A zhvillohet një vend vetëm duke pasur financa të mjaftueshme nga borxhet?
Ditëve të fundit nëpër mediat kosovare është në fokus Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Qeveria e Kosovës. Ekspertë, analistë, gazetarë e kushdo tjetër me njw ton shokues provuan të paraqesin Kosovën se është duke shkuar drejt kolapsit financiar për shkak se gjoja paska “prishur” raportet me FMN-në!
Po ju drejtohem të gjithë juve të nderuar ekspertë, analistë, gazetarë, politikanë, ekonomistë, qytetarë të “thjeshtë e të përbërë”, motra e vëllezër, shokë e miq, të nderuar bashkëkombës shqiptarë, pra po Ju drejtohem me pyetjet: a janë mjetet financiare ato që bëjnë zhvillim? Apo është njeriu dhe mendja e tij që bën zhvillim? A është paraja ajo që e ka bërë njeriun? Apo është njeriu Ai që e ka bërë paranë? A është FMN-ja ajo që mund të zhvilloi Kosovën? Apo është vetë shoqëria kosovare ajo që mund të zhvilloi vetveten?
Po ua parashtroj këto pyetje, jo vetëm për të hapur debat, por thjeshtë për të bërë secilin nga ju që të mendoni se mjetet financiare nuk janë burimi kryesor për zhvillimin e një vendi, madje Kosovës që nga paslufta më së paku i kanë munguar mjetet monetare. E them këtë sepse tetë vite nga paslufta buxheti i Kosovës kishte 400 milionë euro suficit, pra kishte mjete të pashpenzuara, thjesht Kosova kishte mjete financiare, por nuk kishte zhvillim.
Kosova është thjesht një “foshnje” që po mundohet të rritet në një ambient të pasigurt, për faktin që prindërit e kësaj foshnje as nuk po dinë të jetojnë në “martesë” e as të “bashkëjetojnë”. Një fëmijë i vogël i porsalindur nuk ka nevojë për “para”, fëmija ka nevojë për kujdes, ka nevojë për ambient të sigurt, të mundet të lëviz kudo dhe të mos lëndohet, ka nevojë të edukohet mirë që kur të bëhet i “rritur” të dijë të jetoj me trendin e kohës. Po e paragonoj Kosovën me një fëmijë, sepse vërtetë është e tillë, vetëm sa ka mbushur tre vjet dhe të gjithë NE po kërkojmë nga një trevjeçare të bëjë të pamundurën!
Shoqëria kosovare ka nevojë për një lidership më racional, më me transparencë nëpër të gjitha proceset që kjo shoqëri po kalon, më shumë konstruktivitet ne mes të pozitës dhe opozitës, më shumë punë nga të gjithë drejt formimit dhe planifikimit të një strategjie të përbashkët kombëtare, e jo vetëm polemika dhe kritika vetëm sa për të thënë diçka. Kritikat absolutisht janë të mira në një sistem demokratik, por në vendet demokratike kritikat kanë një alternativë si zgjidhje më të mirë në problemin e caktuar.
Desha të shtoj që para disa muajsh kur qeveria kishte arritur një marrëveshje me FMN-në, opozita doli në media dhe bëri të gjitha kritikat e mundshme kundër marrëveshjes gjoja se tani qeveria do e fus vendin në borxhe dhe do të rrezikoj stabilitetin ekonomik të vendit. Kur tani ajo marrëveshje u ndërpre përkohësisht, prapë opozita doli në media, por tani kundër shkëputjes së marrëveshjes duke aluduar në atë se tani Kosova rrezikon “kolaps” financiar. Do t’i thosha opozitës që nuk mund të jenë të dyja këto pohime që të dalin nga e njëjta “gojë”, thjesht për faktin që ose marrëveshja me FMN-në është e mirë ose shkëputja e marrëveshjes është e mirë për vendin. Në këtë pikë opozita duhet të jetë e qartë kur t’i drejtohet mediave për të komunikuar me popullin.
Të kthehemi pak tek pyetjet që i shtrova në fillim. Në fakt dua të elaboroj në shpjegim mbi pyetjet e parashtruara më lartë. Dua të theksoj që Kosova nuk ka nevojë për mjete financiare nga jashtë, të paktën jo për momentin, thjesht për faktin që buxheti i Kosovës ende ka suficit, pastaj qeveria duhet të orientohet në funksionimin e tregut të letrave me vlerë (hapjen e bursës), nga ky treg qeveria mund të mbuloj shpenzimet shtesë që mund të vijnë si rezultat i investimeve kapitale, interesat e paguara në ato mjete shtesë mbesin tek kosovarët, e kështu nuk është e nevojshme t’iu paguhet interesa as FMN-së e as ndonjë institucioni tjetër ndërkombëtarë.
Kosova dhe lidershipi i saj duhet të orientohen në sektor të ekonomisë ku Kosova ka përparësi në rajon, shfrytëzimi racional i resurseve minerale, investime të përbashkëta shtetërore dhe private në kompanitë publike me interes vital për kombin (për shembull Trepça, KEK-u, etj…). Angazhim të ekspertëve në zbulim të mëtejmë të resurseve minerale, ngase Kosova ka potenciale të provuara në këtë sektor.
Për të konkluduar, dua të shtoj që praktikat e vendeve të ndryshme kanë dëshmuar që nuk janë mjetet financiare që ndikojnë në zhvillimin e një shoqërie, por janë kombinimet e aftësive të individëve brenda grupit shoqëror me resurset natyrore brenda atij vendi. Pra organizim i duhur dhe respektimi i ligjshmërisë, padyshim na dërgon të zhvillimi i gjithëmbarshëm.
Politika e borxheve, politika fiskale “agresive”, politika monetare e te gjitha politikat tjera ekonomike që mund të zbatohen brenda një vendi, vijnë si rezultat i programeve qeveritare që dalin nga vota e popullit dhe mund të ndërrohen në ndërkohë pasi që qeveria në fjalë mund të jetë efektive apo e kundërta e saj.
Mjetet financiare nga FMN-ja e BB-ja dhe institucione tjera ndërkombëtare do të jenë të nevojshme për Kosovën, por vetëm atëherë kur Kosova fillon të prodhojë të mira materiale për vetveten dhe për eksport, kur Kosova të dëshmojë që zhvillimi është në rrugë të mirë dhe drejt qëndrueshmërisë.
(Autori është magjistër i Shkencave Ekonomike)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje