Krenaria e popullit tim!
Që nga antikiteti, apo që nga definimi i emrit si Pellazg, e pastaj si Ilir dhe deri tek ai definitiv Shqiptar, në të gjitha etapat deri në ditët e sotme, këtë popull gjithnjë e ka munduar krenaria, herë me vend e herë pa vend. Historia është një tregues i mirë se çfarë në të vërtetë ishte populli ynë. E para është se, populli ynë asnjëherë në asnjë periudhë, nuk ka pasur synim dhe as nuk e ka nënshtruar apo sunduar asnjë popull apo vend tjetër. Arsyen mund ta gjejmë shumë lehtë, sepse në asnjë etapë apo periudhë trojet shqiptare, përpos të asaj të Skënderbeut, nuk kanë mundur ta kenë një prijës të vetëm. Prandaj nuk thuhet më kot, se në një shtëpi ku urdhërojnë më shumë se një zot shtëpie, në atë shtëpi nuk mund të ketë stabilitet. Kështu ka ndodhur me popullin shqiptar deri në ditët e sotme, edhe nëse e ka zgjedhur të zotin e shtëpisë, familja nuk ka qenë asnjëherë e kënaqur e tëra, sepse gjithnjë ka pasur vend për dilema dhe pakënaqësi.
Cilat ishin ato dilema dhe ato pakënaqësi që e kanë brejtur këtë popull? A mund të thuhet se ka gjykuar drejtë!?. Dhe cilat janë ato veti që duhet ndryshuar këtë popull, në të ardhmen që të vlerësoj dhe gjykojë drejtë?.
Populli ynë gjithnjë ka pasur dilema dhe pakënaqësi, por si popull asnjëherë nuk ka ditur t’i definoj në të vërtetë ato. Vetë fakti tregon se ne dimë t’i ngrehim aq lart të tjerët, sa veten absurditisht e ulim poshtë. Ne dimë aq mirë tu këndojmë himne heronjve tonë, sa po ta hapnin të tjerët zemrën tonë, nuk do të gjenin në asnjë vend e asnjë skutë të saj ku do të ishin të fshehur ata.
Fatkeqësisht mund të themi me plot kuptimin e fjalës, se populli ynë shpesh nuk ka ditur të gjykojë drejtë dhe me këtë gjithherë e ka goditur vetveten. Këtë dobësi populli po e trashëgon edhe sot e kësaj dite, me goditje bumerang të një pas njëshme. A mund t’ia shpjegoi dikush popullit 2.3 milionësh të Kosovës se: ka po ecim, si po ecim, kush po na prinë rrugës dhe ku po na çojnë…?!
Vërtet nëse ndalemi dhe e mendojmë pak, kjo gjendje faktike në vendin tonë është shumë e komplikuar, duke e marrë parasysh faktin se nuk e dimë se kush është sovrani këtu. Prandaj, nuk duhet të ngutemi edhe shumë me paragjykime, sepse këtu mbretërojnë tri pushtet (EULEX, UNMIK dhe Qeveritarët e Kosovës), ndërsa me më pak legjitimitet është ai i vendorëve. Me gjithë respektin për Dëshmorët dhe Martirët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, ne duhet ta respektojmë ndihmën e miqve tanë ndërkombëtarë, të cilët ia dhanë vulën lirisë sonë. Për këtë arsye edhe pse legjitimiteti i udhëheqësve tanë është më i pakët, ne duhet të jemi iniciues apo shtytës për dobitë që mund t’i ketë vendi ynë për të mirë, e jo të jemi shkatërrues të tij. Ta ruajmë bërthamën e vendit tonë, të mos shkojë deri tek “eksplodimi” apo”shfarosja” e qelizës bazë për të cilën është bërë edhe kauza.
Nuk jam i mendimit t’iu nënshtrohemi ndërkombëtarëve, por duhet të bashkëpunojmë, nëse duam të kemi progres në vendin tone. Por duhet të jemi të vetëdijshëm në qëndrimet tona, që ta dimë se çka po kërkojmë dhe rrugën nëpër të cilën ne duam të kalojmë të jetë e frytshme. Këtë ne mund ta bëjmë vetëm nëse i përmbahemi parimeve siç vijojnë: së pari ta respektojmë vetveten, pastaj familjen, mikun, shokun dhe t’i japim përparësi atyre që kanë vlera njerëzore dhe arsimore. Përndryshe nëse ne nuk i perceptojmë dhe nuk ju japim përparësi këtyre parimeve, do ta pësojmë njëjtë, sikurse e kemi pësuar mileniume, shekuj e dekada me radhë. Do të pësojmë atak pas ataku, nga shkaku i pavetëdijes se ç’është duke ndodhë me ne dhe nga vonesa e tepërt nga pësimi i sulmit, nuk do të ketë sukses për shërim nëse do të vinte edhe mjeku më i specializuar i botës. Prandaj krenaria është e mirë, por jo edhe atëherë kur pothuajse je buzë greminës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/modric-vinicius-jr-780x439.jpg)
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
![Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-41-780x439.jpg)
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/parashqevisimakuu-780x439.jpg)
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
![Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475993596_923708333302759_576153060210992953_n-e1738836825554-780x439.jpg)
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_16-4-780x439.png)
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin