LAJMI I FUNDIT:

“Gjarpri” i “zënë” nga “Baci”

Hashim Thaçi, si kryetar i Partisë “fituese” të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, Partisë Demokratike të Kosovës, zyrtarizoi marrëveshjen për bashkëqeverisje me partnerët e tij të ardhshëm politik, Behgjet Pacollin e Aleancës Kosova e Re, Sllobodan Petroviçin e SLS, Mahir Jagxhillarin e 6+ dhe Ukë Rugovën e Listës “Ibrahim Rugova”. Tani “lufta” për ta konfirmuar këtë “pazar” politikë mes këtyre politikanëve do të zhvendoset në Kuvendin e Kosovës, si institucion ku merret besimi nga të “zgjedhurit” e popullit! Kjo është paralajmëruar se do të mund të ndodhë këtë fillim javë, ku përveç konstituimit të Kuvendit, mund të votohet edhe Presidenti e qeveria e Kosovës.

“Bashkimi” i këtyre partive politike teorikisht krijon numrin e nevojshëm të votave në Kuvendin e Kosovës për ta marr besimin dhe për të filluar qeverisjen e vendit, edhe pse ky “pazar” politik duket se do të na zhgënjejë. Për këtë gjë parashikimet janë të ndryshme, por mbizotëron mendimi se kjo qeveri nuk do të mund të jetë gjatë në pushtet. Dyshimi për qëndrueshmërinë e këtij koalicioni qeveritar lidhet me faktet si: numri i votave në Parlament (61-65) që do të jetë gjithnjë i rrezikuar, për shkak të pavendosmërisë politike të deputetëve kosovarë, (në legjislaturë e fundit ata kalonin pa u menduar shumë nga një grup parlamentar në tjetrin); se tani kemi një opozitë e fortë për nga numrat dhe aftësia politike dhe mbi të gjitha, se kemi një gjendje socio-ekonomike në Kosovë që po rendohet çdo ditë! Në këtë kontekst, Hashim Thaçit si kryeministër dhe Behgjet Pacollit si President do t’u duhet të djersiten shumë më shumë, sesa “duetit” politikë Thaçi-Sejdiu, për ta ruajtur “pazarin” e tyre politik kundrejt sfidave me të cilat do të përballen.

Megjithatë, edhe pse ka një nënshkrim parimor për koalicion qeverisë mes Thaçit- Pacollit-Petroviqit-Jagxhillarit e Rugovës, jo çdo gjë ka përfunduar dhe është e sigurt. Partnerët e ardhshëm qeveritar (PDK-AKR-Ukë Rugova dhe pakicat), në vrapim pas pushtetit kanë harruar programin qeverisë dhe nuk kanë hartuar një “Plan B”, në rast se “befasohen” gjatë ditës së votimit në Kuvendin e Kosovës, duke mos marr votat e nevojshme për t’u zgjedhur. Këtë rrezik e ka të njohur “Gjarpri”, prandaj edhe insiston që së pari të votohet qeveria, dhe nëse ndodhë pastaj dështimi i zgjedhjes së Presidentit, e ka me të lehtë për t’ia “hëngër” kokën Pacollit, edhe pse këtë “fore” nuk po pranon ta “hajë” biznesmeni, i cili kërkon me çdo kusht që ose bashkë ta ndajnë “kulaçin” ose edhe ky t’ia “shtyp” kokën “Gjarprit”!


Ky mosbesim mes partnerëve të koalicionit është krijuar pas deklarimit të një grupi deputetësh brenda PDK-së, të cilët dikur ose janë rrahur “dajak” nëpër burgjet e Serbisë ose ja ka kthyer pushkën atij shteti dhe të cilët refuzojnë ta votojnë z. Pacolli për President të Kosovës. Kjo nuk ndodh për shkak të z. Pacolli si njëri apo biznesmen, por kundër Behgjet Pacollit si politikanë, i cili ngjallë frikë me disa deklarata dhe veprime politike të bëra nga viti 1998 e këndej. Këtë skenarë e ka kuptuar “Baci”, i cili ka bërë dhe po bënë lobim edhe brenda partive opozitare që ta fitoj ndonjë votë gjatë votimit, për faktin se ai e di se ky është shansi i tij i fundit për të qenë i “madh” në politikën kosovare, ngase në zgjedhjet e ardhshme vështirë se partia e tij do të mund ta kaloj pragun zgjedhor.

Shansin për t’u bërë i “madh” politikisht në vendlindjen e tij “Bacit” po i ofrohet lehtësisht nga partneri i tij politik, Hashim Thaçi, i cili në përpjekje për të mbetur me çdo kusht në pushtet, nuk i bëjnë përshtypje as deklarimet si bie fjala, se vendlindja e tij, Kosova, duhet ta shoh Serbinë si nënë të veten, apo se fati i Kosovës është i lidhur me fatin e Serbisë, e që këto deklarata nënkuptojnë se “Gjarpri” kot qenka angazhuar për ta çliruar vendlindjen e tij. Apo nëse Presidenti i ardhshëm, ende pa u konfirmuar në këtë pozitë, ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i dhenë autonomi një pjese të territorit të Kosovës, që sot qeveriset nga Beogradi. Megjithatë, jo të gjithë brenda PDK-së i kanë harruar këto deklarata të Presidentit në pritje dhe për këtë shkak “pazarin” politik mes Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit për zgjedhjen e këtij të fundit President mund ta prishin, i cili veprim do të thoshte edhe mos rizgjedhje e z. Thaçi për kryeministër.

Dështimi i marrëveshjes mes PDK-së dhe AKR-së do të nënkuptonte mbetje në opozitë të dy këtyre politikanëve apo shkuarje të vendit në zgjedhje të reja parlamentare. Një situatë e tillë do të thoshte bllokim i të gjitha proceseve politike dhe ekonomike në Kosovë dhe rrezik për ta zhytur vendin në një kaos, fundin e të cilit nuk do të mund ta parashikonte askush. Për të mos mbetur pa pushtet, Hashim Thaçi është angazhuar shumë ditëve të fundit, sidomos brenda “shtëpisë” së tij, që vartësit e tij ta miratojnë “pazarin” e tij politik me Behgjet Pacollin.

Prandaj, etja për pushtet e Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit duket se do të jetë rrënuese për të ardhmen e Kosovës, për shkak se nuk do të kemi qeveri të qëndrueshme dhe të aftë për t’i bërë reformat e nevojshme që kërkohen urgjentisht. Këta dy politikanë po ashtu do të jenë të zënë “peng” nga interesat e individëve dhe grupeve të caktuara brenda rrethit të tyre, për shkak të numrit jo stabile në Parlament dhe vullnetit të secilit deputet veç e veç, mosplotësimi i të cilit do të thotë se në çdo kohë rrëzim i qeverisë, siç ndodhi edhe para katër muajve. Dhe e gjitha kjo paqartësi politike në Kosovë e ka zanafillën tek zgjedhjet e 12 Dhjetorit të vitit 2010, të cilat prodhuan rezultatet të dyshimta dhe nxorën fitues pa legjitimitet të plotë demokratik, çka bëri që forcat politike të distancohen nga njëra-tjetra politikisht, duke e bërë të vështirë krijimin e institucioneve demokratike, të besueshme dhe të qëndrueshme.

Në trend

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori