Pengesat e qytetarisë në Kosovë
Pas pavarësimit të Kosovës, në diskutime publike në vend është shtruar ideja se ‘kombi kosovar’ ka me lindë si pasojë e pashmangshme e krijimit të shtetit të Kosovës. Mirëpo, ky është një mit i përgënjeshtrueshëm ngase shteti mund të kapërcejë përçarjet ndërmjet etnive apo kombeve, por jo domosdoshmërisht duke lindur një komb unik.
Shpresa se shteti i Kosovës ka me lindë ‘kombin qytetar kosovar’ është e kotë në një kontekst kulturor ku ndjenjat kombëtare më tepër kanë qenë të lidhura me elemente etno-kulturore (si gjuha e përbashkët, për shembull, mitet e prejardhjes së përbashkët – ‘gjaku’, e të ngjashme) dhe as që është e parashikueshme se do të ndërrojë kjo. Arroganca e disa individëve ‘të iluminuar’ e të vetëshpallur pararojë e ‘kombit kosovar’, nuk ka me ndryshua këtë mendësi.
Në të vërtetë, çështja nëse duhet shpikur apo jo një identitet kosovar në kuptim të identitetit kombëtar është e kotë dhe e panevojshme. Askush nuk po kërkon që të bëhet një gjë e tillë. Madje, kjo nuk ka qenë kërkesë as për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës dhe pra nuk kërkohet as prej projektuesve të shtetit të Kosovës.
Mendoj se në shoqërinë e re të Kosovës është e nevojshme të mendohet se si të arrihet uniteti politik në kontekst të përçarjeve ndër-etnike e që mund të bëhet edhe pa idenë e formimit të një ‘kombi kosovar’. Strategjia ndërkombëtare angazhohet që identiteti i përbashkët politik të arrihet përmes krijimit të një shoqërie ku sundon ligji (Eulex-i është krijuar për këtë), respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave (të detyrueshme me Planin e Ahtisarit dhe të integruara në Kushtetutë), aspiratat e përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Europian (si devizë për legjitimimin e qeverive në vend), e kështu me radhë. Ndonëse, kjo strategji duket e përshtatshme, sukseset e janë tejet të pakta. Por, pavarësisht nga mossuksesi i politikave, qëllimet (apo së paku disa prej tyre) mbesin të justifikueshme.
Megjithatë, procesi i krijimit të identiteti unik politik dhe qytetarisë kosovare po duket të jetë i vështirë. Sfida është të zbatohet sundimi i ligjit në tërë territorin dhe segmentet e shoqërisë, në mënyrë që vendi të bëhet një shtet ku entitetet etnike do të formojnë një shoqëri unike në të cilën do të jetojnë dhe prosperojnë. Fuqizimi i institucioneve vetëqeverisëse në Kosovë mund të lehtësojë kapërcimin e përçarjeve kombëtare/etnike, apo së paku t’i vë në rend të dytë këto dallime. Nëse Kosova do të funksionojë si shtet i suksesshëm, forca e shtetit për të krijuar një identitet mbi-etnik, i bazuar në një ide të qytetarisë së përbashkët, apo në një “patriotizëm kushtetues”, nuk duhet të nënvlerësohet.
Mirëpo, përveç rrethanave objektive politike dhe shoqërore, në procesin e krijimit të unitetit politik dhe qytetarisë, ndikimin të pamohueshëm ka edhe klasa politike. Ajo, së bashku me inteligjencien e shoqërisë mund të caktojnë drejtimin e politikave identitare drejt nacionalizmit etnik-kulturor apo drejt qytetarisë së përbashkët.
Të motivuar politikisht, klasa politike mund të përdorë ndjenjat nacionaliste për motive politike, si për shembull për të arritur në pushtet dhe për të legjitimuar atë. Ndoshta klasa politike në Kosovë, e shtyrë nga pasioni për pushtet dhe nevoja për ta legjitimuar atë, ka anuar nga ligjërimi etno-nacionalist për të përkthyer ndjenjat nacionaliste në mbështetje të masave. Prandaj, deri sa diskursi pro ‘kombit shqiptar’ dhe ai pro ‘kombit serb’ janë leva që ndihmojnë për të fituar vota nga qytetarët si dhe përkrahje nga Serbia përkatësisht, askujt prej politikanëve në Kosovë nuk i leverdis të promovojë sinqerisht idenë e qytetarisë së përbashkët (aq më pak ‘kombit kosovar’). Natyrisht, kjo nuk nënkupton se klasa politike kosovare shqiptare ka një projekt nacionalist shqiptar, por se ligjërimi nacionalist mbetet në nivel të retorikës.
Prandaj, mundësia e arritjes së një uniteti politik, përmes krijimi të një identiteti të bazuar në qytetarinë e përbashkët, varet edhe prej elitave politike e kulturore të shoqërisë të cilat mund ta promovojnë atë apo ta paraqesin si kërcënim për identitetin kombëtar a etnik të grupeve përkatëse.
(Autori është mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin