LAJMI I FUNDIT:

Koka e “gjarprit” dhe kjo e jona

Raporti i Dick Martit u aktualizua përsëri. Paraqitja e tij tragji-komike në Këshillin e Evropës ishte plotësisht tragjike në Parlamentin Evropian. Eurodeputetët i bënë pyetje konkrete për faktet, për emrat e viktimave dhe për llojin e organeve të trafikuara. Raporti që nuk i mbijetoi asnjë sesioni parlamentar nuk ka gjasa të qëndrojë si dëshmi e një gjyqi objektiv.

Do të duhen edhe shumë seanca, edhe shumë debate, madje edhe angazhim i drejtësisë që njollat e Raporti t të Dick Martit të zbehen e ndoshta të mos shlyhen kurrë në tërësi. Artisti ynë i madh, i ndjeri Bekim Fehmiu, duke folur për sulmin medial dhe demantin thoshte se sulmi është derdhja e puplave në tokë, kurse demanti është mbledhja një nga një e atyre puplave. Në rastin e parë angazhimi është shumë i lehtë, por efekti është i madh. Lajmi merr dhenë dhe publiku është i interesuar për lajmin. Në rastin e dytë, angazhimi është tepër i mundimshëm, por efekti është fare i vogël. Publiku nuk është i interesuar për demantin.

Një deputet arrogant evropian i quajtur Dick Marty, derdhi thesin e tij të puplave mbi trupin e Kosovës. Institucionet tona qeveritare dhe joqeveritare do ta kryenin misionin e tyre vetëm kur ato pupla të mblidheshin përsëri në thes. Ato kanë huqur rastin më të mirë të mobilizimit të gjithanshëm në luftë kundër këtij sulmi. Momenti më adekuat ishte para se Këshilli i Evropës ta aprovonte raportin e Dick Martit me qëllim që ai të mos kalonte, ose të paktën jo ashtu si kaloi, aq lehtë dhe pa hezitime.


Shoqëritë demokratike pas këtij raporti kanë filluar ta shohin Kosovën dhe udhëheqjen e saj me skepticizëm dhe mosbesim. Një qasje e tillë nuk ka gjasa të ndërrojë në të ardhmen e afërt, edhe pse argumentet e raportit të Dick Martit së fundi u komprometuan në Parlamentin Evropian. Eurodeputetët shtruan pyetjet elementare për një dëshmi të besueshme duke kërkuar me të drejtë që të emërtohen viktimat dhe organet e tyre “të nxjerra e të trafikuara”. Edhe disa politikanë kosovarë, përmes intervistash e paraqitjesh tjera publike kanë kundërshtuar shpifjet e raportit të Dick Martit. Por, kjo nuk ka qenë as minimumi i asaj çfarë institucionet tona është dashur të bëjnë.

Kosova nuk aktivizoi politikën e jashtme në momentin adekuat. Ambasadorët tanë nuk treguan sensin e duhur diplomatik për rolin e tyre në një situatë kur u cenua dinjitetit shtetëror, kur u provua të shkelen vlerat tona fondamentale kombëtare. Edhe Klubi për Politikë të Jashtme , si një alternativë joqeveritare e MPJ-së dështoi ta thoshte fjalën e vet. Dick Marti hodhi njolla mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës që është institucioni ynë i lavdisë. UÇK është meritorja kryesore e luftës sonë për liri dhe pavarësi nga agresori serb. Dikush mendoi se ishte kohë e mirë për ta goditur “gjarprin” në kokë. Por në këtë rast, koka e gjarprit qëlloi të jetë koka jonë!

Kosova ka mundur që me kohë ta projektonte Strategjinë politike për demantimin e shpifjeve të Dick Martit. Mirëpo, sipas parimit “më mirë vonë se kurrë” kjo mund të bëhet disi edhe tani. Nëse Dick Marti solli fakte politike për atë që nuk ka ndodhur, ne mund të sjellim fakte juridike për të vërtetën. Të mos i frikësohesh gjyqit nuk do të thotë ta presësh atë duarkryq. Drejtësia ndahet në bazë të argumenteve. Argument nuk është gjithherë ajo çfarë ka ndodhur, por ajo që i bën gjykatësit të besojnë se ka ndodhur! I akuzuari duhet të përgatitet për mbrojtje.

Mirëpo, edhe pse është lëshuar rasti më i mirë ende ka mbetur kohë që ajo që nuk është bërë sa e si duhet deri më tani të fillojë të realizohet në mandatin e ri institucional. Çfarë mund të bëhet konkretisht?

Kryesorja është mbështetja institucionale që kjo çështje t’i kalohet drejtësisë. Këtë tashmë e ka bërë kryeministri me thirrjen e tij. E dyta është mbështetja politike dhe institucionale për programin e dëshmitarëve të Dick Martit. Me këtë, atij do t’i hapej mundësia që t’iu përgjigjet pyetjeve për të cilat ngurroi të flasë në Parlamentin Evropian e për të cilat dyshohet se ai kurrë nuk do të ketë përgjigje. E treta, që Kuvendi ynë ta ftojë Dick Martin për një seance miqësore parlamentare ku ai do të fliste për aspekte të Raportit të tij e ku deputetët tanë do të kishin rastin dhe nervat t’i shtronin atij pyetjet e nevojshme. Nëse Dick Marty nuk do të kishte gatishmërinë për t’u përballur me deputetët tanë, një ftesë të tillë do të mund ta bënte edhe Kuvendi i Shqipërisë. Sepse, Dick Marty ka goditur jo njërën, por të dy kokat e shqiponjës.

Dick Martin ne duhet ta presim më mirë së rusët, më mirë se serbët që ta bindim botën se gjëja që po duam ne të ofrojmë është argumenti. Nëse Dick Marti nuk e ka atë, ne duhet ta kemi. E katërta, Ministria e Punëve të Jashtme t’iu tregojë detyrat ambasadorëve tanë dhe t’i qortojë ata për mungesë sensi, vullneti, apo dije për ta mbrojtur vendin nga agresionet moderne që shpojnë më shumë se plumbat. Në një shtet normal, dështimi i secilit ambasador për t’iu kundërvënë këtij raporti në forma të ndryshme diplomatike nuk do të mbetej pa u ndëshkuar. Ambasadorët nuk janë nëpër shtete tjera për t’i numëruar yjet mbi çatinë ku banojnë, por për të punuar. Dhe e pesta, por jo e fundit, Ministria e punëve të Jashtme do të duhej që në strategjinë e vet për sigurimin e njohjeve për Kosovën, t’i lërë vend të merituar trajtimit të Raportit të Dick Martit.

Rasti më i mirë për t’i mbledhur puplat ishte koha kur u derdhen ato. Kosova as nuk diti as nuk deshi ta shfrytëzojë këtë rast. Tash duhet bërë atë që është e mundur.

Në trend

Më shumë
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Kalo në kategori