Arrestimi i “Kasapit të Bosnjës”
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq vërtetoi arrestimin e kriminelit të luftës, Ratko Mladiq duke thënë: “Në emër të Republikës së Serbisë, njoftoj se Ratko Mladiq është arrestuar”. Ish-gjenerali Mladiq akuzohet se ka qenë arkitekti i masakrës së Srebrenicës, ku mbetën të vrarë mbi 8,000 vetë, si edhe orkestrues i shumë krimeve të tjera të luftërave në Ballkan. Ai ishte udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës, i cili u përpoq të spastronte etnikisht pjesë të Bosnjës e Hercegovinës dhe në këtë mënyrë të krijonte “Serbinë e Madhe“. I akuzuar për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga viti 1992 deri më 1995, ai kërkohej nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime në ish-Jugosllavi. Krimet në Srebrenicë, konsiderohen si masakra më madhe në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë 15 vjetëve të fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, janë ankuar dhe vazhdimisht kanë kritikuar Serbinë se nuk ka bërë mjaft për të arrestuar Mladiqin. Më në fund ky u arrestua brenda kufijve të Serbisë, ku edhe ishte gjatë gjithë kësaj kohe. Presidenti Tadiq, duke njoftuar arrestimin e Mladiqit, tha se “Ne i dhamë fund një periudhe të vështirë të historisë sonë dhe shlyemë një njollë të zezë nga fytyra e çdo anëtari të kombit tonë kudo qofshin ata”.
Arrestimi i Mladiqit është një gjë e mirë dhe pozitive që mund të kontribuojë drejtë një pajtimi të mundshëm në Ballkan. Mirëpo, mbi të gjitha konsiderimet, kjo është një ditë me rëndësi për viktimat e myslimanëve të Bosnjës dhe të tjerëve duke sjellë sado pak paqe në radhët e viktimave te atij vendi dhe në të njëjtën kohë mund të përshpejtojë dhe të lehtësojë mundësitë e Serbisë për tu bërë anëtare e Bashkimit Evropian, dhe në këtë mënyrë mund të çojë edhe në integrimin evropian më të shpejtë të të gjithë rajonit, duke përfshirë edhe Shqipërinë dhe Kosovën.
Por me gjithë deklaratën e Presidentit Tadiq se qeveria e tij ka bashkëpunuar me Hagën që prej fillimit, siç duket arrestimi i Mladiqit u bë, jo nga ndonjë detyrim moral, por pas presioneve të mëdha ndërkombëtare, kryesisht nga Uashingtoni dhe Brukseli, dhe u realizua në një kohë kur pritej që Kryeprokurori i Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës, Zoti Serxh Bramertz t’i paraqiste Këshillit te Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një raport jashtëzakonisht kritik ndaj dështimit ose mos vullnetit të Beogradit për të arrestuar Mladiqin.
Reagimet ishin të shpejta në lidhje me arrestimin e Mladiqit. Presidenti amerikan, Zoti Barack Obama bëri këtë deklaratë nga Evropa, ku gjendet për një vizitë prej disa ditësh: “Përshëndes Presidentin Tadiq dhe qeverinë e Serbisë për vendosmërinë e tyre, gjë që siguroi se Mladiqi do të kapej dhe se do të dalë para drejtësisë. Në këtë ditë të rëndësishme, ne angazhohemi se do të përkrahim përpjekjet për pajtim në Ballkan, dhe se do të punojmë për të parandaluar masakra të tilla në të ardhmen”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Zoti Rasmussen u citua nga media të ketë thënë se “gjenerali Mladiq ka luajtur rolin kryesor në disa prej episodeve më të errëta të historisë ballkanike dhe evropiane”, duke shtuar se arrestimi i tij paraqet një rast që drejtësia të çohet në vend. Ndërsa, përfaqësuesja e Komunitetit evropian për politikë të jashtme, Katerine Ashton u deklarua se “ky është një hap i rëndësishëm për drejtësinë serbe dhe ndërkombëtare….dhe se bashkëpunimi i Serbisë me Tribunalin e Hagës mbetet gjithnjë i rëndësishëm në rrugën e Serbisë drejtë anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian”.
Analistë të ndryshëm, sidomos në Evropë, thanë sot se me arrestimin e Mladiqit, Serbia ka mbyllur një kapitull të vështirë të historisë së saj dhe se ka hequr një barrë të rendë që e kishte të lidhur rreth qafe. Natyrisht se arrestimi i kriminelëve të luftës si Mladiq, është një vendim moral me vend dhe si të them, më mirë vonë se kurrë. Por historia e pas luftërave në Ballkan tregon se nuk ka mbyllje kapitujsh as për Serbinë as për popujt e tjerë të Ballkanit për derisa qeveria dhe populli serb nuk përballen me realitetin. Edhe pas regjimit të Millosheviqit, Serbia, nëpërmjet udhëheqësve të ndryshëm të saj, ka bërë përpjekje që pjesa e dominuar nga serbët në Bosnje duhet të futet nën kontrollin e Beogradit. Partia Radikale Serbe, me një përkrahje prej pothuaj 40 për qind të elektoratit serb, është betuar se ajo kurrë nuk do të përulet para presionit ndërkombëtar për të dorëzuar kriminelët e luftës dhe se nuk do të heqë dorë kurrë nga “tokat e humbura.” Dihet gjithashtu qëndrimi zyrtar i Presidentit serb Tadiq dhe i Serbisë në lidhje me Kosovën dhe pavarësinë e saj, qëndrim ky që nuk ndryshon aspak nga qëndrimet e mëparshme të Serbisë ndaj Kosovës, edhe sot e kësaj dite, edhe pas njohjeve të pavarësisë së saj nga pjesa dërmuese e botës perëndimore dhe të tjerë. Natyrisht se kapja e kriminelëve të luftës është një gjë detyrimisht morale, por kjo ndërmarrje nuk mund dhe nuk duhet të kuptohet as të pranohet nga askush si një masë për të cilësuar tani Serbinë si një vend që tani – me arrestimin e Mladiqit — “i ka la të gjitha borxhet”.
Kapja e një krimineli nuk mund të mbuloje krimet e luftës të bëra nga Serbia anë e mbanë Ballkanit, duke përfshirë edhe Kosovën. Në Ballkan ekziston një paqe e imponuar. Paqe të vërtetë në Ballkan nuk do të ketë pa pajtim – dhe nuk do të ketë pajtim në qoftë se agresori nuk u kërkon falje viktimave të tij. Zoti Tadiq – nuk do të ketë shlyerje të njollave të zeza nga fytyra e asnjë bashkëkombësi tënd, për derisa nuk u kërkon falje – në emër të kombit serb – të gjithë popujve të ish-Jugosllavisë, duke përfshirë edhe shqiptarët, për krimet që gjatë dekadave janë bere kundër tyre në emër të një “Serbie të Madhe”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-12-780x439.png)
"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin