Shkoi Putini në Beligrad
Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin, një ish-agjent bolshevik i KGB-ës, vizitoi Beligradin të mërkurën, në vigjiljen e 12 vjetorit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë për të ndaluar shtypjet dhe gjenocidin serb ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Serbia e konsideron Rusinë të jetë partneri i saj kryesor ekonomik si dhe aleati i saj politik dhe ushtarak. Duke përshëndetur Kryeministrin rus, Presidenti i Serbisë, Boris Tadic tha se dy vendet kanë lidhje miqësore prej shekujsh dhe vuri në dukje “lidhjet historike dhe shpirtërore”, si dhe ngjashmërinë në gjuhë dhe në ngjyrat e flamujve të dy vendeve.
Delegacioni rus pritej që në kryeqytetin serb ta ndiente veten si në shtëpinë e vet ku bisedoi për çështje të interesit të përbashkët ekonomik dhe politik, mbi çështje ndërkombëtare dhe mbi subjektin përherë në agjendën serbo-ruse, Kosovën, gjithmonë e ngjyrosur me solidaritetin midis dy popujve të krishterë ortodoks. Vizita e tij në Beligrad, në vigjiljen e12 vjetorit të bombardimit të Serbisë nga forcat ajrore të NATO-s, duket se është një provokim i radhës ndaj Perëndimit, por edhe një rast për të theksuar lidhjet e forta midis dy vendeve dhe popujve të krishterë ortodoks.
Telegramet diplomatike amerikane të botuara nga Wikileaks — theksonin gjithashtu edhe shqetësimet e Washingtonit në lidhje me diplomacinë ruse rreth të njëjtit përvjetor, dy vjet më parë. Në të njëjtën kohë, analistët e shikojnë ketë vizitë, në këtë përvjetor, edhe si një përpjekje nga ana e Putinit për të distancuar Serbinë nga Bashkimi Evropian. Provokim ose jo, dikush duhet t’i kujtoj kryeministrit Putin se 12 vjet më parë, NATO — me rolin udhëheqës amerikan – bombardoi Serbinë, jo për përfitime ekonomike, ose pushtim territoresh, por në emër të vlerave universale të përbashkëta njerëzore, vetëm e vetëm për të shpëtuar popullsinë shqiptare në Kosovë nga gjenocidi, spastrimi etnik dhe krime të shumta kundër njerëzimit që regjimi serb i Millosheviqit bëri kundër shqiptarëve në trojet e tyre shekullore në Kosovë.
Rusët, nëpërmjet Serbisë, historikisht kanë shkaktuar gjithmonë probleme në Ballkan, kryesisht në kurriz të kombit shqiptar. Si rrjedhim, është shqetësues fakti që kjo vizitë është planifikuar të bëhej tamam në 12 vjetorin e bombardimit të NATO-s kundër Serbisë. Çfarë mesazhi po përcjellë Moska për rajonin e Ballkanit dhe për Evropën me këtë vizitë, në këtë përvjetor? Më shumë se asgjë tjetër, kjo vizitë është një nxitje e elementëve të nacionalizmit serb, të cilit Ballkani e sidomos shqiptarët gjithmonë ia kanë parë sherrin. Intrigat simbolike apo faktike të Putinit në Ballkan, sidomos në raste siç është përvjetori i bombardimit të Serbisë nga NATO-ja, vetëm inkurajon imperializmin e ri rus dhe përkrahësit e tij në Serbi. Putini dhe bashkëpunëtorët e tij në mafien ruse kanë adaptuar Serbinë si përfaqësuese të tyre në Ballkan dhe gjithnjë vazhdojnë, jo vetëm të kundërshtojnë pavarësinë legjitime të Kosovës, por nuk pushojnë hiç së vepruari në bashkërendim, që të minojnë shtetin e ri, me çdo rast, me çdo kusht e me çdo mjet që u vjen për dore, sidomos në arenën ndërkombëtare. Fatkeqësisht, si Moska ashtu edhe Beligradi vazhdojnë të bëjnë një lufte që është humbur, nga ana e tyre.
Njëzet vjet më parë, diktaturat komuniste anë e mbanë Evropës u rrëzuan nga dëshira e madhe e popujve të shtypur për liri e demokraci. Evropa ka ndryshuar njëherë e përgjithmonë. Do të ishte mirë që, ne vend te intrigave ne kurriz të popujve tjerë — si Rusia ashtu edhe Serbia të bashkëpunojnë me Evropën dhe me Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur çështjet me rëndësi ndërkombëtare,siç është njohja e pavarësisë së Kosovës, ashtu që më në fund, të realizohet “projekti historik”, për një Evropë të lirë, demokratike e të bashkuar. Është qëndrimi i Shteteve të Bashkuara si edhe i Evropës se “projekti historik” nuk do të mund të realizohet për derisa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.
Kështu që vizita e Putinit në Beligrad, në 12 vjetorin e bombardimit të Serbisë nga NATO-ja, në mbrojtje të popullsisë shqiptare në Kosovë (megjithëse kanë kaluar 20 vjet nga rënia e Murit të Berlinit dhe nga mbarimi i Luftës së Ftohët, dhe me gjithë deklaratat për bashkëpunim me Moskën), është e qartë se Rusia edhe sot e kësaj dite e sheh botën krejt ndryshe, nga që e shohin vendet demokratike perëndimore. Prandaj është detyrë e Evropës dhe Washingtonit që të bëjnë çdo përpjekje për të bindur rusët, e kryesisht Vladimir Putin-in, se lojërat dhe davatë e Luftës së Ftohët janë të rrezikshme, të padëshirueshme dhe të kota, dhe në të njëjtën kohë edhe në dëm të zhvillimit dhe bashkëpunimit reciprok të vendeve të Ballkanit, zhvillim dhe bashkëpunim ky për të cilin Moska dhe zyrtarët e saj të lartë si Putin, duhej të luanin një rol më konstruktiv, që do të çonte në një të ardhme më demokratike, në paqe dhe me më shumë begati për të gjithë popujt e Ballkanit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin