Rëndësia e votës së 8 majit
“Që e keqja të triumfojë, e vetmja gjë që nevojitet është, që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë” Edmund Burke, burrështetas dhe filozof i shekullit të 19-të.
Këtë të diel, anë e mbanë Shqipërisë u mbajtën zgjedhjet vendore. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e Shqipërisë nuk mund të theksohet sa duhet. Fatkeqësisht, si edhe në të kaluarën, shqetësimi kryesor i shumë shqiptarëve dhe miqve perëndimorë të Shqipërisë, është që procesi i këtyre zgjedhjeve të zhvillohet në paqe, e pa ndonjë incident dhe dhunë.
Megjithëse ky ishte një shqetësim real për të gjithë, në këto zgjedhjeve vendore, dua të përdorë rastin e të theksoj rolin e votuesit, rëndësinë e privilegjit të votës dhe të pjesëmarrjes në votime. S’ka dyshim se, në një shoqëri demokratike, e drejta e votës është ndër të drejtat themelore të njeriut. Çdo votë e ka rëndësinë e vet. Mirëpo druaj se shumë shqiptarë që mund ta ndjejnë veten të zhgënjyer nga gjendja e përgjithshme politike, nga mungesa e mundësive më të mira ekonomike, si dhe nga mungesa e përparimit në fushë të ndryshme në përgjithësi, që ata mund të pritshin nga premtimet e bëra prej zyrtareve te zgjedhur më parë të të gjitha partive politike. Shumë janë lodhur nga ndasitë dhe përçarjet e thella, që ekzistojnë tani ne vend, midis partive dhe fraksioneve të ndryshme politike. Shumë votues shqiptarë janë të lodhur nga retorika e acaruar në fushën politike, e për fat të keq edhe në media, detyra e së cilës është të mundësojë dhe të lehtësojë dialogun konstruktiv në shoqëri, e jo ta egërsojë atë -retorikë kjo e cila nuk ka aspak të bëjë me zgjidhjen e problemeve reale të jetës së përditshme të qytetarit të thjesht shqiptar.
Apatia në radhët e votuesve, e sidomos në radhët e rinisë, është e dëmshme. Angazhimi i përbashkët, sidomos me rastin e zgjedhjeve, është gurthemeli i përmirësimit të jetës shoqërore dhe politike për të ardhmen afatshkurtër dhe afatgjatë të vendit. Thomas Xhefersoni ka thënë se “instrumenti me i mirë, me racional dhe me paqësor për të reformuar shoqërinë, është vota e popullit”. Dhe ish-Presidenti amerikan Xhejms Garfild, megjithëse shërbeu në shekullin e 19-të, fjalët e tija janë gjithnjë te vlefshme. Duke iu referuar Kongresit amerikan të saj kohe, Garfild ka thënë : “Tani më shumë se kurrë votuesit kanë përgjegjësi për karakterin e anëtareve të Kongresit të tyre. Në qoftë se ata (anëtarët) janë injorantë, mospërfillës të vullnetit të popullit dhe të korruptuar, kjo ndodhë sepse vet populli toleron injorancën, arrogancën dhe korrupsionin e tyre”.
Shumë zëra të brendshëm dhe të jashtëm, me të drejtë, po i bëjnë thirrje klasës dhe aktorëve politikë shqiptarë që të garantojnë një administrim dhe zhvillim të denjë të zgjedhjeve dhe rezultatit të tyre. Unë si një shqiptar në mërgim, që Shqipërisë dhe kombit shqiptar i dëshiron të jetë ndër të parët dhe të zë vendin e denjë midis kombeve të kontinentit të vjetër evropian, dëshiroj t’i bëj thirrje dhe ta porosis votuesin shqiptar se vota e jote është një angazhim dhe investim në atdheun tënd, për të cilin duhesh të jesh krenar. Shqipëria dhe kombi shqiptar gjenden përball çështjesh dhe problemesh me rëndësi kritike për politikat e brendshme dhe të jashtme, e të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, por mbi të gjitha kërkojnë pjesëmarrjen tënde të vazhdueshme, sidomos në këto zgjedhje, por edhe pas tyre. Samjuel Adams, njëri prej themeluesve të Amerikës, ka thënë se “çdo qytetar duhet të mbaje mend se në momentin që hedhë votën e vet, ai nuk është duke i dhënë dhuratë ose duke i bërë kompliment ndonjë individi (ose partie)…, por është duke zbatuar një prej detyrave me solemne të shoqërisë njerëzore, për të cilën je përgjegjës para Zotit dhe para atdheut”.
Prandaj uroj që votuesi shqiptar dëgjoi fjalët e Edmund Burke për të mos heshtur, por votoi për kandidatin ose partinë që – duke u bazuar në ndërgjegjen e vet – mendon se do të përpiqet të përmirësojë jetën e tij/saj, të familjes dhe të atdheut të tyre, jo vetëm sot, por edhe për brezat e ardhshëm të kombit. Mendoi gjithashtu për gjyshërit dhe baballarët të cilëve për pothuaj një shekull nuk iu dha mundësia të kishin këtë të drejtë. Mendoi edhe për ata që edhe jetën e humbën për të siguruar të drejtën e votës së lirë gjate regjimit komunist dhe gjatë dekadave te mëparshme. Por mbi të gjitha mendoi për fëmijët, nipat e mbesat e tij dhe për të gjithë brezat e ardhshëm. Prandaj, cilido qoftë orientimi juaj politik, me rëndësi është se votuat, ndërsa ju që nuk votuat, nuk keni asnjë të drejtë të ankoheni se si qeveriset bashkia juaj, rrethi ose vendi.
Shpresoj që edhe numërimi i rezultateve të këtyre zgjedhjeve të jetë korrekt dhe të pranohet nga të gjitha palët, ashtu që bashkëkombësit e mi, më në fund, të mund të thellojnë dialogun e tyre dhe të venë në dukje respektin e tyre ndaj njëri tjetrit dhe pikëpamjeve të ndryshme politike- si kundërshtarë politikë e jo si armiq – gjë që është jetësore për një funksionimin normal të një vendi demokratik si Shqipëria, për ta bërë atë një vend të lumtur e të begatë për të gjithë. Kjo nuk është koha për të hequr dorë nga ëndrrat dhe për të dorëzuar mundësitë që e presin kombin në të ardhmen duke mos penguar ecjen e kombit në rrugën e fatit historik.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin