LAJMI I FUNDIT:

Transversalja e Sveti Savës dhe Karagjorgjeviqit ende përshkon shumicën e kokave serbe

Vlerësimi i D.Tucoviqit për politikën dhe shtypin serb vlen edhe sot

Dimitrie Tucoviq në kohën e tij vlerësonte se shtypi serb është faktori më kriminal i shoqërisë ngase në vazhdimësi ka farkuar e shpikur eksese ndërnacionale nga më të ndryshmet dhe i ka fryrë zjarrit të krimeve mbi shqiptarët. Tucoviqi ia doli që në organin e vetëm partiak socialdemokrat të kohës “Socialistička zora” të botojë shumicën e shkrimeve dhe dëshmive të tij për krimet serbe mbi popullatën shqiptare. Njoftimet flasin se “demokratët” e tashëm te Beogradit, bustin e vogël të Tucoviqit e kanë zhvendosur nga njeri shesh në tjetrin si top, për të vendosur aty përmendore të reja të vrasësve apo diktatoreve të ndryshëm qoftë edhe nga stepet ruse.

Socialdemokrati i dikurshëm nuk ka pasur lidhje me botëkuptimet ideologjike të atyre që me dekada u betuan në veprën e tij. Tucoviqi dhe idetë e tij ende nuk ia dolën të zënë vend në ndonjë cep të territorit serb, duke mbetur larg nga transversalja e Sveti Savës dhe Karagjorgjeviqit, e cila përshkon pash më pash, jo vetëm kryeqytetin serb, por edhe shumicën e kokave serbe. Së fundi edhe bombardimi i Radiotelevizionit të Serbisë nga NATO ishte një si vërejtje për propagandën ultra luftënxitëse të atij mediumi. RTS, as sot, nuk ka ndërruar fare politiken e vetë edituese kundruall Kosovës. Propaganda serbe edhe sot himnizon Milosheviqin. “Do ta ndërtojmë nga balta” vajton me mall këto ditë vozhdin, një autor në revistën “Vreme”.


Tani kur makineria ushtarake serbe nuk tremb askënd, propaganda e trashëgimtarëve të Sllobes nuk ndal daullet e luftës. Shtypi dhe politikanët aktual serb, si një orkestër, në të njëjtat valë, vazhdojnë këngën për fitoret në betejat e humbura, duke u kënaqur me vuajtjet e fqinjëve. Duke lexuar revistën “Pecat”(Vula), lexuesit i duket me zi se në kohën e vozhdit.

Aktakuzat serbe ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, në 90 % të rasteve, burimin e kanë nga mediet serbe

Politika aktuale serbe nuk dallon nga ajo e Garashaninit, Pashiqit, Millosheviqit, Koshtunices apo Jeremiqit. Në vend që diplomacia serbe të hulumtojnë çdo gjurmë dhe mundësi të jetës së përbashkët me shqiptarët, edhe sot e kësaj dite, të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike të Beogradit në mënyrë të sinkronizuar vazhdojnë politikën e vjetër të njollosjes së çdo gjëje shqiptare. Ky sinkronizim shihet nga fakti se cilido shënim që ka në fokus shqiptaret, nëse një ditë botohet në një gazetë, të njëjtin shënim do ta gjesh në gazetën tjetër një apo dy ditë më vonë. Kështu në vazhdimësi bëjnë edhe mediet elektronike me raporte apo informacione lidhur me shqiptarët dhe Kosovën.

Duke bombarduar opinionin me një propagandë të tille, nuk mund të pritet që auditori i Serbisë të kuptojë se kush i bëri të gjitha ato krime në territorin e ish Jugosllavisë. Nga shkrimet e shtypit serb fitohet përshtypja se, të gjithë fqinjët e Serbisë pa përjashtim; shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët janë fajtor për zhvillimet tragjike në Ballkan e jo politika vrastare kriminale serbe. Politikanët serbë edhe me tutje bazament ideologjik veprimi kanë memorandumin e ASSHA.

Linç për serbët që mendojnë ndryshe

Ata që mendojnë ndryshe nga politikanët aktualë serbë, se pari linçohen nga shtypi, në mënyrë mizore. Këtë e dëshmon rast i fundit me Çedomir Jovanoviqin, liderin e liberalëve serbë. Një fjalë e vetme e tij e përdorur në një kontekst krejt tjetër u interpretua si fyerje për popujt e Afrikës, ndërsa Serbia mori një demarsh të fortë nga Liga afrikane, vetëm pse kjo i duhej Jeremiqit. Ishte kjo një lloj kurdisjeje si në kohën e Nikola Pashiqit. Në raste të caktuara shkrimet e shtypit serb, shumë herë i kanë parapri edhe vrasjeve të personaliteteve të njohura publike. Të gjithë ata serbë që kanë pasur guximin të flasin hapur kundër politikës vrastare serbe ndaj fqinjëve, ose janë vrarë, ose janë detyruar të kërkojnë shpëtim në ekzil; si rasti i B..Bogdanoviqit, Stevanoviqit, I. Gjuriqit, etj.

Furia e linçit tash po godet Vesna Peshiqin, Natasha Kandiqin, Çedomir Jovanoviqin e Sërgja Popoviqin, por edhe kë do tjetër që mendon ndryshe. Vesna Peshiq e frikuar nga një aktakuzë e përmendur për fjalët e saj lidhur me punën e gjykatave serbe, këto ditë dha dorëheqje nga PLDS-ja e Jovanoviqit me pretekst të mospajtimit me deklaratën e Jovanoviqit, megjithëse pas këtij akti qëndron frika nga linçi.

Vet historia e sjelljeve të pushtetarëve serbë ndaj Tucoviqit dhe atyre që mendojnë si ai fletë mjaft se si pushtetarët serbë, kur u duhet të flasin për demokracinë apo kanë probleme për ta ruajtur pushtetin, atëherë thonë; ja që ne e kemi Dimitrie Tucoviqin, apo Kosta Novakoviqin. Më të mbaruar të bisedës, mbaron edhe demokracia serbe. Fillon ndërtimi i shesheve e përmendoreve për vrasësit e deridjeshëm të fqinjëve. Paralajmërimi për dekorimin e ish eproreve ushtarak serbë, këto ditë, flet mirë se do të marrin mirënjohje ata që Kosovën, Bosnje e Hercegovinën e Kroacinë i shndërruan në kasaphane. Lajmi ishte tronditës për të gjitha shtetet që u pavarësuan nga ish krijesa sllave e Ballkanit. Mijëra viktima të masakruar nga makineria vrastare serbe, mijëra të zhdukur edhe dymbëdhjetë vjet e më shumë pas mbarimit luftës thërrasin ndërgjegjen e njerëzimit. Nga ky informacion shihet se auditori serb kurrë nuk është informuar për gjithë atë që ngjau, në Kroaci, Bosnje e në Kosovë.

Katër parti politike serbe betohen në kokën e Tucoviqit!

Tash për tash, në Serbi ka së paku katër parti politike serbe që betohen edhe sot në kokën e Tucoviqit dhe për vazhdimësinë e ideologjisë së tyre social-demokrate. Për fat të keq, disa nga këto parti, e as vetë liderët e tyre, as qe e kanë lexuar ndonjë rresht të shkruar të Tucoviqit, apo vetëm kanë dëgjuar diçka për mendimin e tij. Për të qenë absurdi më i madh, në kokën e Tucoviqit betohet vet Partia Socialiste Serbe e Millosheviqit, të cilën e ndërtoi vozhdi me aq dashuri, për të shfarosur fqinjët shekullor shqiptar e boshnjak. Shumë nga liderët e tashëm partiak serbë ndoshta vetëm kanë dëgjuar ndonjë fjali në shkollë lidhur me social-demokracinë, ngase po të lexonin veprën e Tucoviqit, sigurisht se socialistëve të tashëm nuk do t’u pëlqente.

Në trend

Më shumë
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare

Magazina
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë

Magazina
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Kalo në kategori