime të ndryshme në lidhje me rezistencën që i bën kësaj perandorie (pra Skënderbeu e mbrojti krishterimin apo vendin, popullin e tij, kjo është dilema!), populli shqiptar, apo fiset shqiptare, meqë Shek. XIX njihet si koha e formimit të kombeve, fillimisht në përqindje jo edhe të madhe, por gjithnjë në rritje e përqafoi islamin si doktrinë, dhe për pasojë ne jemi ndër të paktit popuj të botës që kemi tri konfesione.
Doemos brenda kësaj të vërtete, historikisht nuk është fshehur asgjë e ligë. Mirëpo, sikur diçka ka ndryshuar në këtë drejtim. A po i lëkundën themelet kësaj tolerance ndërfetare tani kur popullit shqiptar më shumë se çdo gjë tjetër i nevojitet uniteti? A guxon të ndodhë kjo? Ata që e bëjnë edhe më të voglin hap drejt tendencës së prishjes së imazhit të mirë që historikisht kanë dhënë shqiptarët përsa i përket tolerancës ndërfetare, janë armiqtë më të mëdhenj të njeriut tonë. Kosova kurrë e në asnjërën mënyrë nuk guxon të jetë vend i fundamentalistëve të cilët bëhen apologjet të njërës, apo përjashtues të tjetrës doktrinë fetare në vend.
Tendenca të tilla mbase jo të rrezikshme për shkurtpamësit, e bajagi të rrezikshme për largpamësit janë evidente në qarqe të ndryshme, si intelektuale ashtu edhe në masën e gjerë. Një tendencë e tillë, pra një shenjë e mostolerancës ndërfetare do të konsiderohet mospëlqimi i ndërtimit të katedrales në qendër të Prishtinës. Ata që janë kundër katedrales, apo ata të cilët përdorin metoda të tilla përçarëse duhet të jenë domosdoshmërish të përjashtuar dhe të vetmuar në ndërgjegjen e tyre.
Nëse jo dikujt tjetër, a nuk ia kemi borxh nënës tonë të madhe, Nënës Terezë, ndërtimin e një katedraleje në qendër të kryeqytetit tonë, a nuk ia kemi borxh Pjetër Bogdanit, Pjetër Budit e sa e sa dijetarëve të tjerë të mëdhenj të kombit të cilët punuan pa kursim për çështjen kombëtare. Jo të nderuar “kundërshtarë” nuk keni të drejtë, Prishtinës i ka munguar një katedrale madhështore siç besojmë të jetë kjo e cila është në ndërtim e sipër, e cila edhe vizualisht do ta tregojë kulturën tonë perëndimore.
Dashtë e pa të, shqiptarët janë perëndimorë, tekefundit a nuk është synim i ynë perëndimi? Gjithsesi. Le të ndërtohen Kisha e Xhamia, le të ndërtohen katedrale e hamame, le të ndërtohen teqe e faltore, le të ndërtohen të gjitha, mos ta ndërtojmë hijen ogurzeze të mostolerancës ndërfetare. Dhe le ta mbyllim këtë paraqitje me një fjali të mençur të mësuesit të kombit, të dijetarit më të madh shqiptar të shek. XX, Faik Konicës; “Të premten në Xhami të dielën në Kishë”, vetëm kështu kontribuohet drejt unitetit kombëtar, çdo ndërmarrje tjetër e përmbys aspiratën tonë shekullore për të qenë njëmendët të lirë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin