LAJMI I FUNDIT:

Behgjet Pacolli – dje për Kosovën, sot President për Kosovën

Këtë shkrim po e nis disi e irrituar nga shkrimet e fundit nëpër disa mediume Kosovare, jo pse i urrej apo kam ndonjë antipati, por për faktin se kur është fjala për zotin Behgjet Pacolli, me të cilin kam bashkëpunuar vite me radhë, po më lëndojnë shpifjet dhe tentimi për denigrimin e tij.

Kosova do të fitoj shumë me ardhjen e tij në krye të saj, siç ka fituar shumë nga ai edhe pa qenë bartës i ndonjë institucioni të Kosovës.

Ishte mu Behgjet Pacolli ai që derisa politika Kosovare e përberë prej pak a shumë nga e njëjta strukturë, kishte mbetur dhe vërdallej në “standardet para statusit” kur Pacolli kishte angazhuar ekipe lobuese në SHBA, ekipe të përbëra nga ajka e diplomacisë amerikane të cilat ekipet nuk ndaluan kurrë që tu kundërvihen fushatës së Artemies në Washington DC, fushatë e cila Kosovën po e paraqiste si çerdhe talebanësh nëpër korridoret e Capitol Hill-it, duke shfrytëzuar ngjarjet e marsit 2004. Pacolli le që i mposhti Artemien dhe lobin serb atje, por edhe i përshpejtoj gjërat që edhe kulminuan me përshpejtimin e procesit rreth shpalljes së pavarësisë. Në Kosovë askush nuk ka dyshime se SHBA na ka përkrahur dhe ekzistencën ua kemi borxh, mirëpo kush ka qenë në Washington në vitin 2004 e deri me 2006, e ka vërejtur se lobi serb me “kisha të djegura”, e duke i prekur amerikanët në vendin ku u dhemb, duke e paraqitur Kosovën si vend talebenësh që djegin kisha, deri diku kishin arritur të kthenin në dobi të tyre disa senatorë e kongresmenë, duke qenë se veç kishte senatorë me origjinë serbe të cilët i morën krahët pas fushatës së peshkopit Artemie dhe lobit te tij.


Po e bej një kërcim të madh në kohë dhe po dale menjëherë tek shpallja e pavarësisë dhe post shpallja, çka ndodhi, e nisem me eufori, na njohën disa shtete dhe pastaj ndodhi stagnimi, miqtë tanë të preokupuar me telashet dhe prioritetet e tyre na qiten në ligë të dytë të prioriteteve e neve na mbeti të merremi vet me punët tona, gjë që edhe e bëmë, por na eci shumë ngadalë dhe se rezultatet çalonin, e mu këtu vlen të përmendet qasja e Behgjet Pacollit, i cili edhe në këtë fazë veç ishte i kyçur dhe filloj të kompensoj ngecjet e diplomacisë Kosovare, ngecjet që ishin të mëdha, pasi që njohjet u stopuan, Serbia na e imponoi agjendën e saj, e ne veç vraponim pas hapave që ajo bënte. Derisa Kosova ngeci, Pacolli e aktivizoj makinerinë e tij lobuese dhe njohjet nuk ndaluan (janë mbi 20 njohje që i ka sjellë Kosovës), Pacolli nuk hezitoi që t’i bie me dhjetëra herë rreth e përqark globit në fushatën e tij të gjatë lobuese, e la familjen anash për hir të Kosovës, bëri shumë por prapë se prapë në Kosovë nga xhelozët dhe konkurrentët që e shihnin vetën të vogël pranë tij, ai u shantazhua, u tentua t’i mohohen shumë gjëra, fatmirësisht nuk mundet tërësisht ta neutralizojnë veprimtarinë e tij pasi që burrështetasit nëpër botë filluan të ja nënshkruajnë “LIVE” njohjet dhe kosovarëve ua hoqën dilemat se kush po i sjellë ato, kush po shpenzon buxhetin privat në fushatat lobuese në dobi të Kosovës.

Behgjet Pacolli edhe pse u injorua nga paria e Kosovës ai prapë se prapë privatisht funksionoi më mirë se një ministri e punëve të jashtme, angazhoj shumë njerëz në atë proces, rezultatet nuk i munguan.

Gjërat rrodhën si rrodhën, Kosova u gjend para divorcit te partnerëve qeverisës, dhe aty Pacolli si lider i një subjekti (ish subjekti i tretë në Kosovë sipas zgjedhjeve të 2007) e kreu pjesën që i takon të bëj një parti opozitare, erdhën zgjedhjet, filloj fushata, rrodhi si rrodhi, u dhanë vija të kuqe nga shumëkush për gjithkënd, edhe aty Behgjet Pacolli u shpreh se nuk përdor marker për t’i dhënë vijë të kuqe askujt. Përfundoi procesi i stërzgjatur, dolën rezultatet, filluan kombinatorikat kush me kënd, disa e eliminuan vetveten nga kombinimet, disa mbrojtën qëndrimet e tyre, siç bëri edhe Behgjet Pacolli, i cili vijë të kuqe si kishte rënë askujt as gjatë fushatës e as mbas fushatës. U bë oferta, u paraqitën kërkesat, disa u pranuan, disa jo, u arrit një kompromis dhe si rezultat final doli që Behgjet Pacollit t’i ofrohet posti i presidentit, ndërsa subjektit që ai e drejtonte t’i ofrohen disa ministri. Fushata ndaj tij u ashpërsua thuajse çdo gjë e keqe që i ka ndodhë Kosovës fajin e paska ai, edhe për periudhën kur nuk ishte në skenën politike bile, Iu përmenden shumë fraza, se ai vet ka thënë se duhet me zgjedhë presidentin direkt elektorati e jo pazaret politike, gjë që pajtohem edhe unë, e pajtohet edhe ai, duke qenë se është i vetmi që tash e katër vite mbrapa ka kërkuar që të amandamentohet kushtetuta dhe që presidenti të zgjidhet direkt nga populli. Por, askush nuk ia varte veshin, sepse nuk ishte ai president asokohe dhe nuk iu konvenonte, ndërsa tash po vjellin zjarr për goje duke tentuar që t’i kapen për çdo fjalë që mund ta ketë thënë apo mund t’i është etiketuar se kinse e ka thënë ndokund.

Nëse gjërat rrjedhin sipas planit dhe nëse Kosova e ka fatin që ta ketë President Behgjet Pacollin, dhashtë zoti që kjo të ndodhë sa më shpejt, atëherë një gjë mund t’i siguroj qytetarët e Kosovës se do t’ia shohin hairin ata dhe e tërë Kosova, sepse hairin e tij e kanë parë dhe shijuar shumë gjerë më tani (te fundit janë të evakuuarit nga Egjipti) ku dora e mirësisë dhe angazhimi i Behgjet Pacollit ua mundëso atyre të kthehen shëndosh e mirë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, pra të atyre që kishin ngelur në Egjipt dhe që përballeshin me situata të rrezikshme atje. Këtu po kthehem pakëz mbrapa se nuk bën pa përmendur ndërmjetësimin dhe lirimin e Shqipe Hebibit me shokë të kidnapuar nga Talebanët në Afganistan, e të liruar tek pas angazhimit maratonik të Behgjet Pacollit, i cili nuk kurseu asgjë duke rrezikuar edhe jetën e tij personale duke u futur në çerdhe të talebanve, për të shpëtuar jetë njerëzish, pasi që Kosova zyrtare nuk e kishte bërë asnjë hap në atë drejtim. Rasti i negocimit e lirimit të robërve u përsërit, por jo më me shtetas Kosovar, por me shtetas tjerë pasi që duke parë zotësinë e Behgjet Pacollit edhe shtete si Korea e Jugut dhe Qeveria Italiane e angazhuan të ndërmjetësojë në lirimin e qytetarëve të tyre (për më shumë shih librin “Nga Sfida në Sfide”, Jeta e Behgjet Pacollit).

Pas bërjes president të Behgjet Pacollit, Kosova do të ketë një president që i ka dyert e hapura kudo në botë, do të ketë një njeri i cili numrin e njohjeve për Kosovën do ta rrisë, sepse e ka dëshmuar se mund ta bëjë këtë; do ta ketë një njeri për president i cili e ka gjendjen e mire ekonomike, dhe se është më se e sigurt se paraja publike nuk do të jetë caku i tij; do ta ketë për president një njeri që do të sjell investitorë serioz në Kosovë për të tentuar ta zbusë mjerimin që e ka kapluar Kosovën.
Është më se e vërtetë se mrekullitë nuk do të ndodhin shpejt, por se gjërat do të marrin kahen e duhur, do të shihet pakë dritë në fund të tunelit, e nëse punohet mirë në të gjithë sektorët nga të gjithë, atëherë edhe tuneli do të kapërcehet. Jam më se e sigurt se aty ku shtrihet dora e influencës së pushtetit të Behgjet Pacollit, aty do të ketë vetëm trende pozitive, dhe momentalisht ku jemi tash dhe situatën në të cilën jemi, jam më se e bindur se me konkurs të ishte kërkuar njeri më të duhur e më të qëlluar për president vështirë se do ta kishim gjetur, njeri që me qasjen e tij garanton se rezultatet pozitive në dobi të Kosovës nuk do të mungojnë.

Është më se e vërtetë se në qeverisjen e ardhshme numrat apo dikasteret që do të drejtojnë bashkëpunëtoret e tij të deritashëm nuk janë të shumtë, por edhe atje nuk do të mungojnë rezultatet pozitive pasi që të gjithë ne që jemi pjesë e institucioneve publike kemi qenë nën ombrellën e Behgjet Pacollit dhe se ai na ka frymëzuar dhe vazhdon të na frymëzoj edhe me tutje, bile tash na inkurajon edhe më shumë që të punojmë pandërprerë që të jemi sa më të dobishëm për Kosovën dhe qytetarët e saj, ja kemi borxh këtë Kosovës siç ja kemi borxh edhe Behgjet Pacollit, i cili nuk kurseu asgjë për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe gjëja më pozitive në tërë këtë është se ai ende vazhdon të jetë aktiv dhe të jetë udhërrëfyes për të gjithë ne. Nuk kam dyshime se disa e xhelozojnë, kritikojnë edhe ofendojnë pa të drejte, mirëpo këtu le tu mbesin atyre në ndërgjegje, karvani (Kosova) vazhdon të ecën përpara dhe se këtë rrugëtim e bën më të mbarë fakti se Behgjet Pacolli do të na prijë, ai është prijës ngadhënjimtar i dëshmuar dhe prapë do ta dëshmojë këtë edhe nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës.

Ka edhe shumë gjëra për t’i thënë për dobitë që do t’ia sjell Kosovës Behgjet Pacolli, e që nuk mjafton një opinion i imi për t’i futur të gjitha.

(Autorja është anëtare e Kryesisë së AKR-se dhe deputete e kësaj partie në Kuvendin e Republikës së Kosovës)

Në trend

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori