Pse ta hamë bukën e huaj!
Në vendin tonë aktualisht importimet e prodhimeve dhe të mallrave krahasuar me eksportimet e tyre, janë përafërsisht 90% përballë 10%! Së këndejmi, bilanci i jashtëm tregtar i vendit tonë është thellësisht negativ. Çështja e relacioneve reciproke ndërmjet importimeve dhe eksportimeve të një shteti, kurdoherë është komplekse dhe e ndikuar nga shumë faktorë, dhe si e tillë, është temë teorike, politike dhe praktike me rendësi të veçantë.
Përderisa, mund të kuptohet dhe, për aq, të arsyetohet importimi i prodhimeve dhe mallrave të teknologjisë së sofistikuar, vlerësim i tillë nuk do të mund tu adresohej importimeve edhe të drithërave, përkatësisht të miellrave, të cilat, me investime dhe përkujdesje institucionale të nevojshme, do të mund të prodhoheshin në tokat tona, të mjaftueshme, nëse jo edhe për shitje jashtë, për mbulimin e nevojave vendore.
Nëpërmjet rritjes së prodhimeve vendore, në këtë kontekst të prodhimeve bujqësore, në vend të ngrënies së bukës së huaj, të blerë nga jashtë, në sofrat tona do të shtronim bukën vendore aq të shijshme, të këndshme dhe të ëmbël! Pra, sikundër Qeveria në vend të vetëm 1%, të investojë së pakut 5% të buxhetit në bujqësi, pos nevojave vendore, do të krijonim prodhime bujqësore edhe për eksportim, e me zbutje të konsideruar tw papunësisë dhe përmirësim të dukshëm të bilancit negativ tregtar! Mirëpo, për këtë duhej dhe duhet të jetë ministri kompetent, i përkushtuar për ushtrimin efikas e eficient të funksionit, në vend të partisë politike përkatëse, të funksionit të besuar!
Aktualisht, për nevojat e vendit do të mjaftonin përafërsisht 410 tonelata grurë ose “për capita” nga 205 kg grurë, nga të cilat prej arave tona sigurohen vetëm 50%, nder të tjera, nga se:
– nga Buxheti ynë, për bujqësi destinohet vetëm 1% (në Slloveni, për bujqësi, ndahen 8%);
– arat tona, për shkak të përpunimit kryesisht ekstensiv (e jo intensiv), për një hektar (hm2) mesatarisht japin prej 1-3 eventualisht, aty këtu deri në 5 tonelata grurë (në vendet e Bashkimit Evropian, madje edhe në ato fqinjë (sic), rendimentet e grurit janë gati rregullisht dy herë më të larta);
– 30 % të tokave pjellore nuk punohen fare;
– nga 70 000 hm2 sipërfaqe të mbjella, përafërsisht nga 1000 hm2 të tyre për çdo vit mbulohen pamëshirshëm me objekte informate, madje të papërspektiva biznesore;
– çmimet e drithërave vendore, edhe për shkak të: dumping-ut, monopolit të tregut, kompeticionit të pandershëm (ilojal), që kurrsesi nuk mund t’i përballin çmimet e po atyre prodhimeve të importuara;
– bujku vendor për dallim nga kolegu jo i vendeve të BE-së, por i atyre fqinje (sic) nuk ka: (a) çmime të garantuara të prodhimeve të drithërave, (b) qendra të grumbullimeve as (c ) subvencione të domosdoshme …!
Se këndejmi bujku vendor virtuelisht “ka leverdi” ta lë batall edhe tokën pjellore, ndryshe aq të dashur ( Pretium Affectionem) dhe, në vend të bukës tone, të hamë bukën e huaj (sic).
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin