Kosova paszgjedhore dhe kalkulimet për Qeveri
Cili do të jetë caku final i agjendës së ndërkombëtarëve, mbetët të shihet se kë do ta tradhtojnë ata: Isa Mustafën, Daut Haradinajn apo Hashim Thaçin? Një gjë po shihet qartë, Hashim Thaçi edhe nëse e udhëheqë qeverinë e Kosovës në muajt në vijim laku rreth tij po ngushtohet.
Dilema më e madhe paszgjedhore në Kosovë është qëndrimi i AAK-së. Pse Hashim Thaçi është aq i sigurt se do ta ketë AAK-në në krah dhe pse AAK aq serbez flet se nuk hyn në qeveri me Hashim Thaçin? Akoma më çuditshëm bëhet kjo kur AAK lidh në Prizren një koalicion me PDK nën kushte shumë poshtëruese. Pse një njeri shumë inteligjent siç është Daut Haradinaj të bënte një veprim të tillë (koalicionin në Prizren), nëse do të kishte ndërmend të bënte pazar koalicioni me Hashim Thaçin? Çdo njeri me pak përvojë politike do ta dinte se nëse do të kishte ndërmend të bënte pazar koalicioni në nivel kombëtar do ta linte pazarin e koalicionit lokal pas atij në nivel kombëtar. Nëse nuk do të kishte ndërmend të bënte në nivel kombëtar nuk do ta bënte as në nivel lokal, sepse bërja e koalicionit në nivel lokal para se në nivel qendror, e zbret pazarin për partinë më të vogël.
Kjo situatë mund të shpjegohet vetëm nëse në këtë mozaik pikëpytjesh fusim faktorin ndërkombëtar. Kur ndërkombëtarët duan unitet në Kosovë ata i këshillojnë liderët kosovarë më të njëjtat këshilla. Kur këta të fundit u japin zë këtyre këshillave, duket sikur të gjithë flasin njësoj dhe ka unitet. Kur ndërkombëtarët kanë ndonjë agjendë tjetër, atëherë i këshillojnë liderët kosovarë me këshilla të veçanta. Ata marrin hov secili në të vetën duke pandehur se ka përkrahjen e ndërkombëtarëve. Epilogu i kësaj janë konfrontimet mes vete të liderëve kosovarë, ndërsa ndërkombëtarët në fund i detyrojnë në kompromis apo tradhtojnë ndonjërin prej tyre.
Cila pra mund të jetë agjenda e ndërkombëtarëve në rastin konkret?
Hashim Thaçit mund t’i jetë premtuar se vetëm fitoj zgjedhjet, se do t’i detyrojmë partitë tjera në një koalicion të gjerë, derisa ti t’i kryesh bisedimet me Beogradin. Kjo sigurisht ishte joshëse për Thaçin dhe ai do ta ketë kuptuar si shkelje syri se do t’i heshtim manipulimet eventuale zgjedhore. Ata në fakt nuk i mbyllën sytë tërësisht pasi që vetë ambasadori amerikan Dell, reagoi për manipulimet në Drenicë. Zgjedhjet në katër komuna u përsëritën dhe me këtë u mbyllën sytë për manipulimet në gjithë komunat tjera. Por ra edhe premtimi se LDK do të detyrohet të përfshihet në koalicion. Do ta detyrojmë AAK-në të futet në koalicion! Dhe Hashimi mbetet i sigurt se AAK me liderin në Hagë nuk ka nga t’ia mbajë, dhe se përmes koalicionit me AAK-në do të mund t’i qëroj hesapet me LDK dhe me opozitën e vet brenda PDK.
Çfarë duket të jetë këshilluar Daut Haradinaj? Duam ta shmangim Hashim Thaçin nga skena politike, ju duhet të afroheni me PDK-në që të na ndihmoni në këtë mision. Dhe Dauti nuk ngurroi me koalicionin në Prizren për të treguar se AAK-në e PDK-në nuk i ndanë paragjykimi ndaj njëri tjetrit, por figura e Hashim Thaçit. Kur ne kemi të sakrifikuar Ramushin në Hagë, pse PDK duhet të rrezikojë pushtetin për shkak të Hashimit? Sigurisht që kjo i shkakton telashe Hashimit brenda partisë së vet, aq më parë kur për hir të interesit të anëtarësisë së gjerë të PDK-së, nën presionin ndërkombëtar, shumë figura të rëndësishme të kësaj partie do të detyrohen të mbeten jashtë Qeverisë. Pse ta zemë Fatmir Limaj të mbetet jashtë qeverisë e Hashim Thaçi në krye të saj? Hetimet e Eulex-it?! Tani Eulex ka hapur hetime zyrtare edhe ndaj Thaçit. Cili do të jetë caku final i agjendës së ndërkombëtarëve, mbetët të shihet kë do ta tradhtojnë ata: Isa Mustafën, Daut Haradinajn apo Hashim Thaçin? Një gjë po shihet qartë, Hashim Thaçi edhe nëse e udhëheqë qeverinë e Kosovës në muajt në vijim laku rreth tij po ngushtohet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë