LAJMI I FUNDIT:

Me rastin e “skuqjes” së Rektorit

Edhe pse ishte jo edukative mënyra se si disa aktivistë të Vetëvendosjes kishin zgjedhur për të tërhequr vëmendjen ndaj qindra për të mos thënë mijëra parregullsive që kanë katandisur deri në këtë mënyrë Universitetin e publik të Kosovës, duke zbrazur shishet plot me ngjyrë të kuqe mbi fytyrën e Rektorit pikërisht në kohën kur po ky Rektor po mbante fjalim përpara figurave akademike të Universitetit në vigjilje të përvjetorit të 41 të themelimit të tij. Dyzet e një vite përplot sakrificë enorme për të ngritur Universitetin e dijes, Universitetin e rezistencës dhe vatrën e shkencës , që fatkeqësisht po shkatërrohet nga papërgjegjshmëria, dualizmi, nepotizmi, politika. Më erdhi keq edhe për studentët e rinj dhe edhe me keq për mënyrën se si u morr vendimi për përjashtimin e tyre pa asnjë procedurë të rregullt dhe ligjore. Kjo mënyrë i ngjan formave tipike të individëve autoritar , ishte tipike diktatoriale. Edhe pse sjellja e studentëve nuk ishte aspak për tu lavdëruar, por në thelb ajo zbulon qindra të vërteta ku ne mes qëndron e vërteta e madhe, se Universiteti i dikurshëm i Prishtinës sot ka vdekur, se kjo që ne sot e shohim janë vetëm skeleti dhe eshtrat e tij të mbetur nga e kaluara e lavdishme e këtij tempulli emblematik të Kosovës.

E vranë pikërisht ata që festonin së bashku me Rektorin ditëlindjen e tij të 41 . E vranë sepse instaluan, toleruan dhe frymëzuan sistemin e nepotizmit duke shndërruar Fakultetet në biznese familjare, vende për shitblerje provimesh, diplomash, titujsh akademik dhe vende pune. E degraduan deri në atë pikë sa sot vazhdimisht shtohet numri i studentëve qe preferojnë të paguajnë mijëra euro më shumë dhe të fillojnë procesin studimor diku nëpër Universitetet dhe Kolegjet private se sa të marrin guximin e të aplikojnë për Index në UP. Edhe me keq vazhdimisht shtohen rastet e transferimit të studentëve nga Universiteti i Prishtinës drejt Universiteteve tjera brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës.

Studentët po ikin nga UP-ja , numri i maturantëve që nuk preferojnë UP-në vazhdimisht po rritet, ata kanë arsyet e tyre. Askush kurrë nuk morri guximin të realizojë një sondazh dhe t’i pyes ata se cilat janë shkaqet e ikjes së studentëve dhe arsyet se pse maturantët refuzojnë UP-në. Universitetet private janë përplot me student të rinj dhe entuziast, Universitetet publike rajonale si në Tetovë dhe Tiranë janë përplot me studentë kosovarë, derisa në Fakultete të ndryshme të Universitetit të Prishtinës numri i studentëve aq shumë po pakësohet sa në disa sosh kemi edhe mbylljen e disa departamenteve e në disa tjera procesi i rregullt mësimor mbahet me vetëm dhjetë student apo edhe me pak. Po t’i pyesësh studentët ne shumicën e reagimeve të tyre janë evidente parregullsitë administrative dhe raportet inekzistente student-profesor.


Në UP, sot nuk ka dhe as që ekzistojnë programe hulumtimi apo programe zhvillimi. Infrastruktura totalisht e shkatërruar është tmerrësisht për keqardhje . Fondet e ndryshme ndërkombëtare dedikuar Universitetit shpesh devijohen dhe marrin kahje tjetër private dhe përfundojnë në duart e ndonjërit klan të profesorëve apo vasalëve të tyre, asistentëve të dëgjueshëm të cilët titujt akademik të dhuruar nga mentorët e tyre i shpërblejnë me një servilizëm delikuent në raport me studentët . Rektori u “skuq” pikërisht nga zëri i atyre që viktimizohen çdo ditë nga klanet dhe “bandat akademike” të Universitetit që e kanë toleruar dhe tolerojnë këtë kaos të paimagjinueshëm në Universitetin emblematik të Kosovës. Ata që shkatërruan dhe zhdukën vlerat e ndërtuara me mund të madh për dekada me radhë.

Degradohet çdo gjë dhe gjithçka. Goditjen më të madhe e ka përjetuar Fakulteti i Mjekësisë ku çrregullimi, familjarizimi dhe humbja e orientimit studimor ka arritur në përmasa tmerruese kur dihet se nga ky fakultet varet krejt sistemi shëndetësor i Kosovës si shtylla kyçe e shoqërisë. Me programe studimore të demoduara të cilat gjithkund kanë dalë prej përdorimit duke u zëvendësuar me programe moderne që shkojnë përkitazi me zbulimet më të reja shkencore nga fusha e mjekësisë dhe me një parregullsi të madhe të sistemit të provimeve, fati i këtij fakulteti dhe i shëndetësisë kosovare seriozisht është vënë në pikëpyetje. A e din Rektori dhe njerëzit përreth tij se cilësia katastrofale që ekziston tek ky fakultet do të rezultojë me dështim masiv të shëndetësisë kosovare. Parregullsitë në profilizimin e drejtimeve brenda Fakultetit të Mjekësisë janë aq shumë të theksuara sa sot po te ky fakultet studenti qe studion mjekësin duhet të i nënshtrohet dhjetëra provimeve tjera që aspak nuk i përgjigjen profilit të drejtimit të tij. Studentët e stomatologjisë studiojnë dhe i nënshtrohen provimeve bllanko pa pasur aspak nevojë të humbin kohën me to.

Dikur edhe vet ish student i këtij fakulteti dhe i nxitur pikërisht nga dukuritë e mëdha negative që kanë kapluar jo vetëm Fakultetin e Mjekësisë, por krejt UP-në, kisha marr vendimin për transferim jashtë vendit (në Drezden të Gjermanisë), por kurrë nuk kisha besuar dhe menduar se parregullsitë dhe çrregullimet do të shkonin aq lart sa Universiteti historik i Prishtinës do të katandisej deri në këtë nivel.

Në trend

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori