Nga ditari i një rebeli kosovar
Devër dynjaja…!? Në vitin 1998, në një lokal publik dhe në prezencë disa të njohurve të mijë, kisha brohoritur përudhën armiqësore “Kosova Republikë” dhe në shenjë proteste për situatën aktuale politike, i kisha ngritur lartë dy gishtërinj në formë të simbolit “V” (Victoria). Për këtë “mëkat” të madh që kisha bërë atëbotë, tek organet përkatëse shtetërore (serbe) të kohës, më kishte denoncuar, kush tjetër, përveç se shoku im (shqiptar) që në atë moment ishte në shoqëri me mua. Për shkak të “prishjes së rendit dhe qetësisë publike”, nga Gjykata për Kundërvajtje e qytetit tim, isha dënuar me 40 ditë burg. Kuptohet, edhe ekzekutimi i këtij kallëzimi sërish bëhet nga gjykatësi shqiptar, e për të qenë edhe më e keqe, ai ishte një mik i imi të cilin e njihja mirë. Nejse! E shkuara dhe e harruara, thotë populli, por ironia më e madhe e gjithë kësaj mesele, qëndron pikërisht aty se, ky gjyqtar i imi ekzekutues, sot është përsëri gjyqtar, bile-bile gjyqtar i lartë i Gjykatës së Qarkut të po këtij qyteti, dhe të po kësaj “Kosove Republikë” për të cilën mua dikur mi kishte shqiptuar 40 ditë burg, e nga ana tjetër, unë shëtisë i mjerë rrugëve të saj pa punë… Dynja – dynja, hee…devër dynja?!!
Çka na vyen ne ushtria…?! Para disa dite, si zakonisht duke shfletuar gazetat tona ditore dhe me kafen e mëngjesit pranë, nga titujt e aktualitetit politik ditor, vëmendjen ma tërhoqën dy artikuj: “FSK-ja ende nuk është ushtri” dhe “Me aprovimin e fundit të Buxhetit, qeveria i hap rrugën edhe shitjes së PTK-së”. Aty për aty mendova në vete: “Çdo gjë te ne shitet! Çdo gjë është në shitje në Kosovë. E shitëm së parë fytyrën dhe dinjitetin, e shitëm Mitrovicën, shitëm shumë toka pjellore dhe monumente tona historike përreth manastireve dhe kishave ortodokse, më pas, vazhduam me shitjen e ndërmarrjeve shoqërore, dhe ja tani, po i qesim në pazar edhe disa ndërmarrje publike që na kanë mbetur në fund: Aeroporti veç u shit e radha po i vije PTK-së, KEK-u etj. Mbase, nuk duhet të jetë aspak çudi ky proces transformues i cili tanimë veç është kryer kaherë në shumë shtete pos-komuniste të Ballkanit dhe më gjerë, por, më tepër po më befason ai lajm i dytë, që unë, ndoshta pa ja qëlluar fare, e lidha me këtë të parën: “FSK-ja ende nuk është ushtri”. Kur mendon më thellë njeriu në këtë drejtim, neve kosovarëve, as që na vyen më ushtria? Sepse, siç po duket, tanimë nuk na ka mbetur asgjë se çka të mbrojmë me ushtri? Çdo gjë u shit, përveç objekteve qeveritare që po shtohen…”.
Mbase një lojë fëmijësh kjo…?! Sa isha i vogël, më kujtohet shumë mirë një lojë e jona fëmijërore e quajtur “Vëlla me motra”. Sipas rregullave të kësaj loje, dikush nga ne u bënte babë, e dikush nënë, kurse kukullat dhe lodrat tjera ishin fëmijët tanë dhe gjësendet për improvizimin e skenografisë së lojës. Gjersa ne të gëzuar papenguar loznim lojën tonë, prindërit tanë nga ana tjetër e dhomës, na përcillnin në heshtje dhe të kënaqur. Kjo nemitej e tyre zgjaste deri në momentin kur në mes nesh plaste sherri dhe ne fillonim në mes veti të ziheshim për ndonjë detal të parëndësishëm. Në këtë rast, fillimisht duke na marr me të mirë, reagimi i prindërve tanë ishte këshillëdhënës dhe më tepër me karakter bindës (karota), por, shpesh në rast të mosbindjes ndaj kërkesave dhe këshillave të tyre nuk mungonte edhe ndonjë flakaresh (shkopi).
Në fakt, atëbotë, niveli i lirisë së lojës tonë si fëmijë, shtrihej aq larg, derisa diçka si veprim, nuk prishte qetësinë e prindërve tanë, të cilët, nga këndi tjetër i dhomës, gjatë tërë kësaj kohe na shikonin dhe mbikëqyrin me vigjilencë.
E, pra, ndoshta është qesharake pak sa ky shembull krahasues, por mua më duket se edhe politikëbërja kosovare i ngjason mu kësaj loje tonë fëmijërore alla “Vëlla me motra”. Mu pse, aty, shumë lehtë dikush mund të bëhet babë, dikush nënë, e dikush edhe politikan, ministër dhe kryetar… dhe, kjo kënaqësi do të vazhdoj aq gjatë gjersa me ndonjë veprim të palejueshëm ndërkohë nuk do t’ua prishësh qetësinë e “prindërve” tanë që na vrojtojnë dhe monitorojnë pandërprerë…
Kush duhet të shkoj në riparim…? Sigurisht se shumica prej nesh e dinë barsoletën me atë personazh torollak i cili e kishte çuar radioaparatin e vet te mjeshtri për riparim. Kur mjeshtri e pyet se çfarë prishje ka radioja, ai i përgjigjet: “Kohën e fundit gjithnjë po ma tregon orën me 10 minuta përpara”. Besoj se po e kuptoni metaforën e kësaj barsolete të marrë si shembull. Andaj, a thua kush duhet të shkoj ne riparim (eliminim): Kosova apo politikanët tanë aktual në pushtet?!
Dhe zgjidhja … Pas gjithë kësaj katrahure politike që dita-ditës po e shpie Kosovën tonë të dashur në theqafje të sigurt, është momenti i fundit, o milet, që kësaj gjendje të padurueshme t’i themi “BOLL MË”. “BOLL MË” kësaj varshmërie akute të shkartuar nga terapitë e gjata droguese që na janë përshkuar kundër dhimbjeve tona shoqërore si qetësues nga këta matrapaz të papërmirësueshëm politik kohën e fundit, sikur diçka nga brendia e jonë e fjetur kolektive po pipëtinë. Po, po! Është ky paralajmërimi i përjetimit të esëlltit të këndshëm të arsyes sonë vetëdijesuese, e cila tashti ka filluar të vihet në veprim. Rrezet e para agimore të kësaj dite të re premtuese, kanë filluar me të madhe të flakërojnë në horizont. Dallojeni këtë ndjenjë si efekt, o populli im i përvuajtur! Është ky zëri yt i brendshëm kolektiv. Është apoteozë kushtrimi! Andaj, çka pret? ZGJOHU…!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin