Demokracia e vonuar dhe …
Shumë nga ne ndoqën mbrëmë nëpërmes mediave të ndryshme botërore se si djali i udhëheqësit të hekurt Libian, Khadafi, iu drejtua popullit të tij, apo më saktë popullit që me punën, djersën dhe sakrificën e tyre mbajnë gjallë një pushtet që shumica e botës perëndimore e kritikon për shkeljen e të drejtave të njeriut.
E parë në kontestin e funksionimit të një shteti ku pushteti është i përqendruar në një dorë apo grup të caktuar personash, shkelja e të drejtave të njeriu duket një dukuri krejtësisht normale. Nëse lejohet respektimi i të drejtave themelore, dhe në mënyrë të veçantë e drejta e të shprehurit dhe e drejta e mendimit ndryshe, atëherë rrëzimi i pushtetit të përqendruar është çështje kohe. Askush që tenton të ndërtojë një sistem vlerash të “Njëshit” nuk do donte që projekti i tij të shkrihej si një top dëbore pranë një stufe me dru.
Dalja e djalit të Kadafit në një paraqitje televizive ishte me tepër një lloj i ri kërcënimi ndaj atyre që kanë vendosur të dalin në rrugë në kërkim të një ndryshimi politik që deri më tani ka qenë pjesë e ëndrrave të shkurtra që populli Libian ka parë që me ardhjen e Kadafit në pushtet. Kjo dalje ishte një paraqitje Libiane me gjuhën e një të edukuari në perëndim ku theksi u vu tek ajo që populli do duhej të përballej nëse do vazhdohet me protesta dhe me tentativa për rrëzimin e pushtetit. Kjo përballje do ketë statistika të frikshme, pasi sipas tij, vëllezërit e tij kanë një plan nëse gjendja përkeqësohet.
Sipas shumë analistëve gjuha e përdorur në këtë intervistë është e kobshme duke pasur parasysh se ai është influencues në vendimet e Kadafit, dhe po ashtu ai përfaqëson anën liberale të familjes në pushtet. Nëse ky i edukuar në perëndim përdor një gjuhë kërcënimesh të drejtpërdrejta, atëherë çfarë pritet për vëllezërit e tij që konsiderohen të jenë shumë më radikalë?!
Ndryshimet e sistemeve qeverisëse me të cilat po përballet Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore, në pamje të parë duket se janë të ndikuara nga efekti domino që ndryshimet në njërin vend sjellin ndryshime në vendet e tjera. Afërsia gjeografike, e konsideruar si e rëndësishme për përçmimin e ideve dhe mesazheve deri me sot, duket se nuk është më e tillë. Në epokën e zhvillimeve teknologjike dhe internetit, rrjeteve sociale dhe një lloj liberalizimi të lëvizjes, mesazhet përhapen me shpejtësinë e një të klikuari.
Globalizimi, ashtu siç rriti bashkëpunimin ekonomik midis vendeve që deri dje nuk e dinin se ekzistonin, ka arritur të bashkojë njerëzit pavarësisht pozicionit gjeografik të tyre. Tashmë, një ngjarje që ndodh në njërën anë të globit do përcillet brenda sekondash kudo, pavarësisht nëse qeveritë vendosin të ndalojnë Facebook apo Twitter, pavarësisht nëse qeveritë vendosin të ndalojnë përdorimin e internetit nga frika e propagandës kundër tyre. Tashmë çdo person është një gazetar që me telefonin celular mund të përçojë atë që qeveritë e “Njëshit” mundohen të ndalojnë.
Ajo që duket se nuk del në pah është dueli i heshtur mes këtyre sistemeve diktatoriale dhe vlerave perëndimore, vlerave demokratike ashtu siç i percepton Washingtoni. Me kalimin e viteve ka ndryshuar edhe qasja diplomatike dhe operacionale që Washingtoni implementon në lidhje me qeveritë diktatoriale. Tashmë nuk është koha e përballjeve direkte, por mbështetja për ato grupe lokale që duan të sjellin ndryshimin. Po ashtu, duket tashmë se konflikte të tilla, si ato që po shohim në vendet e Lindjes së Mesme dhe veriut të Afrikës, po ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të amerikanëve pasi të tilla zhvillime sjellin rritjen e çmimit të karburanteve. Por, duket se Amerikanët e kanë kuptuar se nuk mund të përçosh demokracinë, nëse nuk je në gjendje të sakrifikosh edhe vetë për një gjë të tillë.
Një gjë është e sigurt, bota do jetë me e sigurt duke mos pasur monstra politike në pushtet, ndërkohë që administrata amerikane do ketë me çfarë të mburret në zgjedhjet presidenciale 2012.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin