LAJMI I FUNDIT:

17 shkurt 2011

Si shumë shqiptarë të Kosovës edhe unë vendosa ta festoj ditën e pavarësisë. E festova në mënyrë shumë simbolike – qëndrova me familjen time duke shikuar programet në televizionet e ndryshme. Po shikoja një televizion që jep lajmet 24 orë në ditë (Arta) dhe në atë kohë po jepte një emision të KTV-së që kishte si temë (sipas “Artës”) “Mundësit e koalicionit PDK-AKR?”. Për pak kohë mendova se unë s’po dija të lexoja, por u sigurova që e kisha lexuar mirë kur edhe vëllai bëri të njëjtin koment. Pastaj mendova që po flisnin për sportistët e mundjes, por thashë me mendjen time ç’lidhje kanë mundësit me politikën dhe nuk më kujtohej të kisha dëgjuar për ndonjë mundës që ishte pjesë e këtyre partive. Por, fatmirësisht lexova titullin që ishte në KTV dhe e pashë që po flisnin për mundësitë e koalicionit dhe jo për mundësit.

E irrituar me këtë ndërrova kanalin dhe fillova të shikoj një tjetër televizion. Kësaj radhe ngela duke e shikuar atë për disa orë, sepse programi më pëlqeu. Ishte emisioni i Blendi Fevziut në Klan që përshkruante shumë mirë rrugën drejt pavarësisë sonë, drejt 17 shkurtit të vitit 2008. Thjesht, më pëlqeu dhe ngela para televizorit deri sa dolën titrat në fund.

Pastaj ndërrova përsëri kanalin dhe shikova lajmet në një televizion kombëtar. Përderisa moderatori i lajmeve fliste unë e dëgjoja me kujdes. Gjatë një lajmi ai tha fjalën impakt. E pyeta nënën:


– E di ç’do të thotë fjala impakt?
– Jo, tha nëna, nuk e di.

Në rregull, e kalova këtë situatë. Më vonë sërish folësi tha një fjalë tjetër që s’ishte në gjuhën shqipe. E pyeta sërish nënën:

– Po këtë fjalë e di?
– Jo, tha sërish nëna.
– Epo, duhet ta mësosh gjuhën angleze që ta kuptosh gjuhën shqipe, i thashë unë.

Kishte edhe disa fjalë tjera që më vranë veshin dhe që më bënë ta ndërroj përsëri kanalin në televizor. Kësaj here u ndala në RTK. Po jepte koncertin e organizuar nga RTK-ja dhe Komuna e Prishtinës. Gjithçka dukej mirë në plan të parë. Kishte shumë njerëz, paralajmëroheshin shumë këngëtarë dhe grupe muzikore. Këngëtaret ishin rregulluar për t’u paraqitur në skenë. Nga pamja e jashtme gjithçka ishte mirë, por kur flisnin (edhe ato pak fjalë që thanë), linin shumë për të dëshiruar. Një këngëtare e uroi Kosovën për festën duke i uruar “edhe 100 milionë mijë vjet pavarësi”; një këngëtar i uroi Kosovës “edhe 100 vjet” pavarësi. E mllefosur nga gjithë kjo padituri e estradës sonë (estradë i thënçin), e fika televizorin dhe rashë në gjumë. Në mendje më shkonte një pyetje: çfarë po ndodh me ne, për ku jemi nisur kështu?

Në trend

Më shumë
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën

Ndërkombëtare
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Kosova U21 mëson kundërshtarët për Euro 2027 që zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori