LAJMI I FUNDIT:

Dick Marty, politikanët dhe mediet e Kosovës dhe të Shqipërisë

Kosova dhe Shqipëria në ditët që i lamë pas (mos u përsëritshin), përjetuan ngjarje nga të cilat imazhi i tyre ndërkombëtar ra në degë të ulëta. Subjektet e titullit të këtij shkrimi janë ata që i dhanë grushtet fatale këtij imazhi. Së pari një zviceran, gjoja hetues me renome, me raportin e tij të bazuar në thashetheme dhe në memoaret e prokurores së dështuar Karla Del Ponte, i bëri një shërbim të madh kundërshtarëve kryesor të pavarësisë së Kosovës, Serbisë dhe Rusisë. Më kot zotëria post factum deklaron se nuk e kishte për qëllim ta dëmtoj popullin shqiptar. Ai me shkarravinën e tij shkaktoi entuziazëm të mirëfilltë në radhët e zyrtarëve të Serbisë dhe Rusisë me të cilët duket se ka raporte të afërta. Tek sa mundohej në KiE ta mbronte popullin shqiptar z.Rusmajli, përfaqësuesi i Shqipërisë, më përkujtonte ndonjërin nga politikanët e rrallë kosovar në forumet e ish Jugosllavisë, të cilët e kishin shumë vështirtë ta mbronin Kosovën nga paragjykimet dhe konspiracioni serbosllav.

A mund të sillet Europa me ne sikur Jugosllavia dikur? Nuk kisha dashtë të besoj. Por më duket se përfundimisht duhet të vetëdijesohemi për nevojën e kujdesit të shtuar ndaj saj – historia mater studiorum est. E pati të vështirë misionin e tij atë ditë në KiE, Rusmajli edhe për shkak të demonstratës së përgjakshme të Edi Ramës në Tiranë, e cila si për ters dhe si thotë një fjalë popullore erdhi bash në orën e ligë, për ta përbaltur edhe më shumë imazhin e nëpërkëmbur të popullit tonë të shumëvuajtur. Ato ditë në ekranet e një prej mediumeve shqiptare një qytetar i Gjirokastrës i pyetur nga një gazetar për demonstratën e PS-së do të thotë: “nuk ka pasur nevojë për diçka të këtillë edhe atë në kohën kur Kosovës i duhet ndihma jonë”. Pse them se kjo demonstratë është kundër interesave të popullit shqiptar në përgjithësi? Sepse të çohesh e të bësh një demonstratë çfarë ishte ajo e PS-së në Tiranë, në kohën e prosperitetit më të madh të Shqipërisë dhe më kohën kur gjysma tjetër e kombit ndodhet para rreziqeve që nuk bënë të injorohen, kjo për mua donë të thotë joseriozitet politik dhe aktivitet që i dëmton interesat nacionale. Një parti politike shumë relevante për fatet e Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përgjithësi çfarë është PS e Shqipërisë nuk do të duhej të provonte ndërmarrje të tilla.

Edhe në Kosovë gjatë zgjedhjeve të fundit, shumë politikanë të saj duke qenë nën ethet e forta të dëshirës për pushtet, silleshin sikur të ishin qytetar të ndonjë superfuqie e jo si shqiptar të Kosovës, e cila është shtëpia e tyre gjysmë e përfunduar dhe në rrezik permanent për dështim. Prandaj politika Kosovare nuk do të duhej t’ia lejoj vetit luksin e konfliktualitetit të brendshëm në kohën kur e ka të vështirë të mbrohet nga sulmet e jashtme dhe në kohën kur ende nuk e ka bërë shtetin e pretenduar me të drejtë dhe për të cilin ky popull shqiptar aq shumë është munduar dhe aq shumë është vrarë ndër luftëra dhe masakrime.


Edhe Shqipëria që prej fillimeve të veta si shtet i pavarur, e dimë të gjithë, nuk ka pasur ndonjë fat për të qenë dhe atë e ka ndjekur gjithnjë e deri në ditët e sotme varfëria dhe jostabiliteti politik. Si do të ishte ky shtet shqiptar po ta kishte edhe Kosovën brenda kufijve të vet, sigurisht shumë më mirë. Dua të them dhe jam i bindur që edhe Shqipëria ka nevojë për Kosovën ashtu sikundër që Kosova ka shumë nevojë për Shqipërinë, “bashkë jemi më të fortë” kemi thënë gjithmonë. Si pasardhës të Rilindësve tanë të ndershëm, shqiptarët andej e këndej kufirit, se kufi ende ka, nuk mundë të kenë ndonjë ardhmëri të shkëlqyer nëse ecin ndaras dhe në këtë pikë nuk bën të mos u bëhet vërejtje serioze disa individëve nëpër Kosovë, të cilët me apo pa vetëdije angazhohen për një komb kosovar. Gjithkush që angazhohet për një kauzë të tillë që mundë të jetë e huaja, nuk do të duhet ta injoroj faktin që shumica e popullit të Kosovës me shekuj e ka quajtur dhe vazhdon ta quaj veten SHQIPËTAR.

Një rol të fuqishëm në politikë sikur gjithmonë e në ditët e sotme më shumë se ndonjëherë më parë janë duke e luajtur mediet. Duhet me qenë injorant e mos me e pa korrupsionin medial gjithandej hapësirave shqipfolëse. Duke e lozur një rol të pandershëm, gazetarët dhe opinionistët e ndryshëm i fryjnë zjarrit të mosmarrëveshjeve politike edhe më shumë se vet politikanët. Në vend që të mundohen ta flasin të vërtetën këta gazetarë dhe opinionistë, të shitur te oligarkët e ndryshëm, e shtyjnë përpara agjendën politike të financierëve të tyre dhe gjëja e fundit që mundë t’ju bie ndërmend është neutraliteti i komentimit të ngjarjeve politike. Gjithandej hapësirave shqiptare nuk na duhen politikan që nuk e çajnë kokën fare për çështjen tonë të papërfunduar nacionale dhe bashkë me ta le të ikin nga skena politike edhe opinionistët dhe gazetarët e korruptuar, sa më parë aq me mirë. Dikujt edhe mundë t’i duket demode angazhimi i sforcuar për një kauzë nacionale sot në “Evropën e pa kufij”, por unë mendoj që çdo mirëqenie e shqiptarëve ashtu edhe imazhi i tyre varet shumë nga kujdesi i tyre për njëri-tjetrin, nga bashkëveprimi i tyre politik dhe ekonomik. Pse të mos hapërojmë të integruar në proceset integruese të BE-së gjithnjë duke qëndruar pranë miqve tanë të vjetër e të ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në trend

Më shumë

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori