LAJMI I FUNDIT:

Ç’pati çelësi i Kosovës që vajti në Beograd?!

Udhëheqësi i delegacionit Serb në bisedimet me Prishtinën, Borislav Stefanoviç, dy ditë përpara se të përballej me protestat e ligjshme qytetare në Prishtinë gjatë vizitës se tij, deklaroi në një intervistë mediatike se; “çelësi i Kosovës është në Beograd”. Kjo deklaratë e çuditshme e një zyrtari në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, e që është i pangarkuar, apo i pa fuqishëm për politik-bërje, erdhi si një dush i ftohtë për zyrtarët e Prishtinës, që të mbështetur me shpatulla për muri nga prania ndërkombëtare në Kosovë, u detyruan ta prisnin mysafirin e padëshiruar serb.

Ky ishte sinjali i parë se Serbia, edhe këtë herë, e siç bën gjithnjë kur është fjala për Kosovën, shfrytëzoi për mrekulli këtë “ngjarje të rëndësishme politike” për të treguar fytyrën e sajë “prej një shteti që e do dialogun”, për të dëshmuar se Serbia ka akoma peshë të rëndësishme në zhvillimet politike në Kosovë, dhe ajo më e keqja, se procesi politik mes Kosovës dhe Serbisë akoma po vazhdon, kështu që bota duhet të ndërpres njohjen e pavarësisë së Kosovës, ngaqë çështja e statusit është akoma e hapur.

Debate të mëdha u ngjallën si në Kosovë ashtu edhe në Serbi pas vizitës së Stefanoviçit, rreth asaj se kujt i kontribuoj më shumë kjo situatë disi e pakëndshme për të dyja kryeqytetet. Në Beograd, ata që sajojnë propaganda qeveritare për nevoja partiake, theksuan se Beogradi arriti të tregoj aftësinë për të zgjidhur probleme, kurse ata që janë opozitë, than se Serbia duke dërguar Stefanoviçin në Prishtinë indirekt po e njeh Kosovën.


Në Prishtinë ndërkaq, opozita, ku Lëvizja Vetëvendosje ishte më e zëshmja, tha se Stefanoviçi fyeu banorët dhe përdhosi institucionet e Kosovës. U përmend takimi me dy nënkryetarë të qeverisë së Kosovës, si dhe u fol për flamurin serb në zyrat e këtyre nënkryetarëve.

Tani kur pluhuri i ngritur rreth kësaj çështje është fashitur paksa, me koka më të flladitura mund të shqyrtojmë të gjitha idetë nga disa rrafshe politike dhe institucionale. Nëse lexojmë në mes rreshtash deklaratat e zëvendëskryeministrave Kuçi e Tahiri, kuptojmë se takimi iu imponua Kosovës, ‘si një dëshmi e përparimit që po bëhet në Kosovë’ nga zyrat e shumta ndërkombëtare përpara eprorëve të tyre në kryeqytetet e Evropës dhe SHBA-së.

Duhet pasur parasysh në këtë mes; investimet e shumta politike dhe financiare që i kanë bërë një pjesë e fuqive të mëdha në vendin tonë, dhe iritimin e tyre nga paraliza politike, ekonomike dhe diplomatike që po vihet re muajt e fundit. Andaj ambasadorët dhe drejtorët e misioneve ndërkombëtare si për tu shfajësuar nga ky ngërç, fajin për të cilin pjesërisht është edhe i tyre, detyruan qeveritaret tanë të hyjnë në këtë rrugë me shumë pikëpyetje.

Për sa i përket flamurit serb në takimet zyrtare, kjo çështje duhet ta gëzoj secilin qytetarë të Kosovës, sepse përkrah tij pran rrinte flamuri shtetërorë i Kosovës, që tregonte barazim mes dy shteteve së paku përbrenda zyrave ku u mbajtën takimet. Bile, unë disi ia pashë për të madhe zëvendëskryeministrit Kuçi, kapaciteti intelektual, profesional dhe kombëtarë i të cilit, është i matur, i avancuar dhe larg-pamës, se nuk u kap pikërisht në këtë pikë si kundermbrojtje ndaj kritikave drejtuar atij.

Sa iu përket vlerësimeve për suksesin ose jo të kësaj ngjarjeje, mund të konstatohet se takimet e Stefanoviçit në Prishtinë, ishin dëftonjës i mirë i takimeve të tij me zonjën Tahiri në Bruksel. Të shkurtra, me deklarata për shtyp, por pa asgjë konkrete. Ndërsa nga vlerësimi rreth takimit në fjalë, duhet thënë se qëllimet e mira të ndërkombëtarëve nuk mund të dalin gjithmonë ashtu siç duken ose siç mendohen.

Sa për ilustrim po përmend rastin e Timorit Lindorë dhe ndarjes së kufijve detarë të Republikës së vogël jug Aziatike. Kur u pavarësua Timori Lindor me 1997 bashkësia ndërkombëtare në unison mbështeti këtë vend në çështjen e zhvillimit ekonomik, por kur Timori kërkoi zgjerimin e kufijve ujorë, Australia kërkoi që ujërat ndërkombëtare të rinegocioheshin, ashtu që, basenet naftë dhe gazë mbajtëse të detrave Arafura dhe Timor mbetën në territorin Australian. Kështu shpresa e banorëve Timoro Lindorë për një ngritje të madhe ekonomike mbeti vetëm një ëndërr, duke lënë atdheun e tyre një vend të botës së tretë me ekonomi minimale dhe dëshpërim të lartë.

Prania ndërkombëtare në Kosovë nuk mundet të shkojë aq larg siç i ndodhi Timorit, por edhe nënshtrimi i verbër ndaj dëshirave të tyre që rrjedhin nga burime dhe interesa të ndryshme gjeo-strategjike dhe diplomatike, nuk i ka hije një shoqërie që pikërisht mëvetësinë po e synon si piken më të rëndësishme të sistemit politik. E sa për qëllimet e nduarnduarshme, përpara se të kritikohem si Dekarti ‘për vlerësimet mbi shoqërinë’, apo Montesquieu për ‘dromcat e fatalistëve’ kam vetëm tre fjalë që do t’i bëj me ekuacion; Mitrovica + ndërkombëtarët = Kosova veriore.

(Autori është bashkëpunëtor shkencorë në Qendrën për Studimet e Shkencave Politike të Evropës Lindore; studiues shkencorë në Universitetin Njukasell; anëtarë i Qendrës për studimet fqinjësore i Universitetit Sterling; bashkëpunëtor korrespondent në Universitetin e Varshavës; dhe pedagog i shkencave politike në Universitetin Glasgow, Britani e Madhe)

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori