Universiteti hakmarrës
(Një apel drejtuar tarafit më të ndërgjegjësuar të kuadrit akademik të Universitetit të Prishtinës)
Përjashtimi i fundit nga UP e dy studentëve: Rron Gjinovci dhe Durim Jashari, për shkak se ata më 13 shkurt, në solemnitetin e kremtimit të 41 vjetorit të themelimit të këtij Universiteti, në shenjë proteste për gjendjen e përgjithshme në këtë institucion të lartë arsimor, skuqën me ngjyrë rektorin, Mujë Rugova, padyshim është një akt më papresedant, më amoral dhe më i paligjshëm, i cili, që nga paslufta e deri më sot, ndërmerret si masë më e ashpër ndëshkuese ndaj studentëve në UP, nga ana e një strukture organizative pedagogjike mbase servile ndaj një rektori politik në pushtet.
Edhe pse këtë akt të pahijshëm me ngjyrë të këtyre dy studentëve ndaj rektorit, opinioni ynë i gjerë publik, me plotë arsye fillimisht e dënoi njëzëri, pas të gjitha asaj që ndodhi më vonë, u tregua se motivi që i ka nxitur këta dy studentë të reagojnë edhe përmes kësaj forme të palejueshme protestuese, ka qenë i madh. Kuptohet, me këtë rast, desha edhe një herë ta potencoj faktin se, këtë mënyrë të vrazhdë të shprehjes së një indinjate, assesi nuk e arsyetoj as unë. Por, deshëm ne të pranojmë apo jo, sado që, në njërën anë, gjesti i tyre shkaktoi indinjatë të arsyeshme qytetare, nga ana tjetër, arriti si paralajmërim, të ngritë në fokus të aktualitetit, mjaftë padrejtësi, parregullsi, nepotizëm, mos zbatim sa duhet të reformave bashkëkohore pedagogjike, joprofesionalizëm, mediokritet kadrovik, korrupsion, falje të diplomave, organizim të dobët institucional dhe shumë e shumë fenomeneve tjera negative të cilat ndodhnin ashiqare para syve tanë, mu në këtë Universitet. Për të gjitha këto parregullsi evidente në UP, përveç atyre dëshmive si opinione në media të shkruara dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me çdo student, në formë të kallëzimeve edhe më ekstreme, mund t’i lexojmë reagimet nëpër faqet e shumta shqiptare të internetit. Fundja, shkelja më e madhe ligjore, në rend të parë, qëndron tek vetë shembulli konkret i statusit të rektorit, Mujë Rugova, i cili, ligjërisht, tanimë kaherë e ka mbushur moshën kritike (ligjore) të pensionimit.
Pas kësaj maskarade mediale me këta dy studentë, e cila si ngjarje në opinion bëri bujë të madhe, në vend se strukturat përgjegjëse organizative të UP, seriozisht të merreshin me vetë motivin e porosisë paralajmëruese të protestës, ata si mbrojtje më të mirë, zgjodhën sulmin dhe ndëshkimin e aktorëve të tyre. Metodë kjo e njohur që nga kohërat e perënduara të mendësisë famëkeqe komuniste të masave të dhunshme në këtë Universitet. Andaj, unë jam më se i bindur se vendimin mbi përjashtimin e këtyre dy studentëve nga UP, kurrsesi nuk është marrë nga ana e atyre profesorëve të shumtë, të cilët, për shkak të bindjeve të tyre parimore, profesionale dhe politike, dikur edhe vetë kanë qenë viktimë e këso far ndëshkimeve me prapavijë politike, por, ajo si një shenjë hakmarrje, sigurisht ka ardhur nga një rreth i ngushtë i kuadrit shërbyes servil të rektorit. Mu për këtë shkak, këtë herë sinqerisht besoj në arsyen e shëndosh të këtij tarafi të kuadrit të ndërgjegjshëm, por të heshtur pedagogjik të UP, i cili, mu tashti duhet të reagoj ashpër kundër këtij vendimi të paligjshëm dhe autokratik të disa kolegëve të tyre.
Kundër vendimit të Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore për të përjashtuar përgjithmonë nga Universiteti i Prishtinës studentin Rron Gjinoci dhe kundër paralajmërimit për përjashtim të studentit Durim Jashari, me të drejtë ka ngritë zërin e vetë edhe KMDLNJ –ja , e cila, në një reagim publik, ka ngrit shqetësimin e bazuar se një vendim i tillë është kundër të drejtës së garantuar me ligj për edukim. Është kundër Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së. Më tej në këtë reagim thuhet: “Një vendim i tillë mbetet shumë i paqartë për faktin që në Kosovë është e garantuar e drejta e protestimit dhe shprehjes së të pakënaqësisë”. Në po këtë reagim, “KMDLNJ po ashtu tërheq vërejtjen për deklarimet e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, përmes së cilave ai etiketon studentët Rron Gjinoci dhe Durim Jashari, duke shkuar deri në ofendime familjare, morale dhe racore e që janë të papranueshme dhe të dënueshme. Këto deklarime që rektori i bëri një ditë pas ngjarjes janë plotësisht të kundërta që i kishte bërë menjëherë gjatë ngjarjes. KMDLNJ i bënë thirrje Universiteti të Prishtinës, fakulteteve përkatëse që të tërheqin vendimin për përjashtimin e studenteve të përfshirë në këtë ngjarje. Një vendim i tillë për përjashtim të përjetshëm është shkelje e së drejtës për edukim, protestim dhe shprehje publike. Një vendim i tillë më shumë i ngjanë vendimeve të sistemeve dhe regjimeve të kaluara”.
Edhe përpos se ky ndëshkim me përjashtim të përjetshëm nga UP i këtyre dy studentëve, nga shumica qytetare dhe intelektuale e Kosovës, shkaktoi një qëndrim të arsyeshëm gjykues, fatkeqësisht, përveç KMDLNJ-së dhe reagimit të pritur të kolegëve të Ronit dhe Durimit nga VETËVENDOSJE!, asnjë asociacion tjetër politik, akademik dhe joqeveritar, nuk e ngriti zërin e ndërgjegjes.
Së fundi, ndoshta si shpresë për mundësinë e një ndërmjetësimi kompetent institucional, apo të vullnetit të mirë, ndaj këtij vendimi të pabazë, unë e shoh tek emërimi i z. Ramë Buja, në postin e MASHT-it. Duke u mbështetur në bindjet e mija personale mbi vlerat e larta morale, atdhetare dhe profesionale të ministrit të porsaemëruar, shumë shpresoj se në këtë rast ai do ta përdor autoritetin e vet të ndikimit tek strukturat udhëheqëse në UP, për ta iniciuar edhe një herë rishqyrtimin e këtij vendim të paligjshëm mbi përjashtimin e këtyre dy studentëve. Po ashtu, mendoj se, edhe jashtë dobisë së rivendosjes së natyrshme të një të drejte të shkelur në vend, një veprim i tillë revidues, do ta kishte edhe simbolikën madhështore mbresëlënëse, e posaçërisht tani në vigjilje të shënimit të 30 vjetorit të demonstratave studentore të vitit 1981.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin