LAJMI I FUNDIT:

Integrohu!

Europe is united now
And united may it remain;
One in diversity,
May it contribute to world peace.

May there forever reign in Europe
Faith and justice
And freedom of the people
In a greater fatherland

Citizens, may Europe flourish,
A great task calls on you.
Golden stars in the sky are
The symbols that shall unite us.!


E nisa këtë shkrim me tekstin e Himnit të Bashkimit Evropian, në shenjë nderimi dhe përkushtimi për Evropën e Bashkuar, për të mos ia humbur origjinalitetin, e lashë ashtu siç është në gjuhën angleze, besoj se lexuesi do ta kupton, nuk e ka të vështir, ashtu siç është e lehtë për tu kuptuar qëllimi i së ardhmes qe po e ndërton Bashkimi Evropian, ashtu edhe teksti i himnit e ka përmbajtjen. Të gjithë dimë diçka rreth Bashkimit Evropian.

Dikur Evropa arenë luftërash, sot arenë e lirisë, sigurisë dhe barazisë.! Sot për hir të lirisë, sigurisë dhe barazisë, në gjirin e familjes së madhe evropiane janë bashkuar 27 shtete anëtare, të cilat paraprakisht janë zotuar dhe zotohen, se si shtete anëtare të familjes së madhe evropiane, do të respektojnë parimet e lirisë, sigurisë dhe barazisë.

Evropianët kanë shumë konsideratë për lirinë, sigurinë dhe barazinë, këto vlera paraqesin gurthemelin e Bashkimit Evropian. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, me vendosmëri janë angazhuar dhe angazhohen që në Evropën e Bashkuar, të respektohen këto vlera fundamentale.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, janë të vendosura të kontribuojnë në garantimin e lirisë, sigurisë dhe barazisë për te gjithë shtetet anëtare. Evropa qëndron e bashkuar mbi këto vlera fundamentale, të cilat vazhdon t’i mbroj me vendosmëri dhe sugjeron që shtetet të cilat ende nuk janë pjesë e komunitetit evropian, t’i bashkohen këtij kursi, të ndihen të lire, te sigurt dhe tw barabartë, duke dhëne secili shtet kontributin e vetë në mbrojtje të këtyre vlerave, për të qenë anëtar i Unionit Evropian.

Vetëm të bashkuar, mund të ndihemi të lire, të sigurt dhe të barabartë. Liria, siguria dhe barazia, janë vlera fundamentale të cilat kontribuojnë në qëndrueshmërinë e paqes dhe demokracisë në Evropën e Bashkuar.

Secili qytetar në botë ka dëshirë të ndihet dhe të jetoj, i lirë, i sigurt dhe i barabartë me të tjerët, duke dhënë edhe ai vetë kontributin, për zhvillimin dhe ruajtjen e këtyre vlerave fundamentale. Si qytetarë të Republikës së Kosovës bashkë me qytetarët e shteteve fqinjë, të ardhmen tonë, duhet ta shohim në Evropë, si pjesë e atij komuniteti divers, të lirë, të sigurt dhe të barabartë. Ne si qytetarë të Republikës së Kosovë dhe qytetarët e shteteve fqinje, duhet te zotohemi dhe të gjejmë rrugën e bashkëpunimit fqinjësor që së bashku të jemi pjesë e kontributit dhe zhvillimit të lirisë, sigurisë dhe barazisë, si vlera fundamentale për të ardhmen tonë, si rajon.

Ballkani si rajon gjithmonë është vlerësuar dhe është shkruar në faqet e historisë si “Fuçi Baruti” për çdo flakë në Evropën e dikurshme, të copëtuar e të etur për pushtim të territoreve, të shteteve evropiane ndër vete. Kohët ndryshonin, me kalimin e kohës triumfoi edhe arsyeja e shëndosh, e cila i shërbeu njerëzimit, se lufta dhe urrejtja nuk na ndriçon rrugën për të ecur përpara, me arsye të shëndosh dhe me sensin e humanizmit, mundë ta ndërtojmë të ardhmen tonë.

Shtetet e Ballkanit, duhet të çlirohen nga urrejtja dhe çfarë do mendimi negativ, të triumfojë arsyeja e shendosh, me të cilën do t’i prijmë vetës drejt integrimit në familjen e madhe evropiane, t’u tregojmë se jemi vend nga ku fluturon “Pëllumbi i paqes dhe lirisë” se nuk jemi më “ Fuçi Baruti”.

Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë, si dy shtete të pavarura, në gadishullin e Ballkanit, duhet të fokusohen në krijimin dhe avancimin e raporteve fqinjësore. Republika e Serbisë, të pajtohet me realitetin e krijuar, dhe të heqë dorë nga qëndrimet në përballje me Republikën e Kosovës. Kosova tashmë është Republikë në vete e pavarur demokratike, me synimin për tu bërë pjesë e familjes evropiane, dhe për të dhënë, kontributin, për të ruajtur dhe zhvilluar vlerat fundamentale mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian, siç janë: Liria, siguria, barazia.

Kosova e pavarur dhe demokratike e njohur nga të gjitha shtetet anëtare të OKB-s dhe pajtimi i Serbisë me realitetin e krijuar, do të ishte një shtytje edhe më e madhe për zhvillimin dhe forcimin e paqes dhe demokracisë në Ballkan.

Është koha që vendet e Ballkanit, të integrohen në Bashkimin Evropian, dhe të gjejnë aty siguri plotësuese për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik. Vendet ballkanike munde të japin përshtypjen e një homogjeniteti, me aftësinë e tyre për të krijuar një shoqëri të forte demokratike dhe për të vendosur, nëpërmjet një sistemi shumë të zhvilluar të mbrojtjes sociale dhe shërbimeve të interesit të përgjithshëm.

Serbia duhet ta njoh Kosovën!
Në Bashkimin Evropian si dy shtete te pavarura dhe demokratike!

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori