A e di PDK-ja se çka është shteti?
Nuk kam nevojë të flas për Arbën Xhaferin, por po mundohem të them diçka duke shkëputur paragrafë nga shkrimi i tij “Ta ndryshojmë veten” të botuar këto ditë në gazeta.
Të gjithë e dimë që në datën e zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, më 12 dhjetor 2010, ndodhi një krim publik dhe masiv. 12 dhjetori i vitit 2010 shpërfaqë dhe simbolizon atë që e ditëm të gjithë por që në të njëjtën kohë më nuk mund ta quajmë “fshehtësi publike”, pra se Kosova është një vend që zyrtarët qeveritarë e kanë shndërruar në zonë për pasurimin e tyre.
Ky krim, i cili ndodhë në vazhdimësi tash e sa vjet, e ka efektin dhe ndikimin e vet. Me këtë, po shkëpusë një fjali të z. Xhaferi: “Veçoria politike e serbëve në fakt është verbëria morale, pamundësia për t’i anticipuar pasojat e veprimeve të tyre politike”. Pa kurrfarë qëllimi të keq, jam i shtyrë që këtë fjali ta përkthejë kështu: veçoria politike e zyrtarëve tanë qeveritarë është verbëria morale, pamundësia për t’i anticipuar pasojat e veprimeve të tyre edhe në rrafshin politik, edhe në rrafshin e qëndrueshmërisë së shtetit.
Konkretisht, nuk është se është vjedhur, në mënyrë ligjore, pasuria e shtetit, pra buxheti i qytetarëve të Kosovës ose se janë vjedhur mbi 10 për qind e votave dhe krejt ky muhabet të përfundojë “hajt po shkojmë në shtëpi se mbaroi dita”. Politikanët tanë po refuzojnë të shohin se me këto veprime po na lënë pa shtëpi, pa shtet. Dhe këto veprime e prodhuan edhe Raportin e Dik Martit përveç që prodhuan papunësi, varfëri, mungesë të shëndetësisë, ekonomisë, arsimimit, rrugëve, shkollave, kanalizimeve, kopshteve, parqeve dhe të tjera për akomodimin e jetës sonë të përditshme, por edhe një administratë të mirë shtetërore në shërbim të shtetit. “Rezoluta nuk do ta përkeqësojë imazhin e shqiptarëve, por imazhi i përkeqësuar i shqiptarëve e prodhoi një rezolutë kaq absurde”, shkruan z. Xhaferi.
12 dhjetori 2010 na bindi publikisht, por edhe e dëshmoi ligjërisht që krimi në Kosovë nuk ndiqet politikisht. Nëse dikush ka besuar që ndërrimi i pushtetit në këtë vend bëhet me votë, dhe pastaj të jetë më lehtë ndjekja e kriminelëve, atëherë kjo datë shënon fundin e kësaj ideje. Sepse kur hajni e vjedhë pasurinë e përbashkët, e keqmenaxhon dhe e shteron me qëllime përfitimi personal, atëherë më së lehti e ka të vjedhë votën. Raporti ndërkombëtar për financimin e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) lehtësisht supozon se ku shtrihet “vjedhja industriale e votës” që u bë në këtë datë.
Kjo strukturë, e organizuar mirë dhe gjithkund, nuk prishet me vendim partiak e as nuk shpërbëhet me forcën ose peshën e votës. Këtë strukturë mund ta shpërbëjë vetëm vullneti politik, përkrahja e qytetarëve si dhe ndjeka penale përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve. Por, këtë ndjekje nuk po e bëjnë prokurorët dhe gjyqtarët vendor. Jo nga frika, por nëse hetimet dhe raportimet vazhdojnë atëherë mund të del që SHIK-u të ketë rekrutuar edhe prokurorë edhe gjyqtarë. Nga kjo rrjedhë pastaj logjika e Dik Martit se Eulexi nuk mund të jetë bartës i hetimit të raportit të tij sepse kjo organizatë, duke parë ambientin ku vepron, lehtë mund të kompromentohet.
Dua të them, ne jemi qytetarë të Kosovës dhe e dimë se çfarë po ndodhë në këtë vend sepse këtu jetojmë. Një numër i qytetarëve është mërzitur nga këto ndodhi kriminale, një numër tjetër mundohet t’i luftojë, por një numër tjetër i qytetarëve iu ka bashkëngjitur këtyre rrjedhave për arsye të përfitimit, sepse kanë gjetur vend pune, rrogë, kanë mbaruar universitet, janë bërë drejtorë, kanë bërë shtëpi, vila, banesa dhe të tjera përfitime. Bile edhe doktor shkencash me tema fillore.
Arbër Xhaferi më tej shkruan: “Ndërtimi i shtetit nuk është filozofi aq komplekse. Në fillim kërkon pak ideal, vullnet të fortë, veprim misionar dhe pastaj duhet vetëm të respektohet koncepti i veprimit mbi baza të ligjit”. Nëse shikohet kështu, atëherë lind çështja: A e di PDK-ja se çka është shteti? Ose, cili është perceptimi i PDK-së për shtetin? Nëse ka njerëz në PDK që e perceptojnë shtetin si shtëpi të tyre personale, ku mund të bëjnë çfarë të duan, atëherë ata duhet të dalin përpara publikut ta thonë këtë dhe ta argumentojnë. Kosova ka ardhur në një teh-dilemë të madhe përpara kësaj çështje. Sepse retorika “Kosova shtet, demokratik, evropian e euroatlantik”, duhet të ketë pronësi. Dua të them, 12 dhjetori 2010 na e tregoi dhe na e dëshmoi votën e pavlefshme. Dhe kjo situatë, pronësinë politike mbi Kosovën po ashtu e bën të pavlefshme. Dhe kjo situatë pastaj prodhon Hosni Mubaraka të cilët mendojnë se krejt Egjipti, me gjithë histori, i përket atij dhe familjes së tij.
Ose të gjithë ne, prej moshës 16-17 vjeçe kemi kaluar në veprimtari legale e ilegale drejt çlirimit të Kosovës, por kjo nuk është arsyetim mbi pronësinë e shtetit. Konkretisht, nëse nuk bëhet e qartë se pronësia mbi shtetin quhet ligj, atëherë Kosova shpejt mund të përjetojë fatin e Tiranës, Tunizisë dhe Egjiptit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin