LAJMI I FUNDIT:

Feja është e rrezikshme?

Duke parë atë së çfarë sot, servohet në mediat vendore dhe botërore, të shkruara dhe ato elektronike, zhvillimet në botën ARABE, vrasjet nëpër xhamitë, abuzimet seksuale në kisha dhe të kaluarën mesjetare, është shumë e vështirë të argumentohet e kundërta, që feja nuk është e rrezikshme. Megjithatë e vërteta është e vërtetë dhe gënjeshtra gënjeshtër, sado që të servohen ndryshe. “Një rrenë nuk bëhet e vërtetë nëpërmjet arsyes së propagandimit të shumëfishuar, as e vërteta nuk bëhet rrenë pse askush nuk e sheh atë“ (Mahatma Gandi). Sidoqoftë pasojat nga propaganda dhe shembujt e këqij, janë evidente dhe prezent edhe në shoqërinë tonë. Si rrjedhojë, lindin paragjykimet të cilat dërgojnë në shumë raste edhe në diskriminimin e personave që jetën e tyre duanë ta jetojnë në përputhje me parimet e besimit të tyre fetar.

A është feja e rrezikshme? Parimisht nuk është. Secila nga fetë si synim themelor të saj ka, që njerëzit t`i mësoj në adhurimin e Zotit, respektimin e rregullave dhe riteve të caktuara, dhe të jetuarit në devotshmëri, vëllazëri dhe paqe me njerëzit. Një person fetar lutet, beson dhe praktikon rite të ndryshme, herë individualisht e herë kolektivisht, me anë të cilave në disa raste, në sekte të ndryshme, rrezikon vetën, por asnjëherë të tjerët. Ai respekton të moshuarit, kujdeset për të vobektit, nuk i bënë padrejtësi tjetrit, nuk vret, nuk gënjen, nuk vjedh etj., sepse Zoti dëshiron që ai të jetë kështu, jo ndryshe. Feja obligon dhe thërret në të mirën, të moralshmen dhe si e këtillë nuk është e rrezikshme, përkundrazi është e dobishme. Por kur njerëzit hynë në fe JO për t’i takuar asaj dhe shërbyer Zotit, po për të përdorur atë si instrument për realizimin e qëllimeve të tjera, manipulimin e masave, përçarjen e tyre, paragjykimin dhe diskriminimin e grupeve të tjera fetare, nxitjen e urrejtjes dhe armiqësisë ndërmjet grupeve dhe përkatësive të ndryshme fetare, atëherë gjërat ndryshojnë, ato marrin rrjedhë tjetër, të dëmshme dhe të rrezikshme për individin dhe shoqërinë njerëzore.

Njerëzit që fenë përdorin për qëllime të tilla nuk janë fetar, janë psudofetar ata nuk i takojnë fesë, në një formë feja ju “takon“ atyre, ata interpretojnë fenë për interesin e tyre, dhe ata veprojnë në të kundërtën e asaj që thërret feja në emër të fesë. Të tillët nuk janë shërbyes të Zotit. Ata ngjajnë shumë pak më profetët në të cilët thirren. “Unë e dua Krishtin tuaj, unë nuk i dua krishterët tuaj. Ju krishterët jeni aq të pangjashëm me Krishtin tuaj”. Gandi thoshte kështu për të krishterët e sot e njëjta gjë mund të thuhet edhe për disa nga myslimanët. Feja po sikur edhe shkenca është në dobi të njerëzimit, por që të dyja mund të jenë të rrezikshme, kur përdorën ose më drejt keqpërdorën nga njerëzit me qëllime të liga.


Armët, bombat bërthamore, e mjete të tjera kundër mirëqenies së njeriut janë të dedikuar për vrasje dhe shkatërrime, por kjo nuk do të thotë se shkenca nuk duhet, apo se është e padobishme ose antinjerëzore, sepse njerëz të tjerë po përmes rrugës së njëjtë-shkencës kanë sjell shumë të mira të cilat lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën e njeriut në tokë. Nga kjo mund të konkludohet se njerëzit e ligë janë të rrezikshëm, jo feja as shkenca. Dhe si rrjedhojë është e padrejtë të akuzohen këto të dyja për të bëmat e atyre njerëzve qëllimkëqij. Paqja nuk cenohet nga të jetuarit e njerëzve në harmoni të plotë me rregullat që vijnë nga feja, por atëherë kur ndodhë e kundërta, kur njerëzit më apo pa qëllim luftojnë fenë, ose fshehën pas saj për realizimin e qëllimeve të tjera .

Feja është e pandarë nga njeriu. Njeriu ka nevojë të besoj, gjithmonë ka besuar në diçka, beson dhe do të vazhdojë të besoj. “Mund të gjejmë qytet pa bedeme, pa sundimtar, pa civilizim, pa letërsi e teatër, mirëpo kurrë s’u pa qytet pa tempuj feshë e pa banorë që nuk luten” (Plutarku). Edhe Iliret tanë besonin, ishin paganë po kjo nuk ka shumë rëndësi, e rëndësishme është se kjo dëshmon që njeriu ka brenda vetes të mbjellë farën e besimit, farë kjo që kultivohet në mënyra të ndryshme nga njerëz dhe popuj të ndryshëm.

Disa konsiderojnë se besimi, rrjedhimisht feja është pjellë e imagjinatës njerëzore, disa se është një iluzion dhe disa konsiderojnë se është një program jetese të cilin Zoti ka dërguar njerëzve përmes të dërguarve të tij që janë zgjedhur nga mesi i tyre. Varësisht nga informimi dhe edukimi rreth saj njerëzit, besojnë dhe ju qasen fesë. Dikush me pak e dikush më shumë e ndjen veten fetar, por shumica e njerëzve e ndjejnë nevojën që t’i përkasin një besimi fetar. Sipas Fromit çdo njeri ka nevoja fetare, pasi çdo njeri ka nevojë për një sistem orientimi dhe një sistem adhurimi që manifestohen në mënyra të ndryshme, prandaj sipas tij pyetja nuk është nëse një njeri është apo jo fetar, por cila është feja e tij.

Pavarësisht rrethanave, njeriu duhet të vazhdoj t’i shërbej Zotit, nuk duhet të lejojë të neveritet nga ky shërbim, për shkak së dikush i shërben keq. “Çdo gjë duhet njeriut t`i shërbejë, ndërkaq njeriu mund t’i shërbejë vetëm Zotit“ (Alija Izetbegoviq). Njeriu le t’i shërbej Zotit të vet, sepse vetëm kështu mund t`i shërbej, vetës, familjes dhe tërë shoqërisë.

Feja thërret në paqe!

Në trend

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori