LAJMI I FUNDIT:

Statusi të harrohet, çështje e kryer!

Të mërkurën javës që shkoi, Parlamenti i Bashkimit Evropian ka ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian, me këtë rast eurodeputetët e Parlamentit Evropian, miratuan edhe një rezolutë për Serbinë me të cilën konfirmohet se e ardhmja e këtij shteti është në Bashkimin Evropian.

Thirrjet e Bashkimit Evropian janë, që të nisë dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, thirrje që thotë: Dialog po, por se nuk ka negociata për status, statusi i Kosovës është tashmë i qartë, këtë e ka thënë edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me 22 korrik 2010 – opinionin këshillëdhënës lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjatë fjalës së tij Kryetari i Gjykatës Hiasashi Ovada tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Me 10 vota pro dhe 4 kundër, gjykata ishte e mendimit se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Sipas gjykatës nga të gjitha të dhënat pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur as rezolutën 1244, si dhe kornizën kushtetuese të UNMIK-ut. Prandaj, nuk ka vend për të negociuar për statusin.

Dialogu që pritet të fillojë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duhet të fokusohet në krijimin dhe forcimin e raporteve fqinjësore, në forcimin dhe zhvillimin e paqes dhe demokracisë në rajon, si dy shtete paqësore dhe demokratike të jemi pjesë e kontributit, në forcimin e paqes dhe demokracisë në Evropën e Bashkuar.


Urrejtja nuk na shpije askund, bashkëpunimi po

Duke bashkëpunuar për hir të paqes dhe demokracisë, Kosova dhe Serbia, si dy shtete të pavarura dhe demokratike mund të janë shembulli më i mirë i paqes dhe demokracisë stabile në Evropën e bashkuar, dhe me gjerë.

Republika e Kosovë duhet te punoj dhe te angazhohet në forcimin dhe konsolidimin e shtetit, duhet ta shfrytëzoj avantazhin e saj pas vendimit të GJND-së, të punoj të angazhohet në prezantimin e zhvillimit të shtetit, dhe të kërkojë njohjen nga të gjithë shtetet anëtare të OKB-së. Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë me aleatët dhe miqtë tanë ndërkombëtar, Republika e Kosovës ka mungesë te përvojës diplomatike, dhe na duhet një përvojë afatgjate, për ta zhvilluar politiken e jashtme të Republikës.

Republika e Serbisë duhet të heqë dorë nga qëndrimet e saja karshi Republikës së Kosovës, duhet të pajtohet me realitetin e krijuar në Ballkanin e shekullit të ri, ta njohë Republikën e Kosovës, si fqinje e pavarur me kufijtë e sajë që i takojnë, me një qeveri demokratike, e aftë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe më gjerë.

Republika e Serbisë duhet të jetë më praktike, dhe me këmbë në tokë, duhet të angazhohet në zhvillimin e politikave pro evropiane dhe në një të ardhme të afërt ta implementoj këtë kurs të politikave të Bashkimit Evropian. Për hir të paqes dhe demokracisë, si trashëgimtare juridike dhe shtetërore e qeverive të mëparshme serbe, të Beogradi zyrtar duhet të kërkojë falje publike ndërkombëtare, për krimet pafund të kolonializimit dhe terrorit shtetëror serb kundër shqiptarëve dhe kombit shqiptar tash e mbi njëqind vjet, dhe më këtë të pajtohet dhe ta pranojë rendin e ri që është krijuar në Ballkan.

Qeveria e Republikës së Serbisë duhet te hetoj dhe të tregoj, se ku gjenden trupat e mbi 2000 shqiptarëve, të arrestuar e të rrëmbyer me forcë dhe të zhdukur nga organet shtetërore të sigurimit. Familjarët e tyre duhet të dinë për të vërtetën e fatit të bijve dhe bijave të tyre. Për stabilitet dhe paqe ne Ballkan, Republika e Serbisë duhet ta ndërpres dhe ta ndaloj, me të gjitha mundësit ligjore dhe etike, çdo propagandë dhe veprimtari akademike, arsimore, kulturore kundër shqiptarëve dhe kombësive tjera në Republikën e Kosovës. Republika e Serbisë duhet te ndërpres çdo përkrahje, ekonomike apo politike, të strukturave paralele të saj në çdo hapësirë të Republikës së Kosovës.

Protokolli i Republikës së Kosovës, ekziston dhe si i tillë duhet të respektohet nga Republika e Serbisë. Çdo zyrtar serb që ka vendosur të vizitoj Republikën e Kosovës, paraprakisht duhet t’i njoftojë institucionet legjitime dhe demokratike të Republikës Kosovës, e jo të shkelën rregullat e lojës. Ta vendosim Paqen dhe rendin e ri, në Ballkanin evropian, për Evropën e bashkuar dhe paqësore! Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori