Bota pas 1 Majit
Në 11 Shtatorin e 2001 pak kush do mund të besonte se Amerika, vendi më i fortë në botë politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht do sulmohej në mënyrën më tragjike që nga sulmi japonez në Pearl Harbor. Do ishte kjo ditë që jo vetëm u shënua si dita e zezë e historisë amerikane, por hyri në analet e historisë si dita që ndërroi rrjedhën e zhvillimeve anembanë botës. Jo shumë kohë pas asaj ngjarjeje Osama Bin Laden dhe organizata që ai drejtonte Al-Qaeda do cilësoheshin si përgjegjëse për këto sulme që në një mënyrë apo tjetër sollën reagimin amerikan që rezultoi në dy luftëra dhe mijëra të vrarë.
Sot, gati 10 vjet pas asaj dite të kobshme, miliona dollarësh të shpenzuar për kapjen e Osama Bin Laden, qindra jetësh të humbura në radhët e pjesëtarëve të trupave speciale amerikane, dy luftërash dhe ndërkohë që Lindja e Mesme, Afrika dhe më gjerë janë përfshirë në një valë ndryshimesh rrënjësore politike, Presidenti Amerikan, Barak Obama, nëpërmes një konference për shtyp afër mesnatës së të dielës solli lajmin e shumëpritur : “Forcat special amerikane kanë kryer me sukses një operacion në Pakistan, ku Osama Bin Laden mbeti i vrarë”.
Lajmi që pritej prej vitesh, duket të ketë sjellë një ndjenjë ngushëllimi për shpirtrat e trazuar të atyre që humbën jetën ndër vite, një moment ngushëllimi për ato familje që sot nuk kanë në mesin e tyre pjesëtarët që u morën me forcë nga egërsia e errësirës me të cilën Al Qaeda organizoi sulmet në 11 Shtator dhe sulmet anembanë botës përgjatë këtyre 10 viteve. Ky moment ishte po ashtu një moment i gëzimit ndër ata qindra e mijëra qytetarë të botës demokratike që u mblodhën në Washington DC dhe New York menjëherë pasi lajmi zuri vendin kryesor në mediat botërore. Tashmë, kemi një realitet të ri.
Megjithatë, fakti që Bin Laden nuk është më nuk do të thotë se lufta kundër terrorizmit ka marrë fund apo është më e lehtë. Ky është një lajm i mirë, por është një moment nga i cili ngjarjet mund të kthehen në një negativitet nëse nuk menaxhohet siç duhet. Ajo që mbetet është shumë zhurmë për atë se si rrodhën ngjarjet pas momentit të parë të vrasjes së tij. Jo më shumë se disa orë pas ngjarjes dhe mediat amerikane janë mbushur me filozofi nga më të ndryshmet, përfshirë edhe filozofitë konspirative që nuk zënë vend lirshëm në logjikën e zhvillimeve të dekadës.
Por përveç ngushëllimit dhe gëzimit ndër radhët e liridashësve anembanë botës, publikimi i lajmit për vrasjen e Bin Laden sjell në dritë edhe një tjetër anë të medaljes. Cila do jetë e ardhmja e organizatës dhe veprimeve terroriste të individëve apo organizatave të tjera të lidhura me Al Qaeda sikurse janë Muslim Brootherhood apo Al-Shabbab?
Duke pasur parasysh se figura të tilla të një niveli si Bin Laden kanë efekt të jashtëzakonshëm në mënyrën e funksionimit ideologjik të grupimeve të caktuara, vdekja e tij mund të shërbejë si katalizator për ristrukturimin e shpejtë dhe vënien në veprim të akteve hakmarrëse. Kjo do ishte edhe mënyra më efektive për të mos lejuar rënien në tatëpjetën e disorganizimit që rrjedhimisht do sillte edhe shkatërrimin e organizatës. Një strategji e tillë do ndihmohej shumë edhe nga mundësia e manipulimit ideologjik me faktin se Bin Laden i rezistoi ndërhyrjes duke dhënë jetën për atë që ai e konsideroi kauza myslimane. Përkrahësit e tij do shihnin tek ky akt fytyrën e udhëheqësit të tyre shpirtëror, vetsakrifica e të cilit në emër të xhihadit shërben si motivim për brezat e tjerë.
Përveç këtij variant që ka gjasa të ndodhë, do duhet të konsiderohet edhe mundësia që eliminimi i kupolës organizative të Al Qaeda-s do të sjellë ç’orientim dhe pashmangshmërisht edhe një lloj dalje nga kontrolli i atyre elementëve të cilët vrasja e Osamas do duhet të shoqërohet me akte hakmarrëse. Jo rrallë, kemi parë se si grupime të niveleve të dyta apo edhe të treta në hierarkinë e organizimeve terroriste nëpër botë kanë marrë përgjegjësinë për akte dhune të kryera pa dijeninë e Al Qaeda’s por duke qenë të inspiruar nga thirrjet për xhihad që kjo e fundit u ka drejtuar audiencave të saj nëpër internetit apo videoregjistrimeve të transmetuara nëpër televizione.
Duke pasur parasysh se kush dhe si ka vepruar Al Qaeda në këto 10 vite, por edhe më parë që nga 1992, ka mundësi që variant i parë të jetë më i mundshmi dhe ku pasardhësi i Bin Laden të jetë përcaktuar nga vetë ai pasi duke pasur parasysh përkushtimin amerikan për kapjen ose eliminimin e tij pritej që një gjë e tillë të mund të ndodhte. Natyrisht se këto dy variante shmangin idetë e konspiracionit pavarësisht asaj që do mbizotërojë në ditët në vazhdim.
Osama Bin Laden tashmë është një subjekt që zyrtarisht në arkivat e gjendjes civile Saudite do ketë një datë lindjeje dhe datë vdekjeje. Jo vetëm kaq, por Osama bin Laden do kthehet në një udhëheqës shpirtëror vlera e të cilit për kauzën që ai themeloi është më e madhe tani sesa ç’ishte më parë. Momenti në të cilin ndodhi ky operacion, duke pasur parasysh ngjarjet e fundit ne Egjipt, Siri dhe Libi dërgon një mesazh të fortë kundër atyre që cilësojnë si armiqësore traditat dhe mënyrën e jetesës perëndimore, ashtu sikurse mund të kthehen në një moment të rrezikshëm të hakmarrjes së atyre që nuk njohin atributet e jetës dhe zhvillimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin