LAJMI I FUNDIT:

Një kafe në kryeqytet

Është ditë dimri. Ftohtë dhe borë. Njerëzit të strukur nën rrobat e tyre ecin, po sikur milingonat para shiut, duke dashur sa më shpejt të futen diku, në një vend të ngrohtë. Një vend të ngrohtë, i cili shumë herë dinë të bëhet i ftohtë, po aq i ftohtë sa edhe vet dita e dimrit. Jo nga mungesa e zjarrit, por nga prania e asaj. E asaj, vajzës së vogël, të bukur, të veshur me një bluzë dhe pantallona gjysmë të thara, flokë shprishur, e faqe skuqur nga të ftohtit. E cila herë me disa letra në duar e herë me një të vetme bënë hapa të vogël, drejtë tavolinës ku ti me miqtë tuaj keni gjetur ngrohtësi në një nga kafiteritë e kryeqytetit. Ajo në heshtje, shtrinë dorën e bashkë me atë edhe letrën, në të cilën gjendët e shkruar “arsyeja” e kërkimit të atyre pak centëve. Në vend të vajzës së vogël mund të jetë dhe ai djali, i cili më këmbëngulje kërkon t`i marr 10 cent nga ti. Kjo nuk ka shumë rëndësi. Cilidoqoftë, vajza apo djali, pozicioni i tyre me dorë të shtrirë, pranë tavolinës suaj krijon një situatë mjaftë të brishtë.

Herë, nga dhimbja që ndjenë, herë për të bërë “sevap”, herë nga frika që gjykohesh si jo human nga të tjerët dhe shumë herë për të tejkaluar këtë situatë, ju futni dorën në xhep jepni disa centë dhe ajo ose ai, vazhdon “punën” me të tjerët, që gjendën në kafiteri. Situata të tilla krijohen disa herë, derisa ju t`a përfundoni kafenë e cila shumë herë ka shije të hidhur, jo nga mungesa e sheqerit, por nga prania e atyre fëmijëve që kërkojnë lëmoshë, e të cilët në atë kohë do të duhej të ishin në shkollë. Shumë prej neve, këta fëmijë i quajmë “lypës” epitet ky që në një farë forme, ndryshon raportin mes neve dhe atyre. Kjo bënë që do gjendje të tyre, të zhveshur, të zbathur në këto ditë të ftohta, të duket jo aq abnormale. Ajo pranohet duke zhvlerësuar atë “ai është një lypës” sikur më këtë duamë të themi se nuk është njëri! Sigurisht qytetaret nuk duhet fajësuar për këtë, në fakt edhe vet qytetaret në njëfarë forme janë viktimë, nëse mund t`i quajmë kështu.

Fatkeqësisht, këta fëmijë janë viktimë dirkete e keqtrajtimeve dhe abuzimeve fizike, psikologjike e ndoshta edhe të atyre seksuale të cilat shkaktohen prej “punëdhënësve” të tyre. Keqtrajtime këto të cilat do lënë pasoja të rënda në formimin e personalitetit të tyre. Çfarë do të bëhen këta (fëmijë) kur të rritën!? Duke marrë parasysh atë së çfarë, ata përjetojnë në këtë fazë mjaftë delikate të zhvillimit psikofizik të tyre. E ardhmja e tyre do të jetë më mjaftë probleme, probleme këto të cilat pastaj do shndërrohen edhe në probleme shoqërore. Ai sot detyrohet të kërkojë lëmoshë (“punëdhënësit” e shfrytëzojnë moshën e tyre duke ditur së të rriturit, ju përgjigjen pozitivisht kërkesave të fëmijëve), por nesër kur ata të rritën, ka shumë mundësi që të përfshihen në veprimtari të ndryshme kriminale.


Institucionet, përkatëse si Shërbimi Policor i Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Arsimit, duhet ndërmarrë hapa konkret për ndalimin e keqtrajtimit të këtyre fëmijëve, pavarësisht përkatësisë etnike të tyre. Ata të cilët nuk kanë leje qëndrimi në Kosovë, të kthehen andej prej nga kanë ardhur, ndërsa ata që janë shtetas të Kosovës duhet të rehabilitohen dhe kthehen në bankat shkollore. Sigurisht të njëjtën gjë duhet vepruar edhe shtetet përreth më shtetasit e tyre (fëmijët) të cilët janë viktimë e keqtrajtimeve dhe “punojnë” në Kosovë duke shfrytëzuar zemërgjerësinë dhe bujarinë e kosovarëve.

Për qytetaret, është sa i dhimbshëm po aq edhe i bezdisshëm ballafaqimi më këta fëmijë. Ata mund të ndjejnë dhimbje, dhe dëshirojnë t`i ndihmojnë. Por, në shumë raste “ndihma” e tyre bënë më shumë dëm sesa dobi. Nëse ne nuk u japim atyre, atëherë “punëdhënësit” e tyre do heqin dorë nga ky “biznes” dhe si rrjedhojë fëmijët më nuk do të detyrohen të shëtisin nëpër kafiteri duke kërkuar lëmoshë.

Në trend

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori