LAJMI I FUNDIT:

Garë idesh, jo retorikë ideologjike…!

Meqë zgjedhjet lokale në Shqipëri janë në prag atëherë aty po fokusohet vëmendja shqiptarëve më shumë…, por të interesuarit u dëshpëruan kur kuptuan se shqiptarët në Maqedoni nuk u dakorduan për një bllok të përbashkët partiak, dhe krejt çuditërisht gjetën gjuhë të përbashkët BDI-ja dhe partitë boshnjake, asgjë e keqe, e keqja është pse shqiptarët nuk po mund të kuptohen shqip…

Fushata zgjedhore nuk është aq shumë kreative, piknik në qytetin e Tiranës dhe takim me bashkëqytetarë, zakonisht kamerat përqendrohen në dy protagonistët kryesor Ramën, i cili është lider i PS-së dhe kryebashkiak i Tiranës, i cili flet bukur për spektatorët, ndërsa as që i shikon bashkëbiseduesit – votues, as që lodhet që janë afër tij dhe që ndihen të ofenduar… dhe Bashën i cili ka vokabularin politik të pasur por edhe të zëshëm, ka marrë “yrnek” kryetarin e PD-së dhe kryeministrin shqiptar; shpesh kur i dëgjoj ata në televizion më duhet të vrapoj pas telekomandës për ulje zëri, për të mos trazuar fqinjin që banon afër meje, pasi ai edhe pse nuk flet shqip, e kupton vokalin e lart, të ishte këndim disi do të kaloja pa u kritikuar…


Nuk di pse ata nuk hapin iniciativa të reja si: iniciativa për miratimin dhe ndryshimin e rregullave dhe ligjeve të përgjithshme në juridiksionin e Bashkisë; iniciativa për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e rrugëve lokale dhe objekteve tjera bashkiake dhe mënyra e sigurimit të mjeteve financiare për këtë qëllim; iniciativa të reja për rregullimin e vendbanimeve, ruajtjen e pastërtisë së rrugëve, rregullimin dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit ; ruajtjen e përmirësimin e mjedisit jetësor; iniciativa për ndarjen mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e lokaleve afariste të cilat janë në përdorimin e komunitetit lokal; përmbushjen e nevojave dhe interesave në fushën e mbrojtjes civile; organizimin e akcioneve humanitare për shfrytëzuesit e asistencës sociale dhe kategoritë tjera sociale të qytetarëve; realizimin e nevojave të përbashkëta në fushën e kulturës, të kulturës fizike, organizimi i ngjarjeve kulturore dhe sportive…etj.

Është pra e rëndësishme që në ketë periudhë klasa politike aktuale shqiptare dhe te gjithë ata politikanë që aspirojnë në te, të krijojnë identitetin e tyre te pavarur ideologjik, qytetarëve nuk u duhen ideologjizma e tyre, ata kanë nevojë për një jetë normale dhe të dinjitetshme.

Edhe Kosovën po e “lëkund” koalicioni i dy partive politike në koalicion, njëra e madhe, tjetra më e vogël, plus përfituesit e çelësit “diskriminim pozitiv”; nuk arritën të promovojnë bashkërisht ofertën e tyre të qartë. Kriticizmi i bazuar kundër koalicionit qeverisës për mosprojektimin e planit qeveritar, të përmbledhur në një program masash me prioritete po bëhet disi i pranueshëm, por mosshpalosja e ofertës kundërshtuese të opozitës për votuesit se cili do të jetë koncepti qeverisës më i ndryshëm se i tashmi, po mbetet i mangët. Nëse mendohet që qeverisja ndryshon me vetëm ndërrimin e mandatarit, atëherë votuesit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të largohet nga kutitë e votimit.

Është e vërtetë se me ministrat me të cilët po qeveriset nuk do të arrihet ndonjë sukses, përkundrazi situata po përkeqësohet, meqë akoma po përflitet për afera korruptive. Mendoj se karta e vetme që u mbetet deputetëve pozitë e opozitë është ajo e bashkëpunimit “bipartizan” me të gjitha subjektet politike dhe kujdesi për një qeverisje më kredibile, e pajisur jo me “tituj shkencor” sa me një biografi joshëse të punës profesionale.

Patjetër duhet të ndryshojë edhe retorika politike, në atë mënyrë që ka të bëj me hetimin e fenomeneve, proceseve dhe problemeve, të tilla si bruto produkti kombëtarë, të ardhurat, konsumi, kursimet, investimet, zhvillimi ekonomik, reproduksioni, bilanci i pagesave, lëvizjet ciklike të ekonomisë, të buxhetit, politika monetare dhe fiskale, punësimi, inflacioni, etj. Pra këshilltarët e kryeministrit dhe ministrave përreth, por edhe anëtarët tjerë të rrethit të ngushtë të kryesisë, duhet më tepër të merren me probleme praktike, si mënyra e funkcionimit dhe menaxhimi i ekonomisë si tërësi, në tërë hapësirën e Kosovës.

Meqë vendi po çalon nga dobësitë e shumta, premtimet e tepruara do të kthehen si bumerang, pra shumë më tepër qytetari ka nevojë të dëgjojë tregimin e shtetit për një siguri më të madhe, për masat e parandalimit të krimit të organizuar, me një fjalë për shtrirjen e normalitetit institucional, jo si ato për rrahjen e qytetarëve, zvarritjen e dorëheqjes së kryetarëve të dënuar komunal “kauboj” (edhe pse u dëshmuan provat faktike brenda ndërtesës së gjykatës, gjë që po zbeh bindjen e qytetarëve se institucionet demokratike janë duke e bërë punën e tyre), zgjatja kaq e tepërt e përbuzjes institucionale të “institucionalistëve” po rritë skepticimin se në akte të tillë është përfshirë vet partia politike, meqenëse përgjegjësia e drejtpërdrejt është shumë e qartë.

Sa veta janë të implikuar apo e tërë kryesia partiake mund t’i ketë përmasat e spekulimit, por se është skandal i madh me përmasa të gjëra-është! që ngritë dyshimin në paaftësinë edhe të institucionit më të rëndësishëm shtetëror – qeverisë dhe kryeministrit.

Në trend

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori