Mohimi i votës së qytetarëve
Nuk mund të lejohet, dhe është krejtësisht e papranueshme për ne si shoqëri në zhvillim e sipër, që vendimet të merren nga qarqet e caktuara politike, por duhet që t’i mobilizojmë forcat dhe të dalim në mbështetje dhe zbatim të kushtetutshmërisë, t’i ndihmojmë organet e drejtësisë që ato të thonë fjalën e tyre të fundit në lidhje me çdo hetim që bëhet në drejtim të kujtdo qoftë…
Kosova, tanimë ka përmbyllur kapitullin e stërzgjatur të procesit zgjedhor. Ishte një proces i mundimshëm, i përcjellë me disa parregullsi dhe manipulime të votave. Sido qoftë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bëri certifikimin e tyre. Tashmë, dihet kush janë fituesit e kush humbësit. Dihet se kush do të jetë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës e kush jo! Por një gjë nuk dihet…!
Kush (nuk) do të jetë pjesë e qeverisë “Thaçi 2”?
Ditë më parë, kemi dëgjuar deklarata nga më të ndryshmet, nga përfaqësuesit dhe ambasadorët e vendeve të ndryshme. Një deklaratë befasuese ishte ajo e Ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, Christopher Dell. Them befasuese, sepse Ambasadori Dell, në një intervistë dhënë të përditshmes “Koha Ditore”, i bën me dije Kryeministrit në largim të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh mandatar për kryeministër nga partia fituese e këtyre zgjedhjeve (PDK-ja), se citoj: Në qeverinë e ardhshme, duhet të emërohen njerëz kredibil, të cilët do të punonin me nder dhe të cilët i kanë “duart e pastra”. Ai po ashtu thotë se “individët për të cilët janë hapur hetime zyrtare, nuk duhet të jenë në qeveri. Njerëzit, të cilët janë marrë në pyetje, ose të cilët janë bastisur duhet të diskualifikohen nga qeverisja. Çdo kush që hynë në qeveri dhe ndaj të cilit hapet një rast, duhet të qëndrojë anash. Nuk është me rëndësi a jep dorëheqje apo suspendohet. E rëndësishme është se nuk mund ta ushtrojë funksionin, përderisa hetimet të përfundojnë dhe ata ose nxirren të pafajshëm dhe kthehen në detyrën e tyre ose dënohen dhe natyrisht edhe diskualifikohen”.
Zbatimi i ligjit duke shkelur Kushtetutën
Çdo njeri, që e ka lexuar këtë intervistë të Ambasadorit Amerikan në Kosovë, e din se i prekuri direkt nga kjo intervistë është ministri në largim i Ministrisë së Transportit, Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj. Duke mos dashur të marrë rolin e ndonjë gjyqtari apo avokati, apo të ndonjë eksperti të drejtësisë, dua të ndajë pak nga koha ime, për të diskutuar sadopak në lidhje me intervistën e Ambasadorit Dell, për emërimet e njerëzve me “duar të pastra”, që do të bëhen në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Çdo qytetar i Republikës së Kosovës, kudo që lëvizë nëpër Kosovë, mund të vërejë projektet e shumta të realizuar nga Ministria e Transportit, e drejtuar nga Fatmir Limaj. Shumë herë kemi qenë dëshmitarë të lëvdatave të shumta në adresë të ministrit Limaj, shpesh herë, duke u quajtur edhe si ministri më i suksesshëm në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ky angazhim i madh i ministrit Limaj, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, duke ndikuar kështu në përmirësimin e jetës së qytetarëve, e sidomos të atyre të zonave rurale, reflektoi pozitivisht edhe në garën zgjedhore, ku Fatmir Limaj doli njeriu i dytë më i votuar brenda subjektit të tij politik (PDK), ndërsa i treti në nivel vendi. Në zgjedhjet parlamentare, të mbajtura në dhjetor të vitit 2010 e janar 2011, Fatmir Limaj mori mbi 75 mijë vota. Kjo e dëshmon më së miri besimin që qytetarët e Kosovës e kanë tek ai. E kush mund të jetë njeri me kredibilitet më të madh se sa ai njeri i cili ka një mbështetje kaq të fuqishme nga votuesit? Në çdo vend demokratik, formimi i qeverisë bëhet më njerëzit të cilët reflektojnë drejtpërdrejt vullnetin qytetarëve të shprehur përmes votës.
Por, a po ndodhë kjo edhe në Kosovë?
Kushdo që ngrihet dhe deklarohet për lënien jashtë qeverisë të njerëzve të cilët gëzojnë mbështetje të fuqishme nga populli, e që këtë mbështetje e dëshmojnë mbi 75 mijë vota sa ka marrë Fatmir Limaj, sipas mendimit tim është në kundërshtim me çdo normë demokratike dhe bënë shkelje të rënda ligjore dhe kushtetuese. Është shumë veprim i pamatur dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në rast se Fatmir Limaj, do të lihet jashtë qeverisë, me pretekstin për të bërë një qeveri me “duar të pastra”, dhe duke mohuar kështu vullnetin e mbi 75 mijë votuesve, vetëm e vetëm se Ministria të cilën e drejton ministri Fatmir Limaj, qenka bastisur njëherë dhe qenka nën hetime me dyshimet për keqpërdorim të parasë publike, e në realitet edhe pas gati një viti hetimesh që janë bërë në lidhje me këtë çështje, nuk janë gjetur prova të mjaftueshme që do të rezultonin me ngritjen e një aktakuze. Ky vërtet është një veprim shqetësues për shoqërinë kosovare. Këtë mund ta dijë çdo njeri, e mos të flasim për ata të cilët përfaqësojnë vendin me demokracinë më të zhvilluar në botë, siç janë SHBA-të.
Unë nuk po pretendoj të marr rolin e prokurorit apo të gjyqtarit, për të ndarë drejtësinë, apo për ta mbrojtur Fatmir Limajn, mirëpo, këtë gjë më së miri e bënë Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila thotë, citoj: “Çdo kush i akuzuar për vepër penale, prezumohet të jetë i pafajshëm, derisa të mos dëshmohet fajësia e tij/saj, në pajtim me ligjin”. Përderisa EULEX, edhe përkundër hetimeve që është duke bërë gati qe një vit, ende nuk ka arritur të gjejë bazë ligjore apo fakte të mjaftueshme për të ngritur një aktakuzë kundër ministrit në largim, Fatmir Limaj, është krejtësisht e papranueshme që vetëm nëpërmjet një deklarate të merret vendim se z. Limaj nuk mund të jetë pjesë e qeverisë, vetëm se janë duke u zhvilluar hetime ndaj tij. Ambasadori Dell, duhet të ketë parasysh se raste të tilla kur zyrtarë të lartë kanë qenë nën hetime, ka pasur edhe në vendin e tij, pra në SHBA, ku si rast mund të përmendim hetimet ndaj ish presidentit Bill Clinton, i cili dyshohej për afera seksuale gjatë kohës sa ishte President i SHBA-ve, mirëpo, një gjë e tillë nuk e detyroi Presidentin Clinton, që të jepte dorëheqje nga posti i presidentit. Presidenti tjetër, republikani George Bush, hetohej rreth agjencive amerikane të zbulimit me akuzat se këto agjenci kishin përdorur torturat kundër personave të akuzuar si terroristë apo me dyshimet se në kontratat e Pentagonit për Irakun dhe Afganistanin, kishte parregullsi të shumta. Edhe përkundër këtyre akuzave, ish presidenti Amerikan, Bush nuk pati dhënë dorëheqje.
Një rast tjetër kur një zyrtar i lartë shtetëror hetohet, është kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili hetohet për akuzat e favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit minoren. Përveç shfrytëzimit seksual të minoreneve, kryeministri italian shpesh herë është hetuar edhe për keqpërdorime të buxhetit shtetëror. Megjithatë, ai ende vazhdon të ushtrojë funksionin e kryeministrit të Italisë. Presidenti Francez, Nicolas Sarkozy, hetohet lidhur me dyshimet se gruaja më e pasur në Francë, Liliane Bettencourt, fshehurazi ka financuar fushatën zgjedhore të presidentit Sarkozy, ku thuhet se ky i fundit ka marrë 150 mijë euro donacion sekret gjatë fushatës së 2007-ës.
Të gjithë këta shembuj i përmenda për një arsye të vetme: çdo zyrtar i lartë, i cili merret me menaxhimin e parasë publike, është shumë e natyrshme që të hetohet për mënyrën e shfrytëzimit të këtyre mjeteve, por nuk është e drejtë që këto hetime të ndikojnë në tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, dhe zyrtarëve të cilët janë nën hetime të mos u lejohet udhëheqja apo edhe përfshirja në institucionet shtetërore. Kështu nuk do të duhej të veprohej, përderisa këto hetime nuk nxjerrin në pah ndonjë të vërtetë ku edhe do të reflektonin në ngritjen e ndonjë aktakuze eventuale, gjithnjë duke u mbështetur në fakte. Andaj dua të rikujtoj për të gjithë ata të cilët pretendojnë se mund të (keq) përdorin ndikimin të cilin ua jep vendi të cilin e përfaqësojnë, për të vendosur ashtu se si duan vetë, një gjë të tillë ta bëjnë gjithnjë në koordinim me normat kushtetuese dhe ligjet të cilat janë në fuqi. Nuk mund të lejohet, dhe është krejtësisht e papranueshme për ne si shoqëri në zhvillim e sipër, që vendimet të merren nga qarqet e caktuara politike, por duhet që t’i mobilizojmë forcat dhe të dalim në mbështetje dhe zbatim të kushtetutshmërisë, t’i ndihmojmë organet e drejtësisë, që ato të thonë fjalën e tyre të fundit në lidhje me çdo hetim që bëhet në drejtim të kujtdo qoftë.
(Autori është politolog i diplomuar)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin