LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja e dinjitetshme që sjell emancipim

Nga qëndrimi parimor i Lëvizjes Vetëvendosje u prodhua një e vërtetë emancipuese që do të tingëllonte kësisoj: “Po. Në Kosovë është e mundshme të qëndrosh parimor e i panënshtruar edhe përballë ndërkombëtarëve dhe në të njëjtën kohë të bëhesh faktor i paanashkalueshëm. Pra, ta detyrosh Brukselin e Washingtonin të të takojnë”.

Çka do të ishte dinjiteti nëse jo qëndrueshmëri parimore përballë çfarëdo raporti forcash, pra qëndrim parimor edhe atëherë kur kjo mund ta vë në rrezik pozitën apo edhe ekzistencën e subjektit. Gjithkush pajtohet me këtë! Prandaj nuk ka diskutim rreth asaj se a është më mirë të qëndrojmë deri në fund parimor apo jo, pra a ta ruajmë dinjitetin apo jo.

Debati zhvillohet në një fushë tjetër. Çështja është se a mund të ruhet sot dinjiteti? Pra, kur vlera e parimores është e padiskutueshme, ideologjia sunduese e kohës sonë e lufton parimësinë në fushën e (pa)realizueshmërisë ose (pa)mundësisë së një jete parimore. Prandaj dëgjojmë shpesh të thuhet që “sistemi politik në Kosovë është i keq, por të provosh ndërrimin e tij është orvatje për ta rrënuar murin me kokë”. Dhe nga kjo unë e quaj emancipues vetëm atë subjekt që na tregon (përmes veprës – aksionit) se mundësia për ndryshim mund të prodhohet; që normat aktuale të cilat i kufizojnë mundësitë e reja mund të tejkalohen duke prodhuar mundësi të reja.


Në Kosovë serviliteti ndaj ndërkombëtarëve, sado që i padrejtë, konsiderohet e vetmja rrugë mbijetese dhe imponohet si domosdoshmëri ekzistenciale. Nuk do të mund të imagjinohej ngadhënjimi i një subjekti politik nëse ky i fundit u reziston presioneve që vijnë nga ambasadorët e shteteve të Quint-it, e posaçërisht SHBA-ve. Me fjalë të tjera: kush nuk e ka mirë me Dell-in, sado që ta ketë të drejtë, s’e ka larg!

Në këtë rast, vetëm të kundërtën – pra, parimësinë edhe përballë ndërkombëtarëve – unë e konsideroj veprim dinjitoz. Kështu, udhëheqja nga parimi i drejtësisë e jo pragmatizmi është jetë dinjitoze. Dhe vetëm ata që e zgjedhin këtë jetë, duke mos i pasur parasysh pasojat që mund t’u shkaktojë, janë njerëz të dinjitetshëm. Ky veprim parimor merr përmasat emancipuese atëherë kur arrin që të prodhojë një situatë e cila e tejkalon normën që na thotë se “serviliteti ndaj ndërkombëtarëve është domosdoshmëri për të fituar në Kosovë” dhe hap horizont të ri të të menduarit.

Ishte qëndrim dinjitoz kur Lëvizja Vetëvendosje, nuk hoqi dorë nga parimet e saj (pra, nuk “u zbut”) as atëherë kur ambasadori amerikan Christopher Dell e stigmatizoi si “lëvizje e pagdhendur, jodemokratike, ekstremiste… që nuk është e denjë për ta takuar”. Ky veprim mori përmasa emancipuese të premten, kur ambasadori Dell u detyrua ta takonte edhe përkundër mosservilitetit të saj. Pra nga qëndrimi parimor i Lëvizjes Vetëvendosje u prodhua një e vërtetë emancipuese që do të tingëllonte kësisoj: “Po. Në Kosovë është e mundshme të qëndrosh parimor e i panënshtruar edhe përballë ndërkombëtarëve dhe në të njëjtën kohë të bëhesh faktor i paanashkalueshëm. Pra, ta detyrosh Brukselin e Washingtonin të të takojnë.”

Me këtë ngjarje i japim fundin shkatërrues paradigmës së imponuar që na thotë se pa miqësinë dhe ndihmën e ndërkombëtarëve, çdo nismë – sado e drejtë qoftë ajo – është e paracaktuar që të dështojë. Kjo i jep fund normës që provoi të na e impononte Hashim Thaçi se gjoja ata që nuk i takon Washingtoni e Brukseli janë të paracaktuar që të dështojnë.

(Autori është studiues i Shkencave Politike dhe Sociale në Universitetin e Berlinit)

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori