LAJMI I FUNDIT:

Rasti Leo – incident me efekte skandaloze

Leo apo”Leo”, njëfarë zyrtari i EULEX-it , sipas presumpsionit juridik të rrezuar, të punësuar shqiptarë në EULEX, paska ofenduar, nëpërkëmbur dhe përbuzur rëndë, madje, në dimensione kombëtare, nder tjera, duke i fyer banalisht tok me Flamurin Shqiptar, etosin, patosin, vlerën dhe, simbolin themelor të identitetit kombëtar, historik, tradicional e kulturor të të gjithë shqiptarëve!

Aktet e tilla të atij farë ”Leo-s” , Leo Baloshit – ndjesë vetëm lexuesve të nderuar/a , pa i specifikuar dhe kualifikuar juridikisht, përderisa të verifikoheshin faktet esenciale të rastit – saktësisht e plotësisht, fillimisht, supozohet të jenë të natyrës dhe karakterit kriminal (nga “Criminal Code”) dhe, pashmangshëm, përderisa të aplikohej sanksioni juridik- ndëshkimor për të, edhe të tipeve të përgjegjësisë morale, disiplinore përkatësisht kundravajtëse, gjithnjë në varësi nga aktet juridike të përgjithshme, të brendshme, të institucionit të caktuar, konkretisht të EULEX-it.


Shkalla e përgjegjësisë së “Leo-s” gjithsesi, nëse do të vërtetoheshin faktet e rastit përkatësisht të rasteve kritike, të cilat do të kualifikoheshin të inkriminuara me Kodin Kriminal (më mirë i përkon rastit se sa termini “Kodi Penal”), do të duhej të ishte edhe më e lartë, sepse, ai ka mundur të vepronte nga pozicioni sipëror i funksionit i identifikuar me autoritetin e punëdhënësit, nëse jo faktik, pashmangshëm, me influencë relevante në çështjet e punës dhe të marrëdhënieve të punës së stafit vendorë – aluduar në përkatësinë kombëtare shqiptare!

Atij far Leos do t’ia parafrazoja së pakut, dy aforizma të dy personaliteteve të shquara për t’i mësuar përmendësh, për t’i cituar rregullisht dhe ashtu për ta disiplinuar sensin egoist, egocentrik dhe më shumëse shovinist:

Luther: “Nichts wird langsamer vergessen als eine Beleidigung und nichts eher al seine Wohltat” – Asgjë nuk harrohet më ngadalë se ofendimi, por asgjë më shpejtë se sa bamirësia!

Pra, të mos harrojë ai fare Leo, nëse do ta kishte ofenduar Kombin Shqiptar, një komb krenar me virtyte të larta të shquara dhe të pranuara edhe nga shumë personalitete të mëdha të historisë së civilizimit, se, po ai Komb, pashmangshëm edhe shumë kombe tjera duke e përfshirë kombin e tij, atë përbuzje nëpërkëmbëse të paskrupullt, të inspiruar, supozoj nga quazi, pseudo dhe shund burime të fabrikave nacional – shoviniste antishqiptare, vështirë se do të mund t’ia harronte! Dhe në po këtë kontekst, Machiavel-i, referuar fyerjes, ka thënë “Chi offende a torto da cagione ad altri di esser offeso raginore” – Kush ofendon pa të drejt (siç ka mund të bënte njëfarë Leo), tjerëve ju jep oportunitete për ta ofenduar me të drejt.

Se andejmi, edhe pse secili/a shqiptar/e, kudo të ishte, do të kishte bazë morale e juridike për ta kundër-ofenduar ofenduesin e pacipë dhe të paskrupullt, pikërisht pasi që janë shumë bujar/e, të karaktershëm/e, të fism/e, me krenari dinjitoze, atë soj njeriu, dot nuk do ta kundër-fyenin, pos kërkimit me ngulm, In Personae, nga shefi i EULEX-i , zotëri Ksavier de Marnak–u për të ndërmarrë masa konform me aktet juridike interne të EULEX-it, aktin për kodeksin etik diplomatik dhe gjithsesi, me aktin juridik referuar përgjegjësisë kriminale (penale).

Zotëri de Marnak–u do të duhej për ta informuar opinionin publik përshtatshëm dhe rregullisht për masat e ndërmarra, për procedimet dhe përfundimet e tyre referuar atij fare (certain) Leo-s. Ndryshe, masa disiplinore e lëçitjes së Leo-s “për shkaqe të sigurisë”, virtuelisht, është kundër masë me kundër efekte irrituese, sepse me të, Leo-s i dedikohet “siguria e tij”, por me asgjë, së paku deri tani, nuk është trajtuar së pakut si “i pandehur”.

Z. de Marnak, para mediave, ditë më parë, ka vepruar korrektsisht kur ka pranuar përgjegjësinë e vet, e cila ndryshe është egzistente dhe pashmangshme si formë e veçantë e përgjegjësisë politike – objektive , sipas së cilës jo rrallë herë praktikohen dhe pasojnë edhe masa, në radhë të parë të natyrës dhe karakterit moral, prej kërkimit ndjesë të sinqertë dhe publike deri te dorëheqje nga funksioni.

Në trend

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit

Boks
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori