LAJMI I FUNDIT:

Ndikimi i ngjarjeve të 21 janarit në imazhin e Shqipërisë dhe perspektiven e saj evropiane

“E ruajt Zoti Shqipërinë prej shqiptarëve”! Kështu tha Faik Konica para shumë kohësh. A thua Shqipëria me shekuj vuan nga kjo sëmundje e pashërueshme? A thua shqiptarët me shekuj vuajnë nga lakmia për pushtet?

Si duket kjo lakmi është në gjenet trashëguese të shqiptarëve, dhe po përcillet brez pas brezi e gjeneratë pas gjenerate. Ky varg i Konicës është thënë nga mllefi për popullin e shtetin e tij – Shqipërinë!

E sot në shekullin XXI, viti 2011, kur Shqipërisë dhe shqiptarëve si kurrë më parë iu kthyen sytë e botës, shpërthen lufta për shkak të lakmisë të pangopur të dy personave të cilët si duket do të shkatërrojnë, të gjithë atë që e “ndërtuan” pas rrënimit të komunizmit!


Të rinjtë duke mos menduar për pasojat e mundshme përball policisë së shtetit, ja mësyn objekteve të institucioneve për t’i “pushtuar” ato dhe sipas krerëve shtetëror të bëjnë puç. Edi Rama, udhëheqës i opozitës shqiptare “blen” këta të rinj, për të marrë tenderët e qeverisë! Po që ishte aq “trim”, ky njeri pse nuk u vë ne ballë të kësaj turme, dhe të luftoj me gjoks të drejtuar kah gardistët?

Jo, Edi Rama- kryebashkiak i Tiranës, dhe shokët e tij të ngushtë, qëndruan në katin e katërt të hotel Fidelit duke dhënë urdhra, dhe duke i shikuar se si servilët e tyre luftojnë, madje edhe japin jetën për të iu liruar atyre vendet e nxehta të pushtetit!

E në anën tjetër njeriu i cili në ’98, provoi të rrëzoi pushtetin e Fatos Nanos, në të njëjtën mënyrë sikurse kundërshtari i tij Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tani akuzon opozitën e drejtuar nga z Rama, për orkestrimin e bandave kriminale dhe terroriste, dhe për protestat e organizuara!

Për këto kacafytje, lakmi e inate, të këtyre dy personave të cilët vazhdimisht luftojnë për karrigen e kryeministrit, a mendojnë, për fillimisht mirëqenien e popullit të tyre, e pastaj edhe perspektivën e saj evropiane? Natyrisht që Jo! A mos pyeti ndokush, përse u pezullua përkohësisht ditë me parë, aktiviteti i ambasadës Amerikane në Tiranë?

Kur Shqipëria zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim ne BE, ngjarjet e 21 janarit, nxitën reagime nga zyrtarët në Bruksel, e cila padyshim që do të ndikonte në zvarritjen e procesit të hyrjes në BE.

Kur dihet që një ndër kushtet për anëtarësim është stabiliteti politik i vendit, krerët shtetëror në Shqipëri nuk lodhin kokën fare për këtë çështje! Kurse ndërkombëtarët në Tiranë, në njëfarë mënyre janë duke vëzhguar nga distanca për të parë se si grinden shqiptarët në mes veti!

Mirëpo në anën tjetër, se sa është e qëndrueshme kjo qeveri dhe sa do të zgjasin këto konflikte, mbetet të shihet në të ardhmen! Do të kuptojmë, se karrigia e z. Berisha a do të jetë e punuar prej çeliku të pathyeshëm, apo do të jetë sikurse ajo e homologëve të tij, Ivo Sanader, dhe Milo Gjukanoviq?

Bazuar në këto ngjarje mund të vimë në konkludim të vargut të Pashko Vasës, pasi që edhe ai dikur këto vargje ia kushtoj Shqipërisë me problemet e brendshme të asaj kohe, mirëpo po të ishte gjallë ai do të thoshte “ Oj Shqpini e mjera Shqipni, djemtë e tu për lekë dhe karrige, duan me të djeg e ba hi”!!!

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori