LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi kombëtar i Behgjet Pacollit?!

Tanimë të mësuar me gafe te shpeshta politike të deklaruara në opinion, edhe kjo e fundit e presidentit Pacolli për një Bashkimin Kombëtar të shqiptarëve, vështirë se mund të honepset si diçka e sinqertë dhe parimore nga ana e tij. Ajo si taktikë naive politike, pa dyshim, mund të shkaktoj ndonjë efekt mbresëlënëse ditor tek bindjet e disa individëve që ende butësisht hamendësohen për zgjedhjen e tij si president, por jo edhe tek njohësit e mirë të realiteteve parimore politike.

Në të kaluarën, kështu ngjashëm ka ndodh edhe me deklaratat famoze për Bashkim Kombëtar të kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha, por validiteti i tyre ka zgjatur shkurt. Deri tek arritja e presionit të ndonjë faktori të fuqishëm ndërkombëtar në këtë drejtim. Kështu, ato shumë shpejtë janë demantuar si keqinterpretime mediale. Meqë, edhe tek presidenti Pacolli, kjo deklaratë ishte vetëm një ekuivokë politike, jam më se i bindur se, shpejtë do të pasoj ndonjë demant për keqinterpretim?!!

Në një gazetë ditore e cila me një hapësirë të theksuar informative e transmetonte këtë lajm, deklarata e z. Pacollit për bashkim kombëtar shqiptar, gjatë komentimit te artikullshkruesit, për nga konkretësia, madje krahasohet se i tejkalon ato të lëvizjes së VETËVENDOSJES! dhe Albin Kurtit në këtë drejtim.


Edhe pse, nxjerr nga kontesti, qëllimi i këtij komperacioni gazetaresk në fjalë, më tepër reflektonte si metaforë sarkazmatike, të gjithë ne e dimë se, sikur lëvizja VETËVENDOSJE!dhe Albin Kurtit në këtë drejtim. Edhe pse, nxjerr nga kontesti, qëllimi i këtij komperacioni gazetaresk në fjalë, më tepër reflektonte si metaforë sarkazmatike, të gjithë ne e dimë se, sikur lëvizja VETËVENDOSJE!, ashtu edhe vetë lideri i saj, Albin Kurti, idenë e bashkimit kombëtarë shqiptar, nuk e kanë, as si paravan prapa së cilës tentojnë të fshihen qëllimet tjera të realizimit të interesave personale, dhe as si strategji taktike të përfitimit të poenave politik të momentit në popull, por atë e kanë si parim bazë programor, para së cilës, të gjithë janë të zotuar që, pa marrë parasysh sakrificat e shumta në këtë rrugëtim, me çdo kusht ta përfaqësojnë këtë synim deri në realizim praktikë të tij.

Kur është në pyetje ideja e bashkimit kombëtar dhe disponimi i vërtetët në këtë drejtim, as Albin Kurtin dhe as lëvizja VETËVENDOSJE!, askush përmes asnjë presioni sado autoritativ ndërkombëtarë, nuk do të ketë sukses t’i luhas nga ky princip, sepse karriera e veprimit të tyre politik ndërtohet mbi baza të interesave të përgjithshme kombëtare, e jo mbi bazat e EGO-ve të shfrenuara personale.

Dobitë indirekte nga këto deklarata të kësaj natyre

Edhe pse parimisht, këtë deklaratë të z. Pacollit e konsideroj si hipokrite dhe me prapavijë tërësisht të orientuara për qëllime të përmirësimit të imazhit të vetë personal, pikërisht tek ajo shumicë tjetër që ende nuk pajtohen me zgjedhjen e tij për president, nga ana tjetër, ajo, pa marrë parasysh edhe nëse demantohet më vonë si keqkuptim nga vetë ai, në opinion krijon një klimë të përshtatshme debatuese.

Edhe kundërshtuesit më të flaktë teorik dhe politik të kësaj ideje, por edhe ne që dyshojmë vetëm në sinqeritetin e z. Pacollit, duke u kundërshtuar me njëri – tjetrin në këtë drejtim, shëndetshëm do të merremi me këtë temë. “Pro”apo “contra” kësaj ideje, kryesorja është të flasim. Ta përmendim shpesh bashkimin kombëtar. Të mos e largojmë nga vëmendja mediatike atë. Tabu-izmi i imponuar me shekuj si bindje të marrjes me këtë temë në ne, detyrimisht kërkon sipërfaqshmin e vetëdijshëm dhe të shpeshtuar debatues të saj.

Në këtë drejtim, fare nuk duhet t’ia vejmë veshin askujt! Ka mundësi që disa, mund të na quajnë si romantik nacional, irealist, fantazjer politik, kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, destabilizues të regjionit me këto ide të marra… por, kryesorja është që ne patjetër duhet të flasim gjithnjë për të. Edhe si kundërshti ekstreme tezash dhe antitezash, ne duhet ta ndjejmë kudo aktive prezencën e kësaj ideje në ne.

Sado që për shumë kë kjo punë mund të duket qëllimmirë apo qëllimkeqe, bashkimi kombëtar është një rrugë kaherë e nisur e këtij populli të cilin, tanimë, askush nuk mund ta ndali më. Ajo që na nevojitet ta ndjejmë të prekshëm atë është vetëm KOHA. Koha, e cila, edhe jashtë kundërshtive aktuale ideore-politike ditore kombëtare dhe ndërkombëtare; jashtë sinqeritetit dhe hipokrizisë deklarative mirëbërëse apo keqpërdoruese të disa individëve, me të madhe po punon për ne shqiptarët në këtë drejtim…

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori