Abraham Linkolni – shembull i dinjitetit njerëzor
150 vjet më parë këtë muaj u inaugurua president i Shteteve të Bashkuara, Abraham Linkolni. Para disa ditësh, Shtëpia e Bardhë lëshoi një proklamatë presidenciale për të shënuar këtë përvjetor me programe, ceremoni dhe aktivitete të ndryshme, në shenjë respekti për presidentin më të adhuruar deri më sot jo vetëm nga populli amerikan, por edhe nga popuj anë e mbanë botës. Në proklamatën e Shtëpisë së Bardhe thuhet se “Linkolni na sjellë në mend se struktura jonë kombëtare është e gërshetuar nga kujtimet dhe shpresat e përbashkëta, dhe se ndërsa festojmë këtë përvjetor, duhet të pasqyrojmë besimin e tij të pashterur dhe të paskajshëm se ne mbetemi një Komb dhe një popull i bashkuar me lidhje të përhershme”. Në proklamatën e Shtëpisë së Bardhë, të nënshkruar nga Presidenti Obama thuhet gjithashtu se “Presidenti ynë i 16-të, i nderuar e i respektuar, na ka mësuar se ne jemi diçka më shumë se Veri e Jug, më shumë se të bardhë e zezakë — ne jemi një, dhe jemi të gjithë Amerikanë. Forcat që na ndajnë nuk janë më të fuqishme se forcat që na bashkojnë, dhe se “lindja e re e lirisë” për të cilën pat bërë thirrje Presidenti Linkoln bën ende jehonë në zemrat tona”.
Proklamata vazhdon duke thënë se “Ne sot jetojmë në një vend të bashkuar që ai shpëtoi, si trashëgimtarë të lirive e progresit të cilëve ai u shërbeu. Për të gjithë kohërat, Presidenti Linkoln bën thirrje që të ridedikohemi ndaj punës së pakryer që mbetet për tu bërë – duke bashkuar të gjitha forcat, për të siguruar se ‘qeveria e popullit, nga populli e për popullin’ do të vazhdojë së funksionuari”.
Presidenti Linkoln udhëhoqi Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës Civile midis shteteve të veriut e shteteve të jugut, e që ishte kriza më serioze në historinë e Amerikës. Presidenti Linkoln i dha fund skllavërisë dhe në të njëjtën kohë ruajti bashkimin e vendit dhe i tregoi botës se demokracia mund dhe duhet të përbëjë një formë qeverisje të përhershme. Me një rast kur foli për demokraci, ai pat thënë se “Unë nuk dua të jem as skllav e as pronar skllevërish”. Kjo deklaratë pasqyron qëndrimin e Linkolnit, jo vetëm karshi skllavërisë fizike, por edhe ndaj asaj politike. “Kjo shpreh idenë time të demokracisë. Çdo gjë tjetër ndryshe nga kjo, nuk është demokraci”, pat thënë ai. Dhe me një rast tjetër, ai tha se “duke u dhënë lirinë atyre që janë skllevër, ne sigurojmë edhe lirinë e atyre që janë të lirë”.
Gjate inaugurimit të tij të dytë si president, ai ri-theksoi qëndrimin e vet kundër skllavërisë duke thënë; “Armiqësi kundër askujt, mirësi ndaj të gjithëve…”. Këto fjalë të Linkolnit, sipas Xhevat Kallajxhiut – një ish-bashkëpunëtor i imi në Zërin e Amerikës, dhe një patriot i flakët për të cilin do të ruaj gjithmonë një respekt të posaçëm, dhe në të njëjtën kohë autor i një libri mbi jetën e Presidentit Linkoln – “nxorën në dritë edhe një njeri të zhveshur nga pasionet politike, një njeri të lirë në trup e në shpirt, vëllanë e të gjithëve, i cili si president, qëndroi mbi partitë dhe grupet e interesit dhe që foli si një përfaqësues i vërtetë i gjithë kombit. “Prandaj në ditët tona”, shkruan Xhevati në librin e tij kushtuar Linkolnit, “kur urrejtja, smira dhe hakmarrja, duket se janë të vetmet ndjenja që e shtyjnë njeriun të veprojë, figura dhe jeta e këtij amerikani të madh shndrit magjishëm”. Përsëri sipas Xhevatit, “për Linkolnin përdoret gjithnjë nofka “i ndershmi Abe” (Abraham), të cilën ai e fitoi prej drejtësisë dhe ndershmërisë së tij. Në librin e tij, Xhevat Kallajxhiu vë në dukje gjithashtu se Linkolni “kurrë nuk përdori mashtrimin si mjet për të arritur qëllimet e veta dhe nuk tradhtoi kurrë idealet, në funksion të përfitimit politik. Në librin e tij doracak për jetën e Presidentit Linkoln, Xhevati thotë se Linkolni gjatë gjithë jetës mbrojti të varfëritë e të nëpërkëmburit dhe me kurajo e vendosmëri mbrojti dhe vuri kushtet për “respektimin e dinjitetit njerëzor, pavarësisht nga raca, gjuha apo feja”.
Trashëgimia e Abraham Linkolnit, kësaj figure të madhe Amerikane, ka marrë tanimë përmasa botërore, duke u bërë një figurë globale pas vdekjes së tij. Botimet e veprave të tij dhe libra mbi jetën e tij janë me qindra dhe në shumë gjuhë botërore dhe reputacioni i tij ndërkombëtar ka vazhduar të shtohet, sa që edhe me rënien e komunizmit dhe pas, Linkolni konsiderohej si model demokratik për popullin polak, për popujt e shteteve baltike si edhe te tjerëve në Evropën Lindore. Pikëpamjet e tij të “idesë Amerikane” vazhdojnë të jenë një frymëzim anë e mbanë botës se parimet e shpallura në Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara janë universale dhe se liria nuk është vetëm për disa njerëz, por për të gjithë njerëzit e popujt dhe jo vetëm për një kohë a periudhë të caktuar, por për të gjitha kohërat. Në lidhje me parimet e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ai pat thënë se në këtë deklaratë “ekziston diçka që i garanton lirinë jo vetëm popullit të këtij vendi, por në të njëjtën kohë edhe i jep shpresë të gjithë botës, për të gjitha kohërat…. E ky është tamam premtimi, se më kohë, do të hiqet barra e rëndë mbi krahët e të gjithë njerëzve dhe se të gjithë do të kenë mundësi të barabarta”.
Po të ishte gjallë sot Abraham Linkolni dhe të shikonte revolucionet që kanë prekur vendet e Afrikës Veriore, ato të Lindjes së Mesme si edhe protestat dhe përpjekjet për demokraci, anë e mbanë botës, si në Kinë, Iran e vende të tjera të skllavëruara nga ideologji të ndryshme politike e fetare – ai do të na thoshte se vala e madhe për liri e demokraci ka filluar me Revolucionin Amerikan të Vitit 1776, premtimi i të cilit nuk do të realizohet për derisa të gjitha kombet, në të gjitha kontinentet, të mos përkrahin e të mos përvetësojnë të drejtat e barabarta e të pa tjetërsueshme për çdo individ, e që janë të skalitura në Kushtetutën Amerikane, nga Tomas Xhefersoni.
Në këtë 150-vjetor të inaugurimit të tij, Presidenti Abraham Linkoln me plotë bindje i thotë botës se lufta për liri nuk mund të shuhet kurrë dhe se përpjekjet për të drejta të barabarta për të gjithë nuk do të ndalen asnjëherë, dhe në të njëjtën kohë na këshillon se demokracia – me të gjithë të metat e saj – është gjithnjë shpresa e fundit dhe më e mira për të gjithë popujt anë e mbanë botes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin