LAJMI I FUNDIT:

Reformimi i sistemit zgjedhor

Ky vit, parashikohet të jetë vit i reformave zgjedhore, që do të reflektojë dukshëm në nevojën e shqyrtimit të akteve më larta juridike, si Kushtetuta, Ligji për Zgjedhjet dhe nuk përjashtohet mundësia se do të ketë nevojë të amandamentohet, Ligji për Financimin e Subjekteve Politike dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale. Kjo në vija të trasha do të mund të ishte një kornizë, mbi bazën e së cilës do të mund të rrumbullakësohej reforma zgjedhore, e cila brenda një cikli kohor do të kishte një qëndrueshmëri për t’iu përgjigjur kërkesave të vendit.

Përveç përcaktimit me dispozita kushtetuese për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit, sfidat e radhës për institucionet, do të jenë ndryshimet në sistemin zgjedhor, që në bazë të nenit 110.1 të Ligjit për Zgjedhjet, “Kosova konsiderohet një zonë zgjedhore me shumë kandidatë “; nuk përjashtohet mundësia që të shqyrtohet ulja e pragut zgjedhor, aplikimi i listave të hapura apo të mbyllura, sistemi i votimit me një votë a po kështu si është, ku votuesi përveç subjektit të certifikuar, i cili paraqitet në votim me “listë të hapur”, bazuar në neni 110.3 të ndryshimeve të fundit të Ligjit për Zgjedhjet, mund të shënoj me vota deri pesë ( 5) kandidatë.

Sado që ka entuziazëm për reformën zgjedhore, hyrja në një proces të tillë nuk do të jetë aspak e lehtë për ta rrubullkësuar mirë këtë projekt, sepse sfidat nga zanafilla e shtetndërtimit të Kosovës, janë dhe mbeten të veçanta dhe kërkojnë përkushtim jo vetëm profesional, por edhe ambient të përshtatshëm politik, që të mund të nxirren akte juridike, të cilat e kanë kaluar “pragun” e konsensusit të brendshëm në nivel të institucioneve dhe shoqërisë civile.


Pasi ekspertët ligjorë ta kenë thënë fjalën e vetë lidhur me mundësinë e ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe Kuvendi t’i ketë miratuar këto ndryshime, do të hapej rruga që të shqyrtohej : Ligji për Zgjedhjet, Ligji për Financimin e Subjekteve Politike dhe Ligji për Vetëqeverisjen Lokale si akte nënligjore, që duhet të jenë në pajtueshmëri të plotë me Kushtetutën.

Ndryshimet thelbësore në Ligjin për Zgjedhjet dhe në përcaktimin për sistemin zgjedhor, llojin e tij, që në shkencat juridike dhe praktikën e sotme njihen një numër i madh i tyre, dhe pak a shumë grupizohen rreth dy sistemeve më të njohura si: sistemi mazhoritar dhe ai proporcional.

Shqipëria pas rënies së komunizmit, shpesh është sfiduar nga aplikimi joadekuat i sistemeve zgjedhore, të cilat e kanë quar vendin në kriza të thella politike, përkeqësim raportesh në komunikim mes partive politike, dhe në përpjekje nga dalja prej situatave tensionuese dhe herë, herë ekcesive, ka bërë kapërcime të “nxituara” dhe të motivuara politikisht, për ta gjetur formulën, se për cilin lloj të sistemeve duhet të përcaktohet, si rezultat i kompromiseve dhe një konsensusi të pamjaftueshëm të forcave politike.

Sidoqoftë, Kosova mund të mësoj nga përvojat e mira dhe të hidhura të Shqipërisë, por dallimet e theksuara në konceptualitetin e shtetndërtimit janë faktor vendimtar për përcaktimin e llojit të sistemit zgjedhor. Kosova e tillë çfarë është, nuk është krejtësisht produkt i vullnetit të qytetarëve, por shtet i ndërtuar mbi bazën e kompromiseve të dhimbshme, e cila pas çdo etape kohore të ndryshimeve kushtetuese, reformave në ligjslacion, do ta ketë si barrierë të madhe, shtjellimin e proceseve që kanë dalur nga një “pako”, që të gjitha zhvillimet kushtëzohen sipas formatit të saj.

Ideja për aplikim të sistemit zgjedhor me më shuma zona, mbetet çështje që kërkon një analizë të veçantë për disa faktorë të veçantë, të cilët po i përmendim disa prej tyre, por që nuk do të thotë se këta e përfaqësojnë tërë kompleksitetin e gjithë faktorëve të tjerë si : struktura gjeografike, demografike, ekuilibri i numrit të votuesve brenda zonave të ndara zgjedhore, zonat ku janë krijuar komuna të reja nga komunitetet pakicë në Kosovë, një pajtueshmëri e shpërfaqur në formë “plebishitare” e shumicës së qytetarëve, të cilët nuk do ta kontestojnë mënyrën e krijimit të zonave zgjedhore deri në masën e një reagimi kundërshtues.

(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori