Sistemi i drejtësisë në Kosovë
(Rruga e reformimit kuptimplotë)
Në përgjithësi, Kosova e ka trashëguar të njëjtën traditë juridike të sistemeve të drejtësisë kontinentale, edhe në pjesën e sistemit të cunguar të drejtësisë penale. Me rrënimin e sistemit kosovar të drejtësisë, praktikisht të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë ishin shkarkuar nga detyra. Pas kësaj, derisa një pjesë e tyre kishin filluar të punojnë si avokatë privat pranë gjykatave të instrumentalizuara, shumë të tjerë ishin detyruar ta braktisin tërësisht profesionin, pa shërbyer fare gjatë dhjetë viteve. Kështu, të gjithë këtyre profesionistëve të judikaturës që i kishte Kosova e pasluftës u mungonte përvoja më e re gjyqësore. Për më tepër, përvoja nga sistemi i mëparshëm socialist shërbente si një përgatitje e dobët për punën në sistemin e ri demokratik. Pak prej tyre kishin njohuri të drejtpërdrejtë mbi standardet ligjore moderne, demokratike dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Kur bashkësia ndërkombëtare, në muajt e parë pas vendosjes së prezencës së vet në Kosovë, mori hapat për ngritjen e sistemit të drejtësisë, gjendja ishte pothuajse e pashpresë: pa objekte e infrastrukture, pa inventar, me mungesë edhe të letrës, pa njerëz. Në Kosovën e dal nga një gjendje e rëndë represioni, dhunë sistematike dhe plagëve të luftës, gjasat për riparimin e besimit të komunitetit në drejtësi pothuajse nuk dukeshin fare në horizont. Alternativa sikur nuk kishte: u ngrit sistemi i mëparshëm i drejtësisë përkundër rrethanave të ndryshuara shoqërore, ekonomike e politike. Për më keq, sistemit të këtillë i vendoset në zbatim një kornize ligjore e koordinuar mjerisht dhe e pamanovrueshme që përbehej nga një sasi ligjesh dhe procedurash arkaike të sistemit të kaluar, të mbuluara me konventa ndërkombëtare dhe plotësuara nga Rregulloret ad hoc të aprovuara nga UNMIK-u. Prandaj, sistemi i natyrës krejt socialiste, i cili i kishte shërbyer drejtësisë së kufizuar kosovare deri në vitet 1989 shumë shpejt edhe në praktike u tregua joadekuat për rrethanat plotësisht të ndryshuara, në të cilat, në mënyrë të panatyrshme, po rikthehej. E tërë kjo krijoi gjendjen kur Kosovës më tepër se çdo gjë tjetër po i mungonte drejtësia.
Situatën e brishtë, pas një kohe të gjatë paragjykimesh, hamendjesh, studimesh e parapërgatitjesh, sikur e theu dhe përparimin e prekshëm sikur e shënoi aprovimi i dy ligjeve bazike për fushën e drejtësisë penale: Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal. Duhet pranuar që në situatën e zhvillimeve të pasluftës kjo paraqet zhvillim me rendësi për legjislacionin kosovar. Madje, për legjislacionin penal të Kosovës, rendësi historike, sepse në këtë lëmi behët shkëputje e plotë nga tradita e legjislacionit të trashëguar dhe shënohet hap vendimtar në ndërtimin e kornizës së mëvetësishme ligjore.
Përkundër këtyre, sigurisht se kjo legjislature nuk është e përsosur dhe pa zbrazësi. Legjislacioni i tanishëm i drejtësisë penale duhet kompletuar, plotësuar, dispozita të caktuara duhet precizuar e të tjerat duhet definuar edhe më tutje. Institucione e dispozita të tëra duhet harmonizuar. Madje, për më tepër se kjo duhet harmonizuar teksti në gjuhet e aplikueshme në Kosovë. Në të duhet inkorporuar pjesët e këtij legjislacioni të cilat kanë vazhduar të mbeten të veçuara në rregulloret e UNMIK-ut.
Procedurat e drejta dhe efikase duhet të jenë të gurëzuara në themelet e këtij sistemi të ri të drejtësisë penale. Struktura e tanishme organizative e sistemit të drejtësisë në Kosovë është pjesë e trashëgimisë së kaluar e rikrijuar në një situate të jashtëzakonshme, që ka rezultuar si domosdoshmëri pas luftës,duke zhvilluar disa funksione konkurrence e mbivendosjeje, që shpesh rezultojnë me mungesë qartësie për përgjegjësitë e posaçme. Për dallim, sistemi i ri i drejtësisë duhet t’i përshtatet realitetit kosovar dhe qytetareve të saj dhe të veprojë ashtu që të krijoj besueshmërinë e shoqërisë se cilës i shërben. Ai duhet të funksionoj si degë e pavarur e cila do të promovoj dhe të respektoj parimin e ndarjes së pushtetit përmes caktimit të strukturave organizative. Pavarësia e gjyqësisë është themelore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe gur themelor në vendosjen e sundimit të ligjit. Sistemi gjyqësor/gjykatat duhet të kenë pavarësi të plotë për sa i përket punëve të tyre; për të vendosur për kompetencat e tyre siç janë të parashikuara me ligj; ata duhet të jenë të lirë të marrin vendime të pavarura, sipas kërkesave të parashikuara me ligj, si dhe pa shtrëngime, influenca të duhura, inkurajime, pasione, kërcënime ose ndërhyrje (direkte apo jodirekte), nga çdo pjesë e jashtme për çfarëdo lloj arsyeje. Tanimë është e paevitueshme një rishpërndarje reale, organizative dhe jurisdikcionale e përgjegjësive (psh. në drejtësinë penale mbikëqyrja e gjyqësisë duhet të ndahet nga ajo e prokuroreve, kurse kontrolli administrativ duhet të vendoset drejtpërdrejtë nën autoritetin e gjyqësisë).
Sistemi duhet të vendoset në principet që promovojnë pavarësinë, kurse vet pavarësia e gjyqësisë duhet të garantohet nga shteti dhe të mbështetet në Kushtetutën e ligjin. Institucionet qeveritare dhe institucionet tjera duhet ta respektojnë këtë pavarësi. Pushteti gjyqësor duhet të ketë autoritetin për rishikim konstuticional, si dhe rishqyrtimin e veprimeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, me fuqinë për t’i deklaruar ato joligjore kur janë në kundërshtim me ligjin. Gjykatat e specializuara duhet të kenë mundësin të interpretojnë me autoritet kushtetutën, të vendosën mbi kushtetutshmërinë e ligjeve, si dhe veprimeve administrative dhe ekzekutive. Sipas nevojave, gjyqësia duhet të ketë autoritetin të deklarojë ligje dhe veprime, jo të ligjshme kur ato janë në konflikt me kushtetutën e vendit. Vendimet gjyqësore njëherë të aprovuara, të respektohen, ose vullnetarisht ose nëpërmjet përdorimit të njësive me fuqi të caktuara.
Gjyqësia duhet të ketë jurisdikcion mbi të gjitha kontestet e natyrës juridike, dhe të ketë të drejtë ekskluzive për të vendosur nëse një kontest i shtruar për vendosje është në kompetencën e tij, sikurse është definuar me ligj. Vendimet gjyqësore janë të pavarura; vendimet e gjykatësve nuk mund të rishqyrtohen përveç përmes procedurave të ankimit të parashikuara me ligj. Gjykatat janë financiarisht të pavarura-pagat e stafit gjyqësor dhe buxheti i gjykatave nuk duhet të jetë subjekt i reduktimeve buxhetore arbitrare të imponuar nga të tjerë.
Çdo kush do të duhet të ketë të drejtë të gjykohet nga gjykatat e rregullta,duke përdorur procedurat ligjore ekzistuese. Tribunalet që nuk përdorin procedurat adekuate të procesit ligjor nuk duhet të krijohen për të zëvendësuar jurisdikcionin që i takon gjykatave të rregullta. Vet gjykatat, nga ana tjetër duhet të sigurojnë se procedurat gjyqësore mbahen në mënyrë të barabartë dhe se të drejtat e palëve respektohen. Personat e zgjedhur për zyrë juridike duhet të jenë individë me integritet dhe të jenë të aftë, me kualifikime dhe ushtrime të duhura në ligj. Çfarëdo metodë e seleksionimit gjyqësor duhet të kujdeset kundër emërtimeve gjyqësore për motive keqdashëse.
Në zgjedhjen e gjyqtarëve nuk duhet të ketë kurrfarë diskriminimi në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, religjionit, mendimit politik apo tjetër, origjinën nacionale apo sociale, pronën (përveç asaj që kërkesa se kandidati për zyrë juridike të jetë kosovar nuk duhet të konsiderohet diskriminuese). Afati i shërbimit të gjyqtarëve, pavarësia e tyre, siguria, shpërblimi adekuat, kushtet e shërbimit, pensioni dhe mosha e pensionimit, duhet të jenë të siguruara në mënyrë adekuate nga ligji. Promovimi dhe karriera e gjykatësve duhet të bazohet në merita dhe sipas kualifikimeve të paracaktuara, kurse i gjithë sistemi i ri i organizimit dhe funksionimit të gjykatave në Kosovë duhet të mbështet avancimin e gjyqtarëve bazuar në faktorë objektive.
Rrumbullakimi i kornizës ligjore të drejtësisë penale dhe riorganizimi i plotë i juridpodences kosovare duhet të përcillet me ndryshimin rrënjësor të praktikave gjyqësore. Tani ato duhet të janë të siguruara. Për ta realizuar këtë praktikuesit e ligjit duhet të njohin mirë institucionet dhe kategoritë ligjore, natyrën e vërtetë të tyre, frymën e ligjit. Ata duhet të përsosin vazhdimit, ofrojnë garanci se të drejtat e secilit janë të siguruara. Për ta realizuar këtë praktikuesit e ligjit duhet të njohin mirë institucionet dhe kategoritë ligjore, natyrën e vërtetë të tyre, frymën e ligjit. Ata duhet të përsosin vazhdimit shkathtësi e zbatimit të ligjit, madje duke marrë parasysh edhe standardet dhe praktiken ndërkombëtare, e cila ka një tradite të pasur në zbatimin e këtyre kategorive tejet të zhvilluara juridike. Për aplikimin e drejtë, korniza e re ligjore, shtron para zbatuesve një angazhim shtesë në mënyrë që të arrijnë shkëputjen e domosdoshme nga praktikat e kaluara. Të këtilla siç vazhdojnë të jenë, praktikat gjyqësore në Kosovë rrezikojnë që principet e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të gurëzuara në legjislacionin e ri të drejtësisë penale, të mbesin vetëm proklamime. Për këtë, ata krahas ndryshimit të praktikave duhet rishqyrtuar përkushtimin e vet si shërbyes të drejtësisë dhe ngulitin në vetëdije se nuk janë aty për vete, por për shoqërinë të cilës i shërbejnë.
Procesi i Shqyrtimit gjithëpërfshirës për përshtatshmërinë e kandidatëve për emërime të përhershme për gjyqtarë dhe prokurorë në Kosovë i mbështetur në Kushtetutën e Republikës, paraqet hapin me serioz për Reformimin e sistemit gjyqësor të Kosovës. Duke pas parasysh se i gjithë procesi po udhëhiqet në mënyrë objektive nga KPGJP ndërkombëtar, duke pas për bazë kriteret objektive të kandidatëve, për të gjithë duke filluar me verifikimin detal të kandidateve sikundër edhe në njohurit mbi Kodin relevant të etikës, së bashku me kriteret përfshirë mes tjerash njohuritë profesionale, përvojën e punës dhe efektshmërinë, aftësinë për arsyetime ligjore, aftësinë profesionale, aftësinë dhe zotësinë për analizimin e problemeve ligjore, aftësinë për të kryer detyrat e pozitës; aftësinë e komunikimit, marrëdhëniet me kolegët, sjelljen jashtë zyrës dhe integritetin.
Tani, Kandidatet e posaemruar duke marrë parasysh procedurën e verifikimeve dhe vlerësimeve të themelta mbetet të provojnë se ata janë njerëz që meritojnë rastin për të dëshmuar në përpjekjet për ndërtimin e një gjyqësori të mirëfilltë në Kosovë. Në veçanti pritet që kryetaret të gjykatave dhe kryeprokuroret të dëshmojnë aftësitë menaxheriale dhe kualifikimet lidhur me pozitat e drejtuese. Nga ta pritet përformancë profesionale në rrethanat e reja, në infrastrukturën tërësisht të ndryshuar ligjore, në nevojën që praktikat gjyqësore të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Edhe me tutje, procesi në veçanti duhet ruajtur nga dëmtimet e shfaqura deri me tani, siç janë vazhdimi i mandateve për kandidatet që nuk kanë kaluar testin elementar të etikës, transferet në bazat e preferencave personale apo edhe grupore. Çfarëdo metode e seleksionimit gjyqësor mbi këto kritere rrezikon procesin e reformave. Promovimi dhe karriera e gjykatësve duhet të bazohet vetëm në merita dhe sipas kualifikimeve të paracaktuara, kurse i gjithë sistemi i ri i organizimit dhe funksionimit të gjykatave në Kosovë duhet të mbështet avancimin e gjyqtarëve bazuar në faktorë objektiv.
Rritja e përkushtimit për shërbimin se bashku me procedurat e drejta dhe të efektshme paraqet parakusht për ndërtimin e besimit aq të nevojshëm të komunitetit në organet e drejtësisë. Sepse siç edhe është theksuar me të drejtë “Kjo njëherësh prek edhe vete fundamentin e shtetit juridik”.
Siç shihet, Kosova duhet seriozisht të merret me sfidat në krijimin dhe drejtimin e një sistemi efikas të drejtësisë, i cili do të bëhet faktori themelor për shtetin ligjor dhe respektimin e të drejtave të njeriut për të gjithë.
(Autori është kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin