Do të vijë një ditë… Erdhi ajo ditë!
Do të vijë një ditë, kur armët tuaja do të bien, nga duart e juaja… Do të vijë një ditë, kur luftërat do të janë absurde dhe të pamundura ndërmjet Parisit dhe Londrës, ndërmjet Petersburgut dhe Berlinit, ndërmjet Vjenës dhe Torinos… Do të vijë një ditë kur gjermanët, italianët, francezët, austriakët, anglezët dhe ju të gjithë kombet e kontinentit, pa i humbur cilësitë tuaja të veçanta dhe individualitetin tuaj të lavdishëm, do të bashkoheni ngushtë në një njësi të lartë dhe do të formoni Vëllazërimin Evropian… Do të vijë një ditë kur fushat e betejës, do të jenë, vende të tregtisë së lirë dhe të mendjes së hapur… Do të vijë një ditë kur plumbat dhe bombat do të zëvendësohen me vota, me votim të përgjithshëm të popujve duke e ngritur një senat të madh, sovran i cili do të mbrojë interesat e kontinentit… Këta janë disa nga idetë e filozofit, shkrimtarit Viktor Hygo, për Evropën e Bashkuar, të quajtur si tërësi Shtetet e Bashkuara të Evropës, stabile dhe paqësore, në mbrojtje të lirisë sigurisë dhe barazisë.
Dikur ëndërr, tashmë realitet
Evropa e Bashkuar ka qenë preokupim i shumë filozofëve, shkrimtarëve, artistëve, liderëve politikë, vizionarëve dhe njerëzve të ndryshëm, se si duhet të ishte kontinenti i vjetër. Idetë dhe skenari i tyre mbi të ardhmen e kontinentit të vjetër ishte Evropa si një komb i vetëm, një federatë në vete dhe paqësore.
Ëndrrat dhe shpresat, për një Evropë Unike, i shuanin luftërat e shumta brenda kontinentit të vjetër… Mirëpo ëndrra nuk u shua prapë. Shpresat për një Bashkim Evropian, lufta nuk pati efekt t’i shuante, pos që e ringjalli shpresën edhe më shumë. Evropa nuk e duronte më luftën, urrejtjen dhe shkatërrimin. Evropa kishte nevojë për paqe dhe stabilitet. Evropa kishte nevojë për liri, siguri dhe barazi…
Nga gërmadhat e Luftës së Dytë Botërore u shfaq një shpresë e re. Të gjithë ata që i shpëtuan kësaj situate, ishin të vendosur t’i japin fund urrejtjes ndërkombëtare dhe rivalitetit në Evropë, për ta ndërtuar një paqe të përhershme.
Vitet e gurëthemelit evropian po afroheshin. Aty nga viti 1945 dhe 1950, një grup burrështetasish guximtarë, në mesin e tyre si: Robert Schuman, Konorad Adenauer, Alçide de Gasperi dhe Vinston Churchill, e kishin si qëllim që t’i bindnin popujt e tyre se ka ardhur koha të hyjnë në një epokë të re. Një epokë që do të siguronte interesa të përbashkëta të themeluara në bazë të marrëveshjeve, të cilat do të garantonin sundimin e së drejtës dhe barazinë në mes të shteteve.
Më 9 maj 1950 filloi epoka për paqe dhe pajtim
Në Evropë dita ditës kishte filluar të instalohej, fryma e epokës së re, epokë e cila përfundimisht do t’i jepte fund, luftës, urrejtjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve evropiane ndërmjet veti. Evropa e meritonte lirinë, sigurinë dhe barazinë.
I inspiruar fillimisht nga ideja e Zhan Mones, më 9 maj 1950, Robert Shuman, me përkrahjen e Kancelarit gjermano-perndimor Konrad Adenauer dhe liderëve të tjerë të Italis, Luksemburgut, Belgjikës dhe Holandës, shpalli projektin më të madh evropian-krijimin e Komunitetit Evropian, për Thëngjill dhe Çelik. Vendet që dikur e luftuan njëri tjetrin, prodhimin e qymyrit dhe çelikut e bashkuan në një institucion të përbashkët, të quajtur “Autoriteti i Lartë”. Në mënyrë praktike, por gjithashtu edhe tejet simbolike, materialet e luftës u transformuan në instrument të pajtimit dhe paqes. Ky ishte bashkimi i cili do të shënonte fillimin e një epoke të re paqeje, prosperiteti ekonomiko-shoqëror, në kontinentin e vjetër.
Projekti i Robert Shuman dhe Zhan Mones, i detyronte gjermanët, francezët dhe të tjerët, që t’i ktheheshin të ardhmes, duke bashkëpunuar dhe zhvilluar ekonominë dhe shoqërinë në kontinentin e vjetër, e jo t’i ktheheshin të kaluarës, të mbushur me mosmarrëveshje, konflikte dhe luftëra. Ky plan synonte të hidhte bazat e një Evrope të re, Evropë, e cila do t’i kthehej të ardhmes, t’i linte mosmarrëveshjet dhe luftërat, të zhvillonte ekonominë, të konsolidonte demokracinë dhe mirëqenien e qytetarëve të kontinentit. Deklarata e 9 majit 1950, padyshim që në Evropë e solli një frymë të re dhe e ndryshoi jetën e evropianëve.
Përpjekjet e vazhdueshme dhe përkushtimi i përbashkët i shteteve anëtare, bëri që kjo ide e realizueshme të zhvillohet edhe më tej. Më vonë më 25 mars të vitit 1957, gjashtë shtete vendosën me Marrëveshjen e Romës, të krijojnë Bashkësinë Ekonomike të Evropës, e bazuar mbi tregun e vetëm për asortiment të gjerë të mallrave dhe shërbimeve. Kjo marrëveshje bëri që doganat në mes gjashtë shteteve të hiqen tërësisht, në vitet e ’60 u krijuan politika të përbashkëta, me theks mbi tregtinë dhe bujqësinë. Ky hap i shteteve anëtare bëri që Bashkësisë Ekonomike Evropiane t’i bashkohen edhe Danimarka, Irlanda dhe Britania e Madhe, ky ishte edhe momenti kur për herë të parë nga gjashtë shtete, bashkësia u rritë në nëntë. Hap ky që vazhdoj edhe në vitet në vazhdim, për një Evropë stabile, si në ekonomi dhe në politikë.
Qershori i vitit 1979 është dëshmitar i hapit vendimtar për Bashkësinë Evropiane, ku për herë të parë u mbajtën zgjedhjet për Parlamentin Evropian, me anë të drejtës universale të drejtpërdrejt për votë.
Suksesi i Bashkësisë Evropiane vazhdonte, dita ditës. Bashkësia filloj të zgjerohej. Më 1981 Greqia iu bashkëngjit Bashkësisë, pas Greqisë më 1986 iu bashkua edhe Spanja dhe Portugalia. Këto zgjerime e forcuan prezencën e Bashkësisë në Evropën Jugore dhe e theksuan nevojën për një zgjerim urgjent, të programeve të saja, për t’u dhënë ndihmë rajoneve më pak të zhvilluara.
Me iniciativë të Komisionit Evropian më 1 korrik 1987 hyri në fuqi Akti Unik Evropian, duke përgatitur terrenin për lëvizjen e lirë e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. Afati i fundit për kompletimin e një tregu të vetëm u caktua viti 1992. Rruga e nga Bashkësia për Thëngjill dhe Çelik, deri te Bashkësia Ekonomike Evropiane, ishte rrugë e stabilitetit të vazhdueshëm të Bashkësisë. Bashkësia Evropiane i ka themelet në traktate. Traktatet janë themel i Bashkimit Evropian (BE)
Traktati kryesor, i cili i vendosi themelet për një bashkësi më te fortë, më stabile dhe me një demokraci të qëndrueshme ishte Traktati i Mastritit, i cili ishte një amendament i rëndësishëm i Traktatit të Romës dhe traktateve të tjera të Bashkësisë Evropiane, i cili u nënshkrua më 7 shkurt 1992. Marrëveshja e Mastritit shpejtoi dhe thelloi institucionet dhe proceset e integrimit evropian. Më hyrjen në fuqi të traktatit të Mastritit në nëntor të vitit 1993, u hap një rruge e re për kontinentin e vjetër. Nga bashkësia Evropiane, me këtë traktat u zëvendësua me Bashkimi Evropian. Ky ishte traktati që solli bashkëpunim të ri ndërqeveritar në strukturat e integruara.
Nga 6 në 27 shtete anëtare, nga ideja tek realiteti
Hapat nëpër të cilat eci Bashkësia Evropian sot Bashkimi Evropian, ishin hapa të pa precedent, hapa të guximshëm dhe me vizion. Shtetet që dikur luftonin ndër vete sot janë bashkë dhe marrin vendime së bashku. Bashkimi Evropian është një sukses historik. Një sukses që historia do ta shkruan si periudha më e gjatë të paqes së pandërprerë, për 60 vite me radhë Evropa dhe qytetarët e saj, kanë pasur fatin të jetojnë në paqe, të lirë, të sigurt dhe të barabartë. Ajo që dikur ishte klubi i të 6’tëve sot është shtëpia e 27-të vendeve anëtare me një popullsi prej 500 milionë banorësh.
Suksesi i të 6’tëve u shndërrua në një magnet. Integrimi i anëtarëve të rinj ishte plani që në fillim. Sot pos 27 shteteve anëtare, në Bashkimin Evropian synojnë të integrohen edhe shtetet tjera të kontinentit të vjetër.
Integrimi në Bashkimin Evropian është rruga e vetme për t’u ndier i lirë, i sigurt dhe i barabartë, këto janë vlera fundamentale mbi të cilat qëndron dhe krenohet Bashkimi Evropian. Vlera të cilat kontribuojnë në qëndrueshmërinë e paqes dhe demokracisë në Evropën e Bashkuar. Evropianët kanë shumë konsideratë për lirinë, sigurinë dhe barazinë.
Republika e Kosovës, Republika e Shqipërisë, dhe shtetet fqinje përreth, rrugë të vetme e kanë Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian është vendi ku bashkohen shtetet demokratike, paqësore dhe stabile. Integrimi i shteteve të Ballkanit, është mundësia më e mirë, që në kontinentin e vjetër të forcohet paqja dhe të konsolidohet demokracia. Shtetet e Ballkanit, në një të kohë të afërme, do të bashkohen me familjen e madhe evropiane.
Evropa dikur arenë luftërash, sot arenë e lirisë, sigurisë dhe barazisë. 61 vjet me parë u publikua propozimi i cili u bë realitet, për një Evropë stabile dhe paqësore.
Urime Evropë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin