Aleanca e do shtetin, jo pushtetin
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpalosur qëndrimin e saj për krijimin e koalicionit të ri qeveritarë. Ky qëndrim mbetet i tillë edhe më tutje dhe se spekulimet se gjoja zyrtarë të saj po zhvillojnë negociata të fshehta me zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovë nuk qëndrojnë. Këto spekulime të militantëve medial të PDK-së kanë për qëllim që AAK-në ta përfshijnë brenda vorbullës imazh-dëmtuese para qytetarëve të vendit dhe veçanërisht para elektoratit të saj, gjë që nuk do të mund t’ia arrijnë qëllimit.
Qëndrimi i AAK-së për të mos hyrë në një qeveri ku Hashim Thaçi do të jetë kryeministër nuk ka të bëjë me z. Thaçi si individ, por me Hashim Thaçin si politikanë. Zyrtarë të AAK-së e kanë thënë që prej tre vjetësh se ai dhe ekipi i tij qeverisës më shumë kanë dëmtuar të ardhmen e Kosovës, se që kanë ndihmuar në avancimin e proceseve brenda vendit dhe që kanë të bëjnë me vendin. Këto kanë qenë dhe mbesin edhe sot e kësaj dite parime mbi të cilat AAK-ja ka ndërtuar imazhin e saj politik dhe me të cilat parime edhe ka kërkuar votat në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Për AAK-në ka vlejtur dhe vlen edhe sot e kësaj dite parimi se, shteti duhet të jetë para pushtetit dhe për këtë janë dhenë shembuj konkret, kur kryetari Ramush Haradinaj hoqi dorë nga pozita e Kryeministrit të vendit, vetëm e vetëm që t’i mbrojë interesat e Kosovës. Këtë shembull nuk po ka fuqinë ta ndjek sot asnjë politikanë në vend, madje as Hashim Thaçi, i cili në zgjedhjet e fundit për moto të fushatës kishte zgjedhur fjalët “së pari Kosova”. Me veprimet e fundit ai po vërteton të kundërtën e kësaj, duke na dëshmuar haptazi se për të rendësi parësore ka pushteti dhe pastaj vjen shteti.
Kështu që në mes të pushtetit dhe shtetit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zgjedhur shtetin. AAK-ja nuk e ka parë të arsyeshme që për një vit apo maksimalisht dy vjet në pushtet, t’i rrezikojë parimet e saja politike mbi të cilat është ndërtuar dhe në të cilat beson një numër i madh i qytetarëve të Kosovës. Aleanca ka zgjedhur shtetin për të qëndruar me gjatë në skenën politike, duke mbrojtur atë që, më shumë mund dhe sakrifica po e ndërtojmë. AAK-ja nuk mund të zhgënjej qytetarët e Kosovës dhe as nuk pranon të jetë satelit parti e asnjë politikani apo partie tjetër në vend.
Edhe konstatimet e disa analistëve vendorë se AAK-ja duke i thënë jo bashkëqeverisje më PDK-në po rrezikon të humb në stadet e gjata politike do të dëshmohen me kohë se kanë qenë të gabuara dhe aspak realiste. Realitet është se AAK-ja nuk i ka plotësuar dëshirat e këtyre njerëzve që përditë spekulonin se po i bashkohet PDK-së, që do të ishte një shpëtim nga turpi që ja hodhi vetës kjo parti, kur futi duart në kutitë e votimit. Aleanca nuk është dhe as dëshiron të shpëtojë ndonjë parti nga vetëshkatërrimi, kjo për faktin se Kosovës i duhen parti vërtet demokratike dhe që punojnë “për të mirën e Kosovës”.
Në këtë kontekst, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njëherë ka thënë jo me Partinë Demokratike të Kosovës dhe jo do të mbetet. Kjo parti, besoj do t’i bëjë analizat e saja të brendshme dhe pa humbur kohë do t’i rifillojë aktivitetet e saja politike për t’u përgatitur për zgjedhjet e reja parlamentare, për faktin se një qeveri si po mendohet të krijohet nuk do të mund të qëndrojë gjatë në skenë. AAK-ja do të qëndrojë në opozitë dhe do ta luajë rolin e saj politik në mënyrën me të mirë dhe nuk do të heshtë përballë veprimeve të pozitës që dëmtojnë interesat e Kosovës.
Prandaj, besoj fuqishëm, se Aleanca nuk do të tradhtojë asnjëherë dhe për asnjë çmim besimin e elektoratit të saj, duke u bërë pjesë e pazareve politike që në emër të pushtetit rrezikojnë shtetin. AAK-ja nuk e sheh futjen në qeveri si rrugë për të mbijetuar politikisht, siç thonë disa analistë se gjoja po gabon Aleanca që nuk pranon të futet në qeveri me PDK-në dhe as nuk e sheh qeverinë si vend ku duhet të punësohen qytetarët e Kosovës, siç po bëjnë partitë e tanishme dhe të cilën gjë e kanë nënkuptuar në deklarimet e tyre këta analistë.
Aleanca mbijetimin e saj politikë e sheh tek mbrojtja e parimeve të saja dhe angazhimin për ta zhvilluar Kosovën, ku qytetari do të gjejë punë dhe do të ndihet i sigurt dhe në këtë synim do t’ia dale suksesshëm. Edhe demokratët në Amerikë apo konservatorët në Britani të Madhe kanë qëndruar për dy mandatet në opozitë, por tani janë në pushtet. Kjo do të ndodhë shpejtë edhe në Kosovë, sepse vetë qytetarët do të kërkojnë ndërrimin e këtij pushteti, i cili po i izolon dhe varfëron çdo ditë.
Kështu që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për këtë kohë të shkurtë sa do të jetë në opozitë do të angazhohet maksimalisht që të bëhen ndryshimet e nevojshme në Kushtetutën e Kosovës sa i përket Ligjit Zgjedhorë dhe zgjedhjes së Presidentit të vendit, në mënyrë që në zgjedhjet e radhës, që na presin shpejt, vendi të shkojë drejtë një procesi demokratik, fer dhe normal zgjedhor i cili, për dallim nga sot, do të nxjerrë një qeveri me legjitimitet të plotë dhe të fuqishme për t’i bërë reformat e nevojshme socio-ekonomike dhe për t’i dhenë rrugë procesit integrues në strukturat euro-atlantike.
(Autori është Anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin