LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e të drejtës së apelit në Ligjin për financimin e subjekteve politike

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, bazuar në nenin 7.2, kapitulli ‘Fondi për mbështetjen e subjekteve politike’, shihet se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tani e tutje vishet me përgjegjësi të reja, të cilat kanë të bëjnë me menaxhimin e këtij fondi, shpërndarjen e mjeteve të përcaktuara me dispozitat e këtij ligji. Ky ligj, i cili tani vërehet se nuk është aq i qartë dhe përshkohet me një ndërtim strukturor të fjalive kundërthënëse dhe të papërfunduara, të pazbërthyera deri në fund në kontekstin logjik, do të nis të implementohet i tillë si është tani.

Sidoqoftë, mbetet që hartuesit e tij, qofshin ata ekspertë ligjorë apo për çështje të financave, të mbesin më “afër” tij gjatë zbatueshmërisë nga organet kompetente, të cilave u adresohen emrat dhe kompetencat që i kanë në nxjerrjen e akteve të veçanta nënligjore, siç është përcaktuar me nenin 23 të kapitullit ‘Organet kompetente për nxjerrjen e akteve nënligjore’.

Se nuk është punuar sa duhet që të kemi një ligj, i cili do të jetë i pranueshëm dhe në pajtueshmëri me disa nga standardet e legjislacionit evropian, dhe se nuk janë përfillur as konceptet bazë në Udhëzuesin – Financimi i Partive Politike dhe Fushatave Zgjedhore, manual ky i përgatitur nga autori Ingrid van Biezen nga Universiteti i Birmingamit (Mbretëria e Bashkuar ), këto çështje i kemi ngritur më parë për diskutim në një nga shkrimet e botuara më herët.


Sanksionimi dhe mungesa e të drejtës së ankimit

Një shkarje që duket serioze dhe bie në sy gjatë shfletimit të Ligjit për financimin e subjekteve politike është korniza e dispozitave ndëshkimore.

Përkundër të metave të shumta që janë identifikuar në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale në Republikën e Kosovës, i cili pat hyr në fuqi në qershor të vitit 2008, ka ekzistuar një numër i parimeve bazë, ku përveç, mundësisë së sanksionimit për cenim të dispozitave ligjore, është përcaktuar edhe e drejta e ankimit si në vendimet që i ka marrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në shqiptimin e gjobave administrative apo atakimi i vendimeve në ato raste të përcaktuara me nenin 122 të kapitullit ‘Apelimet zgjedhore’.

Në Ligjin për financimin e subjekteve politike, janë përcaktuar rastet, kur një subjekt politik, kandidat për deputet, këshilltar i kuvendeve komunale apo kandidat i pavarur mund të gjobitet për cenim të dispozitave të këtij ligji.

Në nenin 21 të Ligjit për financimin e subjekteve politike, kapitulli që ka të bëjë me dispozitat ndëshkimore, ekziston edhe një konfuzitet, se nuk përcaktohen në mënyrë taksative se për cilat raste të shkeljes së dispozitave bëhet fjalë, sepse ligji përbëhet edhe nga dispozitat e përgjithshme, pra përkufizime, që përcaktojnë nocionet juridike ku jepen sqarime me gjuhën e terminologjisë ligjore.

Sidoqoftë, në dispozitat e Ligjit për financimin e subjekteve politike, nuk ekziston fare e drejta e apelit, kur merren vendime për shqiptimin e gjobave (nuk përcaktohet organi kompetent) në zbatimin e këtij ligji.

Një dilemë që ekziston, që hartuesit e këtij ligji duhet të ndihmojnë rreth sqarimit, qëndron në atë, si mund të merren vendime në bazë të këtij ligji, i cili e ka një kornizë të dispozitave ndëshkimore, por nuk kuptohet se mbi bazën e cilit “ligj” mund të ushtrohet e drejta e ankesë nga palët.

Kjo situatë tani kështu si është, mund të kuptohet se në rastin konkret, Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, do t’i marrë vendimet në bazë të Ligjit për financimin e subjekteve politike, ndërsa për të drejtën e ankimit duhet t’i referohemi në këtë rast dispozitave nga Ligji për zgjedhjet e përgjithshme, apo kjo çështje ka nevojë të sqarohet më ndryshe apo është rast “sui generis” në praktikën juridike.

(Autori është zyrtar i lartë ligjor në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim)

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori