LAJMI I FUNDIT:

Ndërrimi i pushtetit dhe rreziku për shtetin

Sa herë që Shqipëria hyn në një proces zgjedhor qoftë në nivel lokal apo qendror, thuajse paraprakisht janë të njohura zhvillimet politike, të cilat karakterizohen me përplasje të brendshme politike, me gjuhë të rëndë akuzash nga lideshipet e dy kampeve më të mëdha të socialistëve dhe demokratëve.

Shqipëria dhe Kosova mbeten dy vende të vetme në Ballkan dhe Evropë, që sa herë mund të ndërrohet pushteti rrezikohen institucionet shtetërore, rritet pasiguria për qytetarët dhe fushata përcillet me incidente dhe tensione politike (në Shqipëri) deri në një luftë të brendshme civile.

Pavarësisht zhvillimeve aktuale që po i kalon shteti shqiptar, asnjë shqiptar nuk mund të ndihet indiferent dhe shtiret se nuk po ndodh asgjë.


E lavdëruar për një fushatë paksa ma korrekte se zgjedhjet e kaluara, me të hyr në finalizimin e procesit zgjedhor, sidomos për Bashkinë e Tiranës, hedhja e një numri të fletëvotimeve në kuti të gabuara u bë mollë sherri dhe grindjeje nga thirrjet për revolta paqësore deri në ato të dhunshme, me kërkesa për t’u kontestuar rezultati i “ndryshuar” pas marrjes së vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lidershipi shqiptar dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mbet pa u kritikuar rreptë nga ana e ambasadorit amerikan, Arvizu, dhe zyrtarëve të lartë evropian si Doris Pak, për ecurinë e përfundimit të pakëndshëm të procesit zgjedhor, zvarritjes në publikimin e rezultateve preliminare, të cilat i kontribuuan rritjes së tensioneve politike, dhe vendi po rrëshqet drejt një krize politike, e cila pak ka gjasa që zgjidhja të gjendet nga brenda, por thirrjet dhe shpëtimi po kërkohet nga faktorët më relevantë të bashkësisë ndërkombëtare për ta shmangur një konflikt me përmasa tragjike.

Cila do të ishte zgjidhja politike tani?

Dy kampet e mëdha politike, pavarësisht kontestimit të rezultatit zgjedhor për Bashkinë e Tiranës, do të duhej të vepronin më me gjakftohtësi duke iu shmangur deklaratave mjaftë të nxehta për dhunë, dhe përgjigjeve të ashpra të qeverisë, se do të reagojnë ndaj atyre që përpiqen t’i “uzurpojnë” institucionet.

Shqipëria në këtë gjendje çfarë është tani, e ka bërë veten të nevojshme t’ia hap derën diplomatëve të huaj, të cilët kanë gatishmërinë që të ndihmohet arritja e një marrëveshje politike, e cila e ndërpret revoltën nëpër rrugë një nga mjetet për zgjidhje politike që ofron opozita.

Tani për tani ka një opsion real nëpërmes të cilit do të mund të hyhej në zgjidhje politike të qëndrueshme, por kërkohet vullnet dhe kompromise të dyanshme. Dy kampet e mëdha politike duhet ta njohin që në fillim rezultatin zgjedhor, që pak a shumë është i njohur në të gjithë Shqipërinë, ndërsa për kryetarë të Bashkisë së Tiranës, të merrej vendim që të përsëritej procesi zgjedhor brenda një afati kohor, i cili lejon organizim shumë korrekt, serioz dhe transparent, dhe, aty ku mund të idendentifikohen sfidat ligjore, të cilat dolën nga këto zgjedhje, të arrihet pajtueshmëria që nëpërmes ndonjë akti nënligjor të plotësohen boshllëqet e Kodi Zgjedhor dhe të hapej rruga për ndryshim – plotësimin e tij në një të ardhme.

Fenomeni i kontestimit të rezultateve zgjedhore nga një palë zgjedhje tek tjetra, rreziqet që po i krijohen shtetit, deri në zhbërjen e institucioneve, mbeten norma të sjelljes jodemokratike të lidershipit shqiptar, i cili me apo pa vetëdije nuk po mund të dal plotësisht nga kornizat e mentalitetit komunist, i cili po manifestohet në retoriken agresive politike dhe me veprime të një “diktature” moderne, që ende frymon nën petkun demokracisë së vonuar te shqiptarët.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori